Dita e Pavaresise kujtohet ne TKOB me vjersha te fillores, valle te hareshme dhe kenge patetike per jeten ne liri
Per 98-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, Teatri i Operes dhe Baletit pergatiti koncertin Flamuri qe qendisi lirine. Ky ishte i vetmi aktivitet i organizuar per festat e nentorit nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
Opera kishte angazhuar nje pjese te mire te organikes per kete koncert qe kishte kujdesin e vecante te kryeministrit te vendit, z. Sali Berisha solistet dhe grupin e valleve te Ansamblit Popullor, Orkestren Popullore, grupin koral dhe polifonik, po edhe soliste te operes dhe baletit.
Koncerti jepej para presidentit, kryeministrit dhe zonjes se tij, kryetares se Kuvendit Popullor, Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve e disa ministrave me peshe te kabinetit qeveritar dhe drejtorit te TKOB-it, Zhani Cikos.
Paria e ndoqi koncertin si rrallehere, jo ne lozhat e katit te dyte, por mu ne qender te salles, prane njerezve. Ciko kete here nuk u ngrit te mbante fjalimin e rastit.
Tematika e shumices se kengeve dhe valleve, nuk te linte te mendoje qe ky ishte nje koncert i pergatitur per kete rast, per Pavaresine. Krijimet koreografike na flisnin me teper per jeten e perditshme, gezimet, dashurite dhe festat shqiptare.
Ne vallet e Ansamblit, nen koreografine e Rexhep Çelikut, vetem tabloja koreografike Flamuri qe qendisi lirine jepte nje moment qe lidhej me kujtimin e 28 Nentorit 1912 qendisjen e flamurit nga nje vajze e re. Prej kesaj pjese ka marre titullin e pakuptimte edhe koncerti.
Çeliku ishte kujdesur te fuste nje mori motivesh popullore, nga vallja labe, vallja e vajzave te Prizrenit, vallja dyshe e Rugoves, vallja came. Ne kete feste, dasme do te thosha, pritet te vijne te gjitha trevat e Shqiperise. Fillon me qendisjen e flamurit dhe pastaj hyjne burrat me valle te renda, kacake, luftetare, epike. Pasi mbarojne ato, kalohet ne optimizem, festohet pavaresia. Kemi vallen labe, vallet e jugut.
Ende pa mbaruar vallen, degjohen krismat e daulles qe vijne nga veriu, nga Kukesi, Rugova, Prizreni. Behet nje perzierje, per te dhene kuptimin qe ne Shqiperi nuk ka ndarje, por nje bashkim te Jugut dhe Veriut, tregon rreth konceptit te tij kercimtari me karriere te gjate ne Ansambel, tani edhe ne rolin e koreografit. Ai e cileson fryme te re, interpretimin e kesaj valleje nga te rinjte.
Vijuan pas kesaj valle te nxjerra nga Arkivi i hershem i Ansamblit Vallja e geshtenjave e Panajot Kanacit, e interpretuar ketu e 40 vite perpara, me motive nga verilindja e Shqiperise. Rexhep Çeliku na tregon se kjo eshte nje valle per punen.
Vashat me shporta ne duar, punojne, lodrojne me njera-tjetren, e me djemte malesore. Vallet kane ne qender njeriun e punes, njeriun e festave, e gezimeve. Sic thote edhe Çeliku Shqiptaret nuk rrijne pa humor.
Atmosfera e harese dhe festes, ku marrin pjese me shpirt jo vetem valltaret energjike dhe publiku i entuziazmuar, vijon me Dite feste ne Tirane, po me koreografi te Kanacit dhe Valle humoristike e Skraparit me koreografi te Andrea Kokerit. Ne 45 minuta program, vetem nje krijim per ngjarjen e shenuar, Pavaresine.
Meqenese valltaret i kishte kapur hareja e gezimi, menduam qe do te ishin kenget e grupit vokal te Ansamblit, apo grupit polifonik qe do tia merrnin per luften per liri te popullit shqiptar. Kur grupi vokal, me soliste Sabahet Vishnjen dhe Bardhyl Xhafken, ja moren kengeve popullore te Shqiperise se Mesme, jarna, jarnane-ve.
