TIRANE- Partia Socialiste ka denoncuar edhe gjate dites se sotme menyren e pasurimit te ish keshilltares se Sali Berishes dhe deputetes se Partise Demokratike Albana Vokshi. duke sjelle fakte te reja.
Ne vazhden e fakteve te publikuara prej ditesh deputeti i PS-se, Eduard Shalsi ne nje deklarate per shtyp paraqiti te tjera fakte qe sipas tij hedhin drite mbi dyshimet se kompanite ku eshte bashkepronar bashkeshorti i Albana Vokshit jane vetem nje fasade per te kamufluar perfshirjen ne keto biznese te familjes Berisha.
Sipas formularit te regjistrimit te deges ne Shqiperi te Stream Oil rezulton se kjo kompani dhe kompania Vizion Construction e bashkeshortit te Albana Vokshit dhe sekserit te Shkelzen e Sali Berishes, Rrahman Selmanllari kane te njejten godine-tha Shalsi
Me tej ai theksoi se, Ne Prill 2008 Tartari emerohet perfaqesues ligjor i Stream Oil dhe vetem pak dite me pas zhvendoset ne te njejten godine kompania Vision Construction ku aksioneri tjeter eshte sekseri i familjes ne pushtet Selmanllari
Duke theskuar se keto fakte te paraqitura nga PS ende nuk kane marre nje pergjigje, ai tha se keto fakte jane vetem maja e aisbergut te korrupsionit ne te cilin eshte zhytyr koke e kembe ky pushtet.
**********************************
Partia Socialiste ka bere publike dje te tjera fakte qe flasin per nje pasurim korruptiv te deputetes se PD-se Albana Vokshi.
Duke vene theksin tek heshtja e Berishes, nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se, Eduard Shalsi solli para gazetareve disa fakte te reja.
Ai solli ne vemendje kompanine Vision Construction sh.p.k, e cila sipas tij eshte ne bashkepronesi te zotit Tartari dhe te nje emri te njohur si per opinionin publik ashtu edhe per Kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushte i djalit te Berishes, apo edhe si perfaqesuesi i interesave te biznesit te familjes Berisha.
Me tej ai tha se emri i Selmanllarit na kujton te gjitheve perfshirjen e tij ne ceshtjen e Gerdecit, Orikumit apo ne shume afera te tjere.
Per me teper, objekti i biznesit i kesaj firme eshte tregtimi i karburanteve dhe vajrave lubrifikuese, te cilat prodhohen nga fushat e naftes e gazit qe i jane falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit per llogari te firmes se tij Stream Oil, -theksoi Shalsi
Nuk mund tu shmangesh dot pikepyetjeve ne kete histori vazhdoi me tej Shalsi ndersa i beri thirrje opinionit publik qe ti jape vete pergjigje pyetjes A eshte heshtja e Kryeministrit e detyruar nga perfshirja e drejtperdrejte e tij e familjes se tij ne keto afera korrupsioni?
Partia Socialiste beri sot nje ftese publike qe te sqarohen keto lidhje, pasi sipas tyre heshtja do te thote pranim i fajit.
****************************************
Inspektorati i Larte i deklarimit te Pasurive ka nisur verifikimin e pasurive te zyrtareve te larte. Nga verifikimi nuk do te mund ti shpetojne as kreu i shtetit Bamir Topi apo emra te tjere nga klasa politike.
Sipas ligjit per deklarimin e pasurive, te zgjedhurit nga populli, punonjesit e sherbimit publik,etj, jane te detyruar qe te paraqesin prane ILDKP-se nje procesverbal, ku te kene paraqitur te gjitha te ardhurat e tyre vjetore, pasurite e paluajtshme, llogarite bankare, etj.
Pas permbylljes se ketij procesi, ILDKP, nder mijera emrat qe kane bere kete vetedeklarim, ben nje verifikim te plote te atyre qe zgjidhen nepermjet nje shorti qe zhvillohet ne ambientet e ketij institucioni, te cilet sipas ligjit duhet te korrespondojne me 4 perqindshin e numrit total te zyrtareve dhe te zgjedhurve qe jane subjekt verifikimi. Per kalimin ne kontroll te plote te zyrtareve,nje forme tjeter eshte edhe nisja e hetimit administrativ per shkak te informacioneve nga burime te ligjshme, si edhe nga media e opinioni publik.
Pra, Inspektorati i Larte mund te kaloje per kontroll te plote ne cdo kohe cdo subjekt, per te cilin ngrihen dyshime, sidomos publike. Ne kontroll do te kaloje pasuria edhe e disa deputeteve te Kuvendit per te cilet ka dyshime edhe pse ligji per funksionin deputet ka percaktuar qe kalimin ne kontroll te plote duhet te behet cdo kater vjet. Mes personave te cileve do u kontrollohet pasuria. Mes tyre eshte edhe Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, i cili akuzohet prej opozites se ka abuzuar me detyren duke perfituar shuma te konsiderueshme. Ajo ka kerkuar nje pergjigje per menyren se si ministri Prifti i beri 1.8 milione euro. Ministri i Energjetikes, Dritan Prifti ne vitin 2007 mori nje borxh prej 30 milione euro per te filluar aktivitetin e tij ne kompanine Fortis 2. Nje vit me vone ai e pagoi kete borxh dhe ne vitin 2009, periudhe e krizes globale, i shiti aksionet e tij kundrejt vleres marramendese te 1.8 milione eurove. Per te perfituar 45perqind te aksioneve te kompanise Fortis 2, Prifti ka deklaruar se ka gjetur kredine prej 5 milione eurosh, ndersa ortaku i tij ka vendosur si kapital 27 hektare toke dhe 1 milione euro kesh.
Dyshimet qe ngrihen nga deklarimi i pasurise se ministrit Prifti qe nga blerja e aksioneve deri tek shitja e tyre do te jene edhe pikat prej nga do te nise hetimi ne ILDKP. Ne hetim do te jete edhe pasuria e deputetes Albana Vokshi. Socialistet e akuzojne se ka shfrytezuar pozicionin e saj si keshilltare e kryeministrit per ekonomine, per ti dhene burrit te saj koncesione pa tender, por permes pikeve bonus te firmosura nga vete kryeministri.
******************************
Deputetja e PD-se Albana Vokshi i eshte pergjigjur akuzave te njepasnjeshme te PS-se ne lidhje me pasurine e saj.
Ne reagimin e Vokshit thuhet se PS po ngre tym pa paraqitur asnje fakt konkret dhe se eshte e gatshme ti nenshtrohet cdo lloj hetimi
As une dhe as familja ime nuk kemi ndikuar ne asnje rast ne marrjen e licencave apo lejeve koncensionare ne favor te Arjan Tartarit- u shpreh Vokshi
Me tej ne deklaraten e saj deputetja Vokshi tha se me nisjen e seksionit te ri parlamentar do te kerkoj nisjen e hetimve per Edi Ramen ne lidhje me
1-Fshehjen e pasurise, deklarimin e vetem 3000 Euro pasuri nderkohe qe ka betonizuar gjithe Tiranen dhe ka dhene lejet e ndertimit ne favor te vetem dy firmave te ndertimit.
2- Konfliktin e interesit per dhenien e lejeve te ndertimit nga Kryetari i Bashkise se Tiranes dhe njekohesisht kryetar i PS-se vartesve te tij politike qe sot jane deputete.
3-Perdorimin e droges dhe pasojat qe ajo ka sjelle ne veprimtarine e tij.
4-Dhunen sistematike te ushtruar ndaj grave dhe marredheniet me te birin
Gjate dites partia socialiste neprmjet deputetit Besnik Bara beri thirrje kryeministrit Sali Berisha te flase per firmen qe ka vene ne koncensionet e dhena per llogari te bashkeshortit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi.
Deputeti Bare gjate nje komunikimi me mediat, ka bere publike skemen e perfitimit te pasurise permes favoreve dhe korrupsionit, duke nxjerre ne pah motren e Vokshit, drejtoreshe e Ministrit te Ekonomise.
Motra qe propozon koncesionet, dhe koncesionet i jepen kunatit. Kjo eshte skema korruptive e Shtetit te Motrave. Mimoza Vokshi drejtoreshe sygjeron, Albana Vokshi keshillon dhe Berisha ne karrigen e kryeministrit firmos per burrin e motres se vogel Vokshi, pra per bashkeshortin e Albanes. Kjo eshte skema per te perfituar 4 miliard dollare pasuri te shqiptareve. Berisha sot ben mire te mos heshte por te flase, firmen e ka vene ai per keto 4 mld dollare pasuri publike- tha Bare.
Sipas tij, Berisha sot duhet tu jape llogari shqiptareve si ka firmosur piket bonus, vetem e vetem qe burri i Albanes te merrte kater koncensione ne nafte dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale?
Dje Partia Socialiste, ne vijim te denoncimit per perfitimin pasuror te deputetes se PD-se, Albana Voshki ka bere apel per dorezimin e imunitetit te saj dhe hapjen rruge per hetimin.
Gjate nje deklarate per shtyp, nenkryetarja e grupit te PS-se, Vasilika Hysi ka thene se dorezimi i imunitetit duhet bere qe ti hapet rruga drejtesise, e cila qofte per zonjen Vokshi, qofte per zotin Prifti, duhet te filloje hetimet sa me shpejt lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen e pasurise se shqiptareve.
________________
Partia Socialiste ka denoncuar disa here me radhe menyren e pasurimit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi, ish keshilltare per ekponomine e kryeministrit Sali Berisha. Deputeti socialist Artan Gaci gjate nje komunikimi me mediat ka deklaruar se Berisha i kaloi burrit te keshilltares kontrata per nxjerrje nafte nga nentoka shqiptare per 25 vite. Rezervat e naftes ne zonat ku kompania e Albana Vokshit punon, kapin nje vlere tregu prej afer 4 miliarde dollaresh, sipas nje llogaritjeje te vete kompanise. Kompania e Vokshit dhe Tartarit po nxjerr miliona dollare duke paguar shtetin shqiptar me therrime. Sali Berisha i ka falur deputetes Vokshi pasurine publike te shqiptareve. E kuptoni Sali Berisha i ka falur Albana Vokshit 4 miliarde dollare te pasurise publike. Ndersa taksat qe paguan kjo kompani ne arken e shtetit jane qesharake, 2-6perqind.- tha ai.
Me heret, deputetja socialiste Olta Xhacka ka treguar me fakte se bashkeshorti i zonjes Vokshi, babai i femijes se saj eshte nje nga aksioneret kryesore te nje kompanie te regjistruar ne ishujt Kajman, e cila aktualisht vepron ne fushen e nxjerrjes se naftes dhe gazit natyror ne Shqiperi.
Para saj, ka qene deputetja Mimi Kodheli ka treguar me dokumente te Keshillit te Ministrave favoret qe i jane bere deputetes Vokshi, qe ne legjislaturen e kaluar ka qene keshilltare ekonomike e Berishes. Sipas saj, me vendim qeverie i jane dhene dy hidrocentrale deputetes Vokshi.
_______________
Pasuria, pronat e padeklaruara te Albana Vokshit, deputetes se PD
TIRANE- Zbulohen dokumentet qe vertetojne pasurine miliona dollareshe te bashkeshortit te deputetes se Partise Demokratike, Albana Vokshi. Arian Tartari sot ka ne pronesine e tij gjashte milione aksione ose pak me shume se 10perqind te vleres se kompanise STREAM OIL & GAS LIMITED, te cilat bazuara ne vleren e aksioneve ne bursen e Toronto Stock Exchange vlejne 3,78 milione dollare. Megjithese znj. Vokshi ne Shqiperi nuk deklaron asnje kacidhe nga keto te ardhura, kjo pasuri eshte e deklaruar ne insitucionet e qeverise kanadeze, ku ekziston dokumentacioni i plote i shoqerise STREAM OIL & GAS LIMITED. Po pervec kesaj kompanie qe me vendim te Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise ka ekskluzivitetin e kerkimit dhe perpunimit te hidrokarburanteve, z. Tartari rezulton te jete aksioner dhe ne kater shoqeri te tjera qe cuditerisht po me vendime te Keshillit te Ministrave perfitojne koncesione nga qeveria shqiptare. Ajo qe bie ne sy eshte fakti qe te gjitha keto shoqeri jane krijuar gjate qeverisjes se Partise Demokratike dhe aksionere jane njerez te perfolur si te aferm me familjen kryeministrore.
