Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PD-PS, lista paraprake e kandidateve per bashki e komuna ne gjithe vendin

Publikuar me : 15.03.2011 Ne : Kuriozitete - 92 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Zyrtarizimi i kandidateve per partite politike shqiptare eshte vetem ceshtje kohe dhe procedure. Ne 12 qarqet e Shqiperise, mazhoranca dhe opozita duket se kane gati emrat qe do ti besojne sfiden e ardhshme elektorale. Te konsideruara si nje test politik, zgjedhjet vendore i japin nje rendesi te vecante angazhimit te partive per te arritur rezultate maksimale.


Ne sherbim te kesaj, nje procedure teper delikate eshte dhe perzgjedhja e kandidateve. Nga te dyja krahet, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita, informacioni per kandidatet eshte shume i paket dhe i rezervuar. Gazeta Shekulli ka mundur te siguroje listen e kandidateve per te gjitha bashkite dhe komunat kryesore ne vend.

Kur na ndajne vetem pak dite nga zyrtarizimi i kandidaturave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, partite politike kane zgjedhur te presin momentin e fundit per ti bere publike ato. Nga ana tjeter, mazhoranca dhe opozita jane ne fazen e fundit te percaktimit te zonave me aleatet e tyre.


Sfida e ardhshme elektorale nuk ka kursyer as deputetet per ti nxjerre ato perballe kundershtarit politik ne zgjedhjet e 8 majit. Deri me tani, tre deputete, dy nga Partia Socialiste dhe nje nga Partia Demokratike priten te jene pjese e gares per zgjedhjet e ardhshme vendore. Socialistet kane perfolur emrin e deputetit lezhjan, Gjok Jaku, per tu perballur me kandidatin e LSI-se, Fatos Tushaj per Bashkine e Lezhes.


Selia roze ka menduar qe te nxjerre dhe deputetin e qarkut te Fierit, Fatos Tushe per te kandiduar per Bashkine e Lushnjes perballe kandidatit te LSI-se, Albert Sanxhaku. Ndersa demokratet do te kandidojne per Bashkine e Vlores deputetin e ketij qarku, Ardian Kollozi perballe kryebashkiakut aktual socialist, Shpetim Gjika.
Beteja me e forte elektorale pritet te jete ajo e kryeqytetit. Vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, njeheresh drejtues i bashkise me te madhe ne vend, nuk ka mohuar kandidimin e tij per zgjedhjet e ardhshme elektorale. Madje, socialistet kane testuar deri me tani disa figura politike per kryeqytetin si Pandeli Majko, Eduard Shalesi apo Erion Veliaj.


Deri me tani, kreu i Opozites se Bashkuar, Edi Rama, duke iu referuar edhe sondazheve te brendshme te socialisteve eshte kandidati i tyre me potencial. Ndersa nga Partia Demokratike, per Bashkine e kryeqytetit eshte lancuar ministri i Brendshem, Lulzim Basha, i cili ka filluar te paraqitet ne publik me nisma qe i sherbejne komunitetit te Tiranes.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit