Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pazar - Pazar

Publikuar me : 15.04.2011 Ne : Kulture - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Filmat shqiptare anulojne njeri-tjetrin. Do te thote se jane perserites, vuajne nga mungesa e autenticitetit, nder tiparet qe i identifikojne lehte si filma shqiptare.
Pazari Ballkanik prodhimi italo-shqiptar i regjisorit aktor Edmond Budina, - nisi te shfaqet premiere dje ne rrjetin e Kinemave Imperial ne Tirane, - eshte nje anulim loje i nje sere paraardhesish.


Ne radhe te pare tregon nje histori dhe eshte nje teme e forte e aktualitetit shqiptar, asaj pjese te aktualitetit qe ka rrenje te vjetra e na viziton here pas here. Ne vatren e saj konvergojne fijet politike, religjioze te identiteteve te vendeve kufitare, greko-shqiptare, apo sllave, ndaj dalja ne siperfaqe e problemit ndodh me forcen e nje furie.


Eshte thene tashme se Budina nisi te shkruaje nje skenar Vallja e flamujve dhe mori shkas nga ngjarjet e zhvarrimeve ne Kosine kater vjet te shkuara.
Ne kete kuptim Pazari Ballkanik anulon disa paraardhes. Se me mire nje film qe i referohet nje historie te rende reale, se shume filma te cilet nuk ja kane dale te rrefejne nje fabule te thjeshte, klasike per njeriun dhe vendin ku jetojne keta artiste.


Kur i referohesh nje historie kronikale qe e njohin te gjithe, mund te besh nje kalk dhe imitacion te saj ose te krijosh i pavarur prej saj.
Asgje te paparashikuar nuk thote Budina per sa i perket kronikes.


Nuk eshte e paparashikuar as fryma e pazarit, tipari i tij dallues aftesia per ta pervetesuar njeriun dhe aftesia qe ky mjedis iu jep njerezve per te pervetesuar njeri-tjetrin. Pazar qe eshte ne gjendje te pervetesoje edhe dy te huaja perendimore qe dalin nga ky mjedis me trute e vendasve.


Te gjithe jane njelloj. Askush nuk del dot prej kesaj mokre qe grin njerezit dhe ndergjegjet ua ben uniforme si therrmijat.


Pazari Ballkanik eshte anulim i disa paraardhesve per perpjekjen qe ben per nje trajtim te konsoliduar te zhanrit. Qofte vetem komedi si Ne dhe Lenini i Saimir Kumbaros apo komedi dramatike si Lindje-Perendim-Lindje i Gjergj Xhuvanit, kinemaja e re e pas viteve nentedhjete, perdor shkartisje te palogjikshme, joorganike te disiplinave zhanrore. Ti pret te shohesh nje drame safi, ndersa regjisori te con ne nje variete barcaletash. Pasojat duken ne menyren si tregohet nje histori ne filmin shqiptar, si ndertohen karakteret dhe si reflektohet gjuha e tyre ne dialoge, bota e tyre ne figuren filmike.


Eshte filmi i dyte i Edmond Budines, pas Letra Ere 2004 nje veper dramatike. Autori i shkruan dhe drejton vete skenaret, i luan po vet protagonistet dhe arrin ta beje kete pune me dhunti. Budina po kap te gjashtedhjetat dhe ka krijuar pershtypjen se ai ben nje film kur ka nevoje tu flase shqiptareve te tij, dhe ne varesi te asaj qe do te thote zgjedh zhanrin e duhur dhe e respekton ate. Por ne kete rast mbetet akoma te forma e thjeshte e ironise, te kritika ne trajten e venies ne loje, talljes.


Aty ku komedia mund te mbante edhe pak thriller, Budina perdor metafore me tepri.
Hetimi (i gazetarit) dublohet nga magjite, shenja besetyte, mesazhet me arkivol, endjet ne varreza e kisha neper nate.


Hetim do te thoshte pak thriller politik, do te thoshte akuze dhe ndergjegjesim mbi aferat e nje prifti, e nje te deleguari te shtetit grek ne nje province te Shqiperise. Ndersa regjisori e zhvendos diskutimin mbi ceshtjen ne te ashtuquajturen pjace te qyteterimit shqiptar qe sot per sot mbetet kafehania.


Nje kafene ne hije te rrapit eshte nishani qe dallohet ne cdo portret te filmit shqiptar sadopak modern qofte. Ajo eshte simboli i qyteterimit tone, ajo eshte pazari. Aty behen shitblerjet pa buke te mendjeve dhe ndergjegjeve.


Per fat te keq eshte kthyer ne nje simbol gjenuin ne filmin shqiptar, e qe per hir te se vertetes tregon se deri ku eshte ne gjendje ta coje diskutimin per njeriun shqiptar arti shqiptar.


