Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pavaresia e decentralizimit

Publikuar me : 10.09.2010 Ne : Kuriozitete - 154 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Decentralizimi per serbet ne Kosove i miremban negociatat e Kosoves me Serbine, permes se cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndodhen brenda te njejtit kuader ku riprodhohen ndersjelltas. Prandaj, te dyja keto e mbijetuan shpalljen e pavaresise se Kosoves.


Me 29 prill te vitit 2004, Kuvendi i Republikes se Serbise e kishte pranuar planin e qeverise se Serbise per zgjidhjen politike te situates ne Kosove. Ky plan parashihte regjionalizimin e Kosoves dhe organizimin e autonomise territoriale per serbet.


Policia, mbrojtja civile, gjyqesia, arsimi, shendetesia dhe politika sociale, kultura dhe mediat, privatizimi dhe marredheniet juridike pronesore per patundshmerite, regjistrat publike dhe rregullimi i procesit zgjedhor, perdorimi zyrtar i gjuhes dhe shkrimit, programet zhvillimore dhe buxheti, veteqeverisja lokale dhe udheheqja me pronen publike, te gjitha keto serbet e Kosoves do ti kishin vecmas. Autonomia e ketille do ti perfshinte komunat, pjeset e komunave dhe vendbanimet, ne te cilat serbet para zhvendosjes me 1999 ishin shumice.


Gazeta e perditshme e Beogradit, Danas, me 30 nentor 2005, shkruante qe Ne planin e qeverise se Serbise, pas aprovimit te tij ne Kuvendin e Republikes nga fundi i prillit te vitit te kaluar, UNMIK-u dhe qeveria kosovare jane pergjigjur me kornizen per veteqeverisje lokale, duke u udhehequr me parimin qe reforma e veteqeverisjes lokale e permban deshiren per permiresimin e sigurise dhe kushteve te jeteses per te gjitha bashkesite ne Kosove.


Njemend, ne mbledhjen e mbajtur me 23 korrik 2004, qeveria e Kosoves kishte marre vendim per aprovimin e projekt-kornizes per reformimin e veteqeverisjes lokale ne Kosove. Atebote, kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, iu pat pergjigjur pozitivisht kerkeses se perbashket te Jakup Krasniqit, minister i atehershem i sherbimeve publike, dhe Petr Ivantsov, Drejtor ne Zyren e Çeshtjeve Politike te UNMIK-ut, per ta miratuar dokumentin kornize per reformen e veteqeverisjes lokale ne Kosove, dokument ky qe perbehet nga 18 faqe dhe dy shtojca ne tri faqe. Keshtu, qeveria e Kosoves po i pergjigjej pozitivisht kerkeses se Serbise. Decentralizimi, nje projekt qe nisi ne Beograd, u be edhe projekt i institucioneve te Kosoves.


Punen e qeverise se Bajram Rexhepit me ministrin Jakup Krasniqi, e vazhduan mandej qeverite e Ramush Haradinajt, Bajram Kosumit dhe Agim Çekut, me ministrin Lutfi Haziri kurse tash ajo e Hashim Thacit me ministrin Sadri Ferati. Qe te gjithe keta njerez kane pergjegjesi politike dhe historike per kete kontribut te tyre ne legalizimin e ndarjes se brendshme te Kosoves.


Nuk ka zyrtare te larte te Serbise qe nuk ka publikuar nje plan te vetin per ndarjen e brendshme te Kosoves. Mbase vetem pasi te kene pasur ndonje plan te atille politikanet e Serbise arrijne te behen zyrtare te larte te shtetit.


Jo vetem akademiket si Dobrica Qosiq, Aleksandar Despiq dhe Branislav Krstiq, por edhe politikanet qe u bene kryeministra e presidente, si Zoran Gjingjiq, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, pastaj Mirolub Labus e Nebojsha Çoviq, e deri te ambasadori aktual i Serbise ne France, Dushan Batakoviq, pra secili nga keta, kishin punim te vetin te elaboruar se si do te duhej te ndahej Kosova perbrenda.


Ndryshonin nga pak vetem hartat e tyre dhe emertimet baze, te cilat kishin te njejtin kuptim Gjingjiq fliste per federalizmin e Kosoves, Tadiq per entitetin serb ne Kosove, kurse Batakoviq per kantonizimin e Kosoves.


Ky i fundit, i cili para se te behej ambasador ka qene keshilltar politik i Boris Tadiqit, per gazeten ditore te Beogradit Vecernje Novosti, me 16 maj 2005, pat deklaruar ate qe une me heret [ne vitin 1998] e pata quajtur kantonizim, sot eshte, ne rrethana te ndryshuara dhe me ca modifikime, modeli i decentralizimit.

Ne negociatat e Vjenes se mbajtura ne vitet 2006 dhe 2007, Serbia i pat fituar gjithsej 10+1 komuna me shumice serbe nga 19 sosh sa i pat kerkuar, por edhe mundesine per komuna te tjera shtese ne vendbanimet me me shume se 5.000 banore, ku se paku 75perqind jane serbe.


Nuk eshte e rastesishme qe komuna e Burimit eshte shenjestra e Serbise sa i perket kthimit te serbeve ne Kosove. Ne Burim, me kollaj se askund tjeter, ata do te mund ta shnderronin Osojanin ne komune nepermjet kthimit te serbeve.


Serbia eshte vendi i origjines se projektit te decentralizimit ne Kosove. Ky projekt ska te beje me integrimin e serbeve ne Kosove. Perkundrazi. Decentralizimi per serbet ne Kosove i miremban negociatat e Kosoves me Serbine, permes se cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndodhen brenda te njejtit kuader ku riprodhohen ndersjelltas. Prandaj, te dyja keto e mbijetuan shpalljen e pavaresise se Kosoves.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit