...Ndryshimi me te kaluaren kur qeverisnit ju, mocionistet, eshte evident ne nuk qeverisim me pasione, por me ligje, ne nuk biem pre e emocioneve politike dhe arkaike, por i bindemi ligjit. Ne nuk rindertojme nje lufte gjahu shtrigash sic ishin rastet qesharake te drurit te arres kur doktori iu versul, ne emer te luftes kunder korrupsionit ish-ministrit te vet te financave vetem, sepse nuk po i bindej politikisht.
Ne nuk lejojme te abuzohet me detyren apo te anashkalohet ligji ne emer te luftes se klasave, sic bente doktori dhe sic pretendon se ta beje serish, nese vjen por ska per te ardhur ne pushtet.
Ne nuk ndertuam kompani biznesi prane partive tona, sic bete ju me firma shqiponjash (dhe po ju sjell ne kujtese vetem ndonje nga cudite tuaja) Shqiponja, aspak kombetare, me te cilat kontrollonit dhe realizonit kontrabanden me Serbine e Miloshevicit. Ne nuk lejuam ndertimin e firmave piramidale, ju e dini mire qe keto jane arkivuar si burime te pastra te nje korrupsioni galopant qeveritar qe shkaterroi shtetin. Ne ndertuam banka serioze dhe vazhdojme te luftojme me mjete ligjore dhe institucionale informalitetin.
Madje, ne me vetedije politike ditem te marrim dhe te mbajme edhe kosto te larta jo vetem administrative e qeverisese, por edhe politike, duke i crrenjosur perfundimisht piramidat qe ngritet ju per te rene vete brenda.
Deri ne vitin 97-te kur ne Shqiperi gelonin faturat prej bakalli te Sude Alimuceve, korrupsioni dhe konflikti i interesave konsideroheshin nga lidershipi i kohes pleh qe ndihmonte kapitalizmin e ri shqiptar te lulezonte. Vete kryetari juaj ne nje mbledhje te Keshillit te vet Kombetar kur ishte President, kritikoi anetaret e forumit te vet pse nuk merreshin me biznes.
Shtypi opozitar i asaj periudhe e konfirmon kete deklarim. Kjo filozofi e kryetarit tuaj shpjegon me se miri mungesen e akteve ligjore e nenligjore qe ju duhet te aktivizonit per te nderhyre ne luften kunder korrupsionit dhe te konfliktit te interesave gjate regjimit te tij te korruptuar deri ne palce. Beteja e vertete kunder ketyre fenomeneve gerryese per shoqerine, ekonomine dhe shtetin shqiptar ka filluar realisht ne vitin 97-te, me permbysjen e regjimit te Berishes nga vota plebishitare e shqiptareve.
...Grupi i opozites ka ne perberjen e vet qe nga pronare restorantesh e deri ne tregtare grosiste apo investitore qe njihen nga te gjithe. Edhe listat e kandidateve per deputete te opozites aktuale qe do te jete edhe opozita e neserme, kane ne perberje njerez te pasur dhe me biznese, te cilet se shpejti do i shihni ne krah te zotit Berisha ne fushate apo ne faturat e transparences se financimit te fushates zgjedhore.
Ne jemi pro perfshirjes ne politike dhe vendimmarrje qeverisese te cdo sipermarresi qe pervojen e vet te menaxhimit e ve ne dispozicion te permiresimit te menaxhimit te politikes dhe te shtetit, me kushtin qe tashme eshte bere dhe norme ligjore, te mos shtojne asnje qindarke te pasurise se vet nepermjet ushtrimit te funksionit publik.
Neni 70, pika 3 e Kushtetutes parashikon, per me teper, per deputetet se nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.
Per kete arsye do te kishte tingelluar te pakten si me e ndershme qe ne objektin e mocionit per debat te ishte kerkuar diskutimi jo vetem i atyre te njerkes (domethene ministrave, neni 103) per arsye qe vetekuptohen, por edhe i atyre te nenes (pra autoreve dhe bashkekolegeve ne kete salle, deputeteve, nenet 70 dhe 103), edhe pse ne kete rast pergjigja do te ishte e njejta, sepse pergjigja ime nuk eshte pjese e lojes politike, por eshte thjesht nje pergjigje e qarte ligjore.
...Ju kujtoj se gjate asaj interpelance ne fjalen time te hollesishme une ju solla ne vemendje se sa qesharake kane qene dhe mbeten akuzat tuaja, sipas se cilave une paskam pervetesuar me shume se 2 miliarde dollare amerikane.
Mbeshtetur ne akuzat tuaja, qe vazhdojne te bejne rikoshet, gjate periudhes qe na ndan nga ajo dite kjo shifer ka mberritur ne mbi tre miliarde, pasi vetem nga taksat, brenda nje viti, une pervetesuakam, gjithnje sipas Berishes, 1,4 miliarde te tjere kesaj radhe.
Perfitoj te perseris ketu se e vetmja pasuri e imja dhe e hipotekuar politikisht mbetesh ti, o Sali! Ne respekt te publikut me lejoni te deklaroj se bashkeshortja ime ka nje biznes te ligjshem, te regjistruar dhe me veprimtari transparente, si askush tjeter dhe se ajo asnjehere dhe ne asnje rrethane nuk ka perfituar nga ndonje tender apo pare publike e buxhetit te shtetit.
Ju ftoj te beni vete publike emrat e deputeteve tuaj, deri edhe te zgjedhur ne funksione apo forume shume te larta qe gjithe diten ose merren me biznese dhe me trafiqe influencash ose sillen ne paradhoma te ministrave qe ju i akuzoni per konflikt interesash jo per hallet e elektoratit por per ndere personale joligjore per biznese dhe prona private te tyre apo te ortakeve te fshehte biznesmene.
*(Pjese nga fjala e ish-kryeministrit Fatos Nano ne seancen plenare ne Kuvend ne 5 prill 2005, kur opozita e z. Berisha kishte kerkuar mocion per debat ndaj shefit te qeverise)