Publikuar me : 15.07.2011 Ne :
Politike - 159 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Albana Mustafaraj
Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses së saj Albana Mustafaraj, pas deklaratave të selisë rozë, thekson se kryesocialisti Edi Rama humbi katër gara në Tiranë dhe se ky ndëshkim, sipas saj, është përgjigjja e qytetarëve.
Zëdhënësja e PD-s nënvizoi faktin se është lideri socialist ai që nga fillimi i procesit zgjedhor i ka bërë presion KQZ dhe më pas Kolegjit Zgjedhor dhe këto sulme, kanë vijuar më tej dhe ndaj familjarëve të kryeministrit Berisha.
Mustafaraj duke theksuar faktin se tashmë qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre, deklaroi se PD është e angazhuar të mbrojë pavarësinë e institucioneve ligjore.