Pasuria
Asnje nga pese shoqerite ku Tartari eshte aksioner nuk ndodhet ne formularin qe Albana Vokshi ka dorezuar ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Nese behet fjale per biznesin e arit te zi ne Shqiperi, aksioner do te jete patjeter bashkeshorti i znj.Vokshi. Po keshtu nisur nga dokumentacioni zyrtar, Arian Tartari rezulton te jete perfaqesues edhe ne shoqeri ndertimi, turizem apo dhe te eksport importit ku per te marre ekzluzivitetin ne treg nuk kane munguar as VKM- e kryeministrit.
Keshtu ne baze te dokumentacioneve zyrtare, bashkeshorti i znj. Vokshi rezulton te jete perfaqesues i shoqerise VISION CONSTRUCTION. Kjo kompani eshte krijuar ne vititn 2007 dhe operon ne fushen e ndertimit, prodhim materiale ndertimi, tregti mallrash te ndryshem etj. Nje tjeter kompani ku z. Tartari behet aksionet vetem nje vit me vone eshte TREVI Group dhe ka objekt te punes se saj punime dheu, sistemime, ndertime civile, vepra arti, tregti artikuj te ndryshem.
Duket se jashte vemendjes se z. Tartari nuk jane as ndertimi i ujesjellesve dhe kanalizimet. Referuar dokumentacioneve, bashkeshorti i znj. Vokshi rezulton te jete i perfshire dhe ne shoqerine ART - CONSTRUCTION, ku objekti kryesor i veprimtarise se saj eshte pikerisht kjo fushe. Nje tjeter shoqeri e krijuar po gjate qeverisjes se PD-se dhe ky z. Tartari rezulton te jete aksioner eshte ALBAENERGIAPLUS sh.p.k. Megjithese ishte nje vit e krijuar, me vendim te Keshillit te Ministrave kjo shoqeri e perfaqesuar nga bashkeshorti i znj. Vokshi arrin te perfitoje marreveshje koncesionare ne ndertimin e hidrocentraleve ne vend. Por per te gjithe kete aktivitet tregtar te bashkeshortit te saj, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnje te dhene. Fletet e saj te deklarimit te pasurise, tre te tilla, jane mbushur me ca llogari bankare qe nuk i kalojne vleren e nje milion lekeve te vjetra, dhe pensionin e te atit.
________________
Skandali, deputetja e PD fsheh pasurine kater milione dollareshe
Albana Vokshi, deputetja e partise Demokratike dhe ish keshiltarja e kryteministrit per ceshtjet ekonomike jeton me pensionin e babait te saj. Megjithese kjo eshte e pabesueshme qofte edhe per nje femije eshte pikerisht ajo cfare ka deklaruar deputetja e Partise Demokratike Vokshi. Nga ajo qe ka deklaruar deputetja sheh se znj. Vokshi jo vetem qe eshte e varfer por e gjithe pasuria e saj, buron nga puna qe ka kryer ne insitucionet shqiptare qe nga ish keshilltare e kryeministrit berisha, anetare bordi te OSSH e deri tek rroga si deputete e parlamentit Shqiptar. Ne tre faqe te deklarimit te pasurise, znj. Vokshi nuk ka shkruar asnje rrjesht per te ardhurat nga kompania e bashkeshortit te saj, qe vitet e fundit operon me fonde te dhena dhe nga shteti shqiptar.
Pasuria
Perkunder sa ajo ka deklaruar, Albana Vokshi I ka l kaluar shifrat me gjashte zero ne llogarine e saj bankare. Nga te ardhurat qe disponon familja e deputetes se partise Demokratike znj. Vokshi mund te perfshihet nder familjet e kamura te ketij vendi te varfer. Dhe kjo fale aktivitetit te firmes se bashkeshorit qe eshte nje nder firmat e privilegjuara te qeverise per dhenien e fondeve publike. Per kunder ketyre te ardhurave, znj. Vokshi nuk ka deklaruar asnje kacidhe persa i perket ketij aktiviteti qe zoteron familja e saj. Ne deklaraten e pasurise, znj, Vokshi ka relatuar si pasuri, nje llogari bankare prej 11 mije dollaresh nderkohe qe ka dhe nje kredi prej prej 30 mije eurosh. Persa I perket llogarive te saj bankare zonja Vokshi i ka argumentuar te ardhurat e saj si rezultat i punes qe ka kryer gjate qeverisjes se Partise Demokratike. Por ne fakt eshte krejt e kunderta. Pasuria e kuotuar ne bursat nderkombetare te zonjes Vokshi eshte te pakten 4 milion dollare amerikane. Pasuri kjo per te cilen deputetja nuk nuk deklaron asnje kacidhe. Behet fjale per shoqerine STREAM OIL & GAS, ku bashkeshorti I Albana Vokshit eshte aksioner dhe administrator I shoqerise. Shoqeria eshte e kuotuar ne bursat nderkombeatre ka 49,9 milione aksione. Ne baze te vleres se aksioneve sipas tregut te bursave, kompania vlen 31 milion dollare amerikane. Kur aksionet e kesaj kompanie jane hedhur ne burse, parate e nxjerra i kane shkuar kompanise dhe pronareve te saj fillestar, nje nder te cilet eshte bashkeshorti i znj. Vokshi. Pertej ketyre fitimeve qe perllogatiten million dollare, z. Tartari ka ka ne prone 6 milione aksione ose 10perqind te shoqerine STREAM OIL & GAS. Keto aksione te bazuara ne vleren e aksioneve ne bursen e Toronto Stock Exchange ku shiten dhe blihen, vlejne 3,78 milione dollare. Vec kesaj, po ne baze te dokumentave Arian Tartari ka vetem 500 mije aksione me pak se Kryetari i Bordit te Drejtoreve dhe Presidenti i shoqerise STREAM OIL & GAS,
Sotirios Kapotas. Fakt ky qe tregon se z. Tartari eshte duke u kompesuar per shume me shume se cfare prezupozon titulli i tij. Referuar dokomentave te kesaj shoqerie qe kohet e fundit ka akses te plote ne marrjen e ndermarjeve me koncesion apo dhe ne sektorin e puneve publike, z. eshte kthyer ne njeriun me te fuqishem te kompanise. Jo me larg se dy vjet me pare z. Tartari dhe Kapotas jane te vetmit aksionere qe kane te drejten e votes per vendim-marrje te shoqerise. Te gjithe te tjeret jane pasive. Por me gjithe te ardhurat miliona dollareshe qe z. Tartari siguron ne shoqerine e tij, Albana Vokshi nuk ka te deklaruar asnje kacidhe per vec pensionit te babait te saj, 253 mije lekesh. Por perkunder sa deklaron znj. Vokshi, bashkeshorti i saj Arian Tartari, rezulton te jete bashkeaksioner ne disa kompani te tjera me miq te tjere te familjes kryeministrore. Dhe referuar te dhenave zyrtare aktiviteti i viteve te fundit te bashkeshortit te deputetes se Partise Demokratike, znj. Vokshi seshte gje tjeter vecse krijim shoqerish, nepermjet te cilave ka fituar jo pak pune publike te ardhurat keto per te cilat znj. Vokshi nuk shkruan asnje rrjeshte ne deklaraten e saj te pasurise.
Qeveria ia dha te drejten e shfrytezimit te naftes firmes kanadeze qe rezulton se drejtohet nga Arjan Tartari
Arian Tartari, bashkeshorti i deputetes Vjollca Vokshi ka perfituar ne koncesion nafte qe i jep te drejten e shfrytezimit te vendburimeve te naftes nen emrin e nje kompanie kanadeze.Fale vendimit te miratuar nga Keshilli i Ministrave, Tartari posedon te drejten e shfrytezimit te vendburimeve te naftes nga Ballshi e deri ne Devoll. Por edhe pse kompania eshte prezantuar si kanadeze, ajo rezulton qe te jete nen drejtimin e Arjan Tartarit dhe nje shtetasi grek qe si zyre ka Ishujt Kajman, nje zone e njohur per ngritjen e firmave fantazme pasi legjislacioni fiskal eshte shume liberal. Behet fjale per shoqerine STREAM OIL & GAS ku me 23 gusht te 2009 qeveria shqiptare miraton marreveshjen e koncesioni me kete kompani per shfrytezimin e vendburimeve kryesore ne vend. Keshtu ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave, kompania STREAM OIL & GAS, eshte sot menaxhere e ketyre vendburimeve. Per 25 vjet kjo shoqeri ka te drejten e kerkimit, perpunimit dhe tregtimin te naftes dhe gazit ne te cilen pritet te prodhohet. Vendosim miratimin e marreveshjeve hidrokarbure, per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin Ballsh-Hekal, ndermjet Albpetrol, sha-se, dhe STREAM OIL & GAS Limited. Miratimin e marreveshjes hidrokarbure, per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin Gorisht-Kocul, ndermjet Albpetrol, sha-se, dhe STREAM OIL & GAS Limited.Miratimin e marreveshjes hidrokarbure, per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin Cakran-Mollaj, ndermjet Albpetrol, sha-se, dhe STREAM OIL & GAS Limited, Miratimin e marreveshjes hidrokarbure, per zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne vendburimin e Delvines, ndermjet Albpetrol, sha-se, dhe STREAM OIL & GAS Limited- thuhet ne vendimi e keshillit te ministrave te dates 23 gusht 2009.
Koncesionete hidrocentraleve
Arjan Tartari, burri I deputetes Albana Vokshi rezulton te jete njeriu me I priveligjuar I qeverise se kryeministrit Berisha. Firmat ne te cilat ai eshte aksioner apo dhe administrator fijne te drejten e koncesioneve apo dhe fondeve publike nga qeveria shqiptare. Behet fjale per koncesionet e firmosura nga qeveria Berisha ne tetor te vitit 2007-te dhe fituese eshte nje firme qe ka per aksionere dy njerez te njohur te kryeministrit, bashkeshortin e keshilltares se tij per ceshtjet ekonomike, Albana Vokshit, dhe mikut te kahershem te familjes, Rahman Selmanllarit.Ne korrik te vitit 2007-te, me vendim te Keshillit te Ministrave, miratohet marreveshja per dhenien ne koncesion te ndertimit te hidrocentraleve. Kane qene vendime maratone te kryeministrit keto, ku ndermjet tyre eshte dhe ndertimi i hidrocentralit ne Suha. Firma fituese e koncesionit shpallet Albanergiaplus Sh.p.k. Aso kohe, marreveshja u reklamua si sukseset e radhes se qeverise dhe se projekti do te ulte ndjeshem importimin e energjise elektrike. Ne fakt, me shume se sa zbutja e krizes se energjise elektrike, bie ne sy fakti se si firma arrin te fitoje keto koncesione. Ne kete kohe qe eshte firmosur marreveshja, znj. Vokshi kryente detyren e keshilltares se kryeministrit per ceshtjet ekonomike. Referuar te dhenave zyrtare te regjistrit te shoqerive zyrtare, behet me dije se kjo shoqeri eshte krijuar me 4 prill te vitit 2006. Por, kjo nuk e ka penguar z. Tartari qe vetem nje vit me pas te fitoje nje marreveshje koncesioni, qofte ne sektorin e prodhimit te energjetikes ne vend dhe ate te perpunimit te naftes.