Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pasaportat, zgjatet orari. Basha Se shpejti zyra ne Greqi dhe Itali

Publikuar me : 05.08.2010 Ne : Kulture - 133 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne menyre qe emigrantet shqiptar te mos udhetojne drejt Shqiperise dhe ta kene me te lehte per tu pajisur me dokumente identiteti, Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka bere me dije se ne nje periudhe afatmesme pritet te hapen zyra te aplikimit per pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit ne Rome, Milano, Athine e Selanik


Ne nje interviste per Radion Deutsche Welle, ministri Basha tha se eshte lene e hapur mundesia per hapjen e zyrave edhe ne poste te tjera konsullore te vendeve te BE-se nese do te jete e nevojshme


Kjo marreveshje eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave dhe do ti paraqitet per miratim perfundimtar Parlamentit dhe menjehere pas botimit ne Fletoren Zyrtare do te nise procesi i aplikimit per kartat e pasaportat biometrike prane ketyre 4 posteve konsullore, ka thene Basha ne interviste.


Nderkaq Ministria e Brendshme ka njofuar sot se ne bashkepunim me kompanine koncesionare Aleat, kane bere te mundur zgjatjen e orareve per aplikimin per dokumenta identiteti prane zyrave te gjendjes civile


Si pasoje e fluksit te madh te shtetasve qe duan te pajisen me dokumenta, dhe per shmangien e rardheve te gjata, eshte vendosur qe zyrat e gjendjes civile do te qendrojne te hapura nga ora 08 30 deri 19 00 ne te gjithe vendin.


Ne njoftim thuhet se keto zyra do te jene te hapura dhe diten e shtune. Diten e diele do te jene te hapura zyrat e aplikimit ne 12 qytete qender qarku si dhe ne bashkite Kavaje, Lushnje, Sarande, Kamez si dhe ne komunen Paskuqan. Ne te njejten menyre do te punojne edhe zyrat e shperndarjes.


Ministria e Brendshme ka bere me dije se deri diten e djeshme kane aplikuar per pasaporte biometrike mbi 880 mije shtetas dhe jane prodhuar mbi 840 mije pasaporta biometrike.



********************

Rinis fluksi ne sportelet e pajisjeve me karta identiteti e pasaporta biometrike te shtetasve shqiptare. Ne qytete te ndryshme te vendit, kthimi i emigranteve per pushimet verore ka cuar edhe ne mbingarkese te zyrave, nderkohe qe kane dale ne pah edhe problemet, ku jo rralle punohet edhe me mungesa, si dhe nuk punohet ne fundjava, pavaresisht premtimeve perkatese. Nje gje e tille ka ndodhur dje ne qytetin e Vlores. Fluksi ka qene i madh, nderkohe qe jo te gjithe operatoret e sherbimit ishin ne pune. Kjo pasi nga 10 kompjutera qe u vendosen ne fillim te ketij projekti per aplikimin e pajisjen e shtetasve me pasaporta e karta identiteti, 5 prej ketyre kompjuterave kane dale jashte funksionit, si dhe jane larguar nga puna mjaft operatore. Si rrjedhoje, te henen para ketyre zyrave ka pasur perleshje mes qytetareve, te cilet shtynin njeri-tjetrin, duke u perpjekur te hynin te paret. Disa nga aplikuesit u shprehen se kishin nga tre dite qe kishin zene radhen qe ne 5 te mengjesit e ende nuk kishin mbaruar pune, duke kerkuar qe te shtohen operatoret e sherbimit, si dhe te zgjatet orari i veprimeve. Nga ana e firmes Aleat ishte premtuar se operatoret do te punonin edhe te shtunave dhe te dielave per te perballuar fluksin e emigranteve, por nderkohe nje gje e tille nuk ka ndodhur. Ne ditet ne vazhdim pritet te kete akoma nje fluks me te madh te personave te cilet duan te pajisen sipas ligjit me kartat e identitetit e pasaportat biometrike.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit