|
Pasuria, PS kerkon transparence, Balla Meta lidhje me Fazllic
Publikuar me : 27.11.2010 Ne :
Kronike - 70 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE- Partia Socialiste i ka kerkuar transparence per pasurine kreut te LSI-se Ilir Meta, ndersa ka paralajmeruar se ne ditet ne vijim do te zbardhe nje afere shume te rende korruptive ku Ilir Meta eshte vendosur nen hyqmin e sekserit serb Damir Fazllic.
Deputeti i PS-se Taulant Balla tha sot se Ilir Meta ka frike jo vetem nga transparenca e zgjedhjeve por edhe nga transparenca e pasurise se tij.
Duke marre shkas nga akuzat brenda partise se tij per nje gurore ne Skrapar, Balla tha se rezulton se pronari i kesaj guroreje te jete i njejti person qe sipas LSI eshte edhe pronari i nderteses se partise se Ilir Metes.
Nuk ka asnje dyshim qe pronari i vertete edhe i nderteses se LSI por edhe i gurores ne Skrapar nuk eshte ndonje sekser i vogel, por nje krye-sekser i politikes dhe i ekonomise shqiptare, Ilir Meta dora vete- tha Balla
Deputeti Balla denoncoi sot pasuri te tjera te kreut te LSI-se , njeheresh Zv.kryeminister dhe Minister i Ekonomise.
Nje qender tregtare ne bllok, nje dyqan tjeter perseri ne bllok, ndertesa e LSI, gurorja ne Skrapar, i shtohen apartamentit 600 metra katrore dhe viles ne Gjirin e Lalzit- keto pasuri te padeklaruara, per te cilat Balla tha se Ilir Meta duhet te jape pergjigje.
.
***
Pak kohe me pare, Partia Socialiste i ka kerkoi Zv.kryeministrit, njeheresh kreut te LSI-se Ilir Meta tu tregoje shqiptareve pasurine e tij. Deklarata per shtyp erdhi menjehere pasi Ilir Meta akuzoi PS-ne si shkaktare te krijimit te krizave artificiale pergjate nje viti.
Deputeti Sajmir Tahiri kerkoi nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive te hetoje pasurine e Ilir Metes.
Ilir Meta te tregoje si e ka blere shtepine ne bllok, te tregoje si e ka ndertuar vilen ne gjirin e Lalezit dhe pastaj mund te flasi dhe per integrimin, sepse ai ne fakt per integrimin ka bere vetem nje pune, eshte integruar dhe eshte bere njesh me Sali Berishen dhe deshtimet e tij- theksoi Tahiri
Nderkohe Zv.kryeministri, njeheresh kreu i LSI-se Ilir Meta duke folur ne forumin per financimin e projekteve per bizneset e vogla, e ka quajtur sjelljen e PS- se te neveritshme.
PS ne nje vit krijoi kriza artificiale dhe keto sjellje skane qene tjeter vecse te neveritshme. PS ndryshoi qendrim menjehere pas liberalizimit te vizave dhe kjo ishte sjellje e nevertishme, tha Meta.
Sipas tij, ishte pikerisht opozita ajo qe ka faj per refuzimin e statusit te vendit kandidat te Shqiperise nga Komisioni Europian.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 28 here.
Bombola gazi / Foto arkiv
Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër.
Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|