Publikuar me : 16.09.2011 Ne :
Politike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i ka dëguar homologut të tij socialist, Gramoz Ruçi, një letër, në të cilën fton opozitën të për nisjen e punës për reformën zgjedhore.
Në letrën e tij, Patozi kërkon që të dyja palët së bashku të hartojnë një ftesë të përbashkët drejtuar OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias për të asistuar në procesin e reformës zgjedhore.
“Do të ishte në interesin e të dy palëve dhe të vetë procesit që ne t’u drejtoheshim me një ftesë të përbashkët OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias që ata të shqyrtonin mundësinë për të asistuar Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore në të gjitha etapat e tij”, thuhet në letër.
Gjithashtu, Partia Demokratike ka caktuar si negociatorë Oerd Bylykbashin dhe Viktor Gumin, të cilët do të diskutojnë me përfaqësuesit e opozitës për ngritjen e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.