Endrrat qe Edmond Budina nderton edhe ne kete film, ashtu si te Letra ere jane detajet me autentike dhe me te realizuarat. Jane oaze qe si oaze nuk mund te jene vec stacione ne shkretetire.


Intervista/Kater pyetje per Budinen
Regjisori Influenca greke eshte shume e forte

Ky film ju thoni bazohet ne nje histori te vertete dhe qe cdo ngjashmeri e ngjarje me persona reale eshte krejt e rastit. Ka nje kontradikte ketu?

Ne historine e zhvarrimeve te Kosines nuk ka asnje zhvarrim te bere nga greket. Nuk ka asnje konflikt midis priftit dhe te huajve. Mund te jete marre spuntoja nga nje ngjarje reale dhe nga ndonje personazh real, por filmi nuk ka asgje te perbashket me keta personazhe qe jetojne dhe ekzistojne vertet ne Kosine, ose makar dhe ne gjithe Shqiperine.


Kjo histori eshte pare ne nje kendveshtrim krejt tjeter. Eshte pare ne menyre ironike, me humor. Ketu jane shqiptaro-greket qe bejne kete operacion te cuditshem, absurd dhe per mua eshte e papranueshme.


Mendoni qe e keni bere distancen nga kronikat e gazetave dhe TV mbi ceshtjen?
Mendoj qe distancimi me kroniken eshte bere me gjetjet e mia, qofte nga pikepamja vizive, qofte nga menyrat se si jane vendosur situatat.
Historia e ketij filmi ka nisur ne nje Festival te Viarexhos. Nje vajze italiane me tregoi se si nena e saj franceze kishte zhvarrosur te atin dhe se si arkivoli kishte shkuar ne Moske. Me shkriu gazit kjo histori dhe ai imazhi i arkivolit qe fluturonte mes flamujve me dukej kaq interesant.

Me te ndodhur ngjarja e Kosines u be nje qark i shkurter ne mendjen time. Skenarin e kam shkruar brenda nje muaji. U desh kohe e gjate per ta realizuar, me nje buxhet te ulet, 500 mije euro. Gjithe kjo pune eshte bere ne tri jave e gjysme xhirime. Gjithmone mendon si mund ta kishe bere me mire. Mendoj se produkti qe kemi ne dore ia ka arritur qellimit qe une kisha parashikuar.

Falenderoj Drejtorine per Kinemane ne Ministrine e Kultures Italiane e cila me dha mundesine te financoje produksionin dhe natyrisht Institutin Italian te Kultures per organizimin e premieres ne Tirane.


Mendoni qe kinemaja mund te flase ne menyre kaq te drejtperdrejte per aktualitetin?
Secili prej nesh duhet ta thote fjalen e tij dhe duhet ta thote fuqishem. Çdo qytetar duhet te beje aq sa mundet per sa i perket problemeve qe e shqetesojne.
Une si qytetar shqiptar jam ndjere i fyer, edhe pse nuk kam asnje te zhvarrosur, edhe pse nuk kam asnje lidhje me kete ngjarje. I fyer ne nje ndjesi kombetare. Do te me vinte keq edhe per greket ne qofte se do te ishte bere nje gje e ketij lloji. Kjo protesta ime eshte edhe pro grekeve.


Ne kuptimin qe Greket paguajne ne Shqiperi pensione dhe keto pensione i marrin nga taksapaguesit greke, i marrin nga ata te shkrete punetore qe vuajne ne Greqi krizen e madhe ekonomike, qe iu presin rrogat, pensionet dhe vijne e paguajne ca njerez ne Shqiperi qe skane lidhje fare me Greqine vetem se deklarohen qe jane greke.
Une jam pro tyre ne kete aspekt. Te shohin nje cike se cfare marrezish behen kunder tyre dhe te tallen nje cike me keto marrezi.


Per te mbushur xhepat une nuk pranoj qe Shqiperia te ndahet ne copa, te shkelet mbi dinjitetin e njerezve. Jane 500 mije shqiptare ne Greqi. Influenca greke eshte shume e forte, presioni i tyre eshte shume i forte. Dhe une per kete protestoj.


Endrrat edhe tek ky film jane elementet me autentike tuajat. Fale tyre kupton dicka per origjinen e protagonisteve, nje origjine e kalcifikimit qe i beri njeriut diktatura.

Eshte e veshtire ta shkulesh te shkuaren me duket mua dhe jo vetem te brezi im. Eshte e veshtire te shqitesh prej saj. Une kam pasur fatin te jetoje te jashte dhe natyrisht jam distancuar prej njezet vitesh nga ky vend. Por shoh qe ajo e shkuara na mundon. Ku e shoh une kete? Ne gjykimet tona, edhe te atyre qe jane te rinj, kur thone Perse Shqiperia ne kete film paraqitet kaq zi?

Ky eshte nje qendrim tipik i realizmit socialist qe kerkon personazhin tipik ne rrethana tipike. Ose kerkojne personazhin pozitiv qe i tregon shqiptaret sa te mire jane. Ne nje shoqeri demokratike secili duhet te shprehe opinionin e tij. Dhe sa me shume te nxjerrim qofte edhe te metat tona nepermjet nje vepre artistike, aq me te qyteteruar tregohemi.


Luca Lionello
Aktori qe ka lene nje gjurme te shkelqyer me figuren e Judes ne filmin gjithe gjak te Mel Gibson Mundimet e Krishtit, shfaqet jo me shume se nje minute ne filmin e Budines. Vjen se ka mik Mond Budinen, domethene pas asnje para. Kete pohoi regjisori per pjesemarrjen e vecante te Luca Lionellos ne filmin Pazari Ballkanik. Nuk eshte mire keshtu?, shton regjisori shqiptar. Ne doni ta dini, jam kunder kinemase qe iu jep miliona aktoreve. Une bej punen si aktor regjisor dhe si punetor. Per te bere punen si punetor ne fabrike, une vuaj tete ore ne kembe dhe paguhem 1000 euro. Ndersa per dy dite pune ne Televizionin Italian paguhem sa per nje muaj ne fabrike. Une kete shoqeri e quaj te padrejte. Jam per ate art qe behet me shpirt, pa pasur parasysh parate.

Visar Vishka
Aktori i ri i Teatrit te Shkupit e ka rolin e pare protagonist ne kinemane shqiptare. Ai eshte Genti Shkembi, nje gazetar televiziv qe per qellime fitimi futet ne kete histori dhe eshte nyja lidhese per gjithe personazhet e tjere. Ai tha dje ne konferencen per shtyp Kur e lexova kete skenar, mendova kjo eshte nje histori qe duhet treguar jo vetem mes nesh, por ta shohin edhe vende te tjera se cfare ngjet me shqiptaret dhe cfare leshimesh bejne vetem e vetem qe te hyjne ne familjen evropiane. Roli i Gentit mu duk shume linear, nuk shkon lart, nuk ngjitet poshte, nuk ka tragjedine brenda, nuk eshte nje personazh qe do me veconte mua e qe te tregoj talentin tim artistik. Mirepo doli shume mire sepse nuk eshte arritja ime artistike se sa eshte nje personazh qe e kryen punen e vet.

Veronica Gentili
Nje aktore protagoniste qe ndodhej dje ne Tirane per premieren e filmit, eshte Veronica Gentili ne rolin e Orsoles. Vjen nga Italia. Me eshte dashur pak kohe per ti hyre historise. Duhet ta jetosh dhe ta kuptosh per tu bere pjese e ketij realiteti. Ka qene shume i ndryshem efekti mbi mua ne momentin qe e kam lexuar skenarin ne Itali dhe ajo qe punuam ne xhirime. Qe nje udhetim psikologjik, emocional, artistik dhe mbi te gjitha kulturor. Edmondi eshte nje intelektual i madh dhe me ka prezantuar dhe me kulturen shqiptare. Ka arritur ta beje te besueshme per mua dhe universale kete teme shqiptare dhe qe pavaresisht kufijve nuk eshte thjesht nje teme shqiptare. Problemi i identitetit kombetar eshte dicka qe i perket edhe pjeses tjeter te Evropes ne menyra dhe kuptime te tjera, vendeve te botes.


Pazari Ballkanik
Komedi
Shqiperi/Itali/2010
Kohezgjatja 91
Skenarist Edmond Budina
Regjia Edmond Budina
Operator Daniele Baldaci
Producente Sabina Kodra-EraFilmproduction, Enio de Domenicis-MediaPlex i cili ben te mundur shfaqjen e filmit ne kinemate italiane ne qershor 2011.
Aktore Catherine Wilkening, Veronica Gentili, Visar Vishka, Erand Sojli, Artan Islami, Karafil Shena, Valentina Xhezo, Nikolla Llambro, Laert Vasili. Me pjesemarrjen e vecante te aktorit Luca Lionello.
Muzika Admir Shkurtaj
Piktor Arian Rizvani
Xhiruar me red one cam, konvertuar ne 35mm pozitiv dhe DCP2K.
Filmi ka marre pjese deri tani vetem ne Sofia International Film Festival
Pazari Ballkanik shfaqet nga sot ne Kinema Kristal



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit