|
PD lidh fatin e saj me humbjen e Bashes
Publikuar me : 18.05.2011 Ne :
Kulture - 273 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Partia Demokratike rrezikon te vihet per here te dyte ne jeten e saj 20 vjecare perballe akuzave nderkombetare per shkaterrimin e zgjedhjeve dhe futjen e vendit ne spiralen e luftes civile per shkak te vendimit te kryetarit te saj Sali Berisha per te lidhur fatin e kesaj partie me humbjen e Lulezim Bashes ne zgjedhjet e 8 Majit.
Vendimi i PD per te mos njohur rezultatin zyrtar te zgjedhjeve ne Tirane dhe futja e saj ne spiralen e pergjegjesise kombetare dhe nderkombetare per prishjen e zgjedhjeve dhe ndezjen e konfliktit civil ne Shqiperi eshte nje vendim i marre me gjakftohtesi nga kreu i kesaj partie. Ashtu si ne vitin 1996 kur brenda asaj partie nuk pati asnje ze serioz te ndale ate proces shkaterrimtar per te ardhmen e PD dhe Shqiperise, as dje dhe pardje kur para syve te gjithe shqiptareve u rishfaq semundja e vjeter e liderit te asaj partie, nuk foli askush.
Gjithe drejtuesit e PD, gjithe personalitetet e saj, jane te heshtur dhe Basha po i terheq zvarre ne karrocen e humbjes se tij, duke cuar ne gremine dhe Partine Demokratike. Ata qe therrisnin te dielen qe shkoi per njohje te rezultatit, tani jane te paret qe nuk e njohin dhe po tentojne te ndryshojne rregullat pas mbarimit te lojes.
Vendimi i PD per te shkuar pas karroces se humbjes se Lulezim Bashes eshte nje shenje e qarte se procesi eshte i udhehequr nga Berisha dhe se tashme qe ne flasim kemi arritur te humbasim perfundimisht shansin per te bere zgjedhje te ndershme dhe te lira ne Shqiperi. Berisha i varrosi perfundimisht keto zgjedhje dje me tentativen e tij zyrtare per te shpallur fitues Lulezim Bashen perkunder rezultatit zyrtar qe nxjerr fitues Edi Ramen.
Kjo do te mjaftoje qe PD dhe qeveria e saj te penalizohet sipas gjithe paralajmerimeve nderkombetare per standardin e ketyre zgjedhjeve dhe bashke me te rrezikon te penalizohet dhe Shqiperia.
Se dyti Berisha po tenton te poshteroje cdo personalitet te PD-se duke i detyruar ata te pranojne si standard te karrieres se tyre politike, standardin e zgjedhjeve te grabitura. Çdokush qe do te vazhdoje karrieren politike ne ate parti pas Berishes do ta kete 8 Majin dhe sjelljen ndaj grabitjes se mandatit te Bashkise se Tiranes nje njolle te erret dhe nje shenje poshterimi te personalitetit te tij politik.
Shume prej tyre e kane per here te dyte qe gjenden ne krye te asaj partie kur ajo prek kaq rende zgjedhjet, por kjo eshte hera e pare qe ata po vihen ne prove jo per pushtetin e tyre, por per mandatin e nje njeriu qe ka humbur dhe qe Familja Berisha e do doemos ne krye te Tiranes. Pra, tani standardi i poshterimit eshte me i madh, pasi ata po heshtin per karrieren artificiale te nje njeriu, i cili eshte nje figurant shetites i Familjes.
Se treti PD po vihet ne prove per te pranuar si lider te imponuar Lulezim Bashen. Ata qe mermerisin korridoreve te PD-se per karrigen e mundshme te Lulezim Bashes ne parti, tani po poshterohen publikisht pasi jane te detyruar jo vetem ta pranojne ate si lider te tyre, por dhe te sakrifikojne personalitetin e tyre per tentativen e tij per te grabitur mandatin e kryetarit te Bashkise se Tiranes.
Ne nje fare menyre karriera politike e Lulezim Bashes po kalon nga sprova e inkriminimit te tij te thelle dhe nga inkriminimi kolektivi i lidershipit te PD-se per kete gjest. Neser askush nuk do te kete te drejte te ndale karrieren e tij per ne krye te PD-se, jo vetem pse do tua rekomandoje Familja Berisha, por mbi te gjitha se ata vete kane pranuar te sakrifikojne per te ne nje moment poshterues te karrieres se tij politike.
Njeriu, per te cilin u investua fushata me e pandershme e historise se Shqiperise, eshte sot njeriu per te cilin po investohet dhe vjedhja me dramatike e mandatit ne favor te tij ne historine e ketij vendi.
Partia Demokratike po e pranon kete si nje fat. Por Shqiperia po e perjeton kete si nje fatkeqesi dhe nuk ka per ti hapur rruge. Kjo do te ndaje fatin e Shqiperise nga Partia Demokratike dhe do te bashkoje fatin e Partise Demokratike me Lulezim Bashen.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|