Irini Qirjako nga ana tjeter, e shoqeruar nga grupi polifonik i kendojne jetes dhe lirise me patos Ec o jete, ec ne lirine e madhe, shiko cdo te sjelle bota shqiptare. Kujt ti kerkojme shpjegim per keto vargje? Autori i tyre, populli, eshte i pagoje. Per Çelikun, ai eshte poeti me i madh ne Ansamblin Shteteror. Ne trashegojme dhe kultivojme ate cfare kendon dhe interpreton populli.
Nje pjese te programit e kishin ne dore solistet e Teatrit te Operes, Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Sidrid Bejleri, Marjana Leka, te ndare ne dy grupe dy kishin kenge te repertorit popullor, dy te muzikes se lehte, dy te veshur me kostume popullore, dy me kostume me shkelqim, fustane te zinj mbremjeje.
Kllogjeri i veshur me kostum popullor, e me kesule ne koke, i dha serish ze mergimtarit te Naim Frasherit, qe i permalluar ze e kujton malet e Shqiperise, lisat, fushat, cukat, brinjat, gerxhet. Kllogjeri se fundi eshte pare ne nje dimension krejt tjeter ne te njejten skene, si Rigoleto. Ai kendoi Naimin, ndersa Dritan Borici e recitoi, ate dhe Mjeden. Kapaciteti i te dy interpretuesve, ne dy gjini te ndryshme, i cuar dem.
Drejtuesit artistike te ketij programi, Zhani Ciko dhe Sulejman Balza, kishin menduar qe ti kenaqnin te gjithe te ftuarit e rendesishem. Nese kryeministrit te vendit iu kercye Vallja e geshtenjave, kryetares se kuvendit iu kendua Margjela.
Topalli nuk i rezistoi dot interpretimit te Sidrid Bejlerit, por e ulur, levizte lehte kembet e perdridhte gishtat.
Leka rikujtoi edhe njehere kengen popullore Moj e mira e rritur nGemb, nga koncerti Mdogji malli i Enver Shengjergjit.
Nuk ishte e vetmja, sopranoja qe interpretonte nje pjese te kenduar edhe here tjeter. Per te arritur normen prej 1 ore e 30 minuta, programit i ishin shtuar edhe pjese nga baleti Dhimbje dhe dashuri, krijim i Enada dhe Gerd Vasos.
Per programin Flamuri qe qendisi lirine Ansambli ka punuar 2-3 muaj. Si behen keto pergatitje?
Gjate gjithe kohes, kemi pune te perditshme, pergatisim nje koncert, por kemi edhe te tjere. Na vjen nje urdher qe ne duhet te bejme nje koncert per filan feste. Ose ka ardhur nje delegacion i huaj qe do te shohe, kulturen shqiptare. I kemi te gjitha te pergatitura, i kemi ne dore, tregon per metoden e punes se Ansamblit, koreografi Rexhep Çeliku.
Koncerti i Operes, dukej nje pune e bere, shpejt e shpejt. Edhe kryetarja e kuvendit ishte treguar me e kujdesshme ne perzgjedhjen e kengeve per pavaresine, sesa Teatri. Qysh me 27 nentor, Topalli bashke me pemen e Krishtlindjeve, nxori ne pjesen e brendshme te Kuvendit, bokse te medhenj nga ku degjohej Himni i Flamurit, Per ty atdhe i Mentor Xhemalit, Rrjedh ne kenge e ligjerime te Vace Zeles.
Rexhep Çeliku
Gjate gjithe kohes, kemi pune te perditshme, pergatisim nje koncert, por kemi edhe te tjere. Na vjen nje urdher qe ne duhet te bejme nje koncert per filan feste. Ose ka ardhur nje delegacion i huaj qe do te shohe, kulturen shqiptare. I kemi te gjitha te pergatitura, i kemi ne dore.