Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PD-PS, deshtojne negociatat per komision hetimor

Publikuar me : 14.12.2010 Ne : Politike - 175 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Edhe pse mazhoranca kishte pranuar qe ti jepte opozites kryetarin dhe shumicen e komisionit, dje ka nderruar mendje. Perplasja edhe per daten se kur do te miratohet komisioni hetimor


TIRANE - Edhe pse u mendua se zgjidhja e krizes politike ishte shume prane, PD-ja dhe PS-ja iu rikthyen perseri konfliktit te dikurshem, duke lene serish pezull ceshtjen e komisionit hetimor. Kete here ishte mazhoranca ajo qe ktheu mbrapsht kerkesen e opozites per ngritjen e komisionin hetimor.


Konferenca e Kryetareve e zhvilluar diten e djeshme mori ne shqyrtim kerkesen e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste mbi Ngritjen e nje komisioni hetimor, per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise Qershor 2009.


Dy ishin pikat, ne te cilat grupet ndane qendrime te kunderta. Edhe pse mazhoranca ka shprehur gatishmerine qe shumicen dhe kryetarin ne komisionin hetimor ta kete opozita, dje nderroi mendje.


Sipas tyre, kjo pike e kerkeses se socialisteve eshte ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit ku shumicen ne komision e ka mazhoranca parlamentare. Nje tjeter pike, ne te cilet palet shfaqen pikepamje te kunderta ishte edhe data e miratimit nga parlamenti i komisionit hetimor. Socialistet ishin per daten 16 dhjetor, ndersa demokratet per seancen e fundit parlamentare te ketij viti, date 23 dhjetor.


Mbledhja


Qe ne fillim te mbledhjes se djeshme, demokratet u shprehen se formulimi i pikes 3 te kerkeses ne lidhje me perberjen e komisionit hetimor, eshte ne kundershtim me ligjin e Komisioneve Hetimore.


Raporti midis mazhorances dhe opozites ne komisionin hetimor dhe perberjen e tij eshte kriter formal - juridik, pa plotesimin e te cilit kerkesa nuk mund te vihet ne levizje. Per kete shkak, kerkesa iu kthye grupit nismetar per plotesim dhe korrigjim, - thuhet ne njoftimin e Kuvendit per Konferencen e Kryetareve.


Por nje vendim i tille u cilesua i papranueshem nga opozita. Komisioni Hetimor i Kuvendi perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Komisioni perbehet si me poshte 8 anetare PS-ja dhe 7 anetare PD-ja, - thuhet ne projektvendimin e dorezuar nga socialistet.


I pyetur nga te pranishmit ne mbledhje, kreu i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, u shpreh se Komisioni nuk mund te beje kerkese, por ka detyrimin qe ta shqyrtoje ate nga ana teknike, nese eshte ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten.


Perfaqesuesit e mazhorances shprehen gatishmerine per te asistuar grupin nismetar per formulimin e kesaj pike ne perputhje me ligjin, me qellim qe, sipas demokrateve, ti hapet rruga sa me shpejt ngritjes se Komisionit Hetimor.


Ne argumentimin e tij, kreu i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, deklaroi se Kuvendi rrezikon qe te thyeje rregulloren. Ndersa kreu i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, dhe kryeparlamentarja u shprehen se ka afat deri me date 27 dhjetor. Pike tjeter ishte edhe data e shqyrtimit ne Seance Plenare te kesaj nisme. Lidhur me kete ceshtje, mendimet ne Konference u ndane per datat 17.12.2010 dhe 23.12.2010.


Demokratet kerkuan daten e fundit, ndersa opozita kerkoi kete te enjte. Per socialistet, shtyrja e kesaj nisme per ne seancen e fundit do te zhvendoste vemendjen e publikut duke qene se festat jane ne prag, por demokratet kerkuan me shume kohe per shqyrtimin e kesaj kerkese.


Debati i djeshem


Jozefina Topalli Une e mbledh qe sot... neser... pasneser kete mbledhje, por edhe Parlamentin kur te jeni ju gati per te sjelle emrat. Une, kete kerkese ne kete forme dhe permbajtje, nuk mund ta pranoj.

Gramoz Ruci Nuk eshte hera e pare, zonja kryetare, qe ju beni nje gje te tille, duke luajtur me afatet.

Jozefina Topalli Zoti Ruci, keni kontaktuar me kryetarin e grupit Demokrat dhe keni rene dakord per seancen e meparshme. Parlamenti u shty per shkak te fatkeqesive natyrore.

Gramoz Ruci Ju po kerkoni te thyeni rregulloren. Pas pese ditesh skadon afati ligjor. Afati i fundit eshte data 17 dhjetor.

(nderhyjne Astrit Patozi dhe Ilir Rusmali per te sqaruar ceshtjen nga ana ligjore)

Komisioni Ligjeve, Ilir Rusmali Nuk mund te sjellim nje kerkese. Nuk eshte detyre e Komisionit te Ligjeve. Ne e shqyrtojme vetem nga ana teknike.

Jozefina Topalli Nuk po merrem me kerkesen, as me permbajtjen. Sillni emrat dhe e mbledh konferencen menjehere. Deri me 27 dhjetor ka afat.

Gramoz Ruci Nuk eshte hera e pare qe bejme komisione hetimore. Ka edhe pese dite afat. Ska me.

Jozefina Topalli Parlamenti eshte institucion serioz. Sillni kerkesen ashtu sic duhet dhe e diskutojme ne seance.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit