Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PD sfide PS, kerkon SHISH dhe buxhetin

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Politike - 177 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Mazhoranca sfidon opoziten, hedh per miratim ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror dhe ndryshimet ne buxhet


Seanca e sotme, nje maratone e vertete. Kalohen ne rendin e dites projektligjet e prapambetura


TIRANE- Mazhoranca sfidon opoziten duke hedhur ne seancen e sotme plenare amendamentet ne ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror dhe ndryshimet ne buxhetin e vitit 2010. Ne seancen e fundit per kete sesion parlamentar, Partia Demokratike do te kerkoje te miratoje ligjet qe Partia Socialiste i ka kundershtuar ashper, dhe te cilat kane krijuar nje hendek me te madh midis dy partive politike.


Ndonese opozita ka kerkuar publikimin e rendit te dites nga Kuvendi, kjo e fundit nuk e ka bere nje gje te tille, por eshte mjaftuar duke nxjerre lajmerimin se seanca plenare do te filloje ne oren 9 00. Lidhur me veprimtarine e sotme te parlamentit mesohet se do te kalojne ne rend te dites te gjitha pikat qe nuk u shqyrtuan seancen e kaluar, duke shtuar ketu miratimin e ndryshimeve ne buxhetin e shtetit.


Por tema me e rendesishme ne politiken shqiptare te ketij viti, miratimi i komisionit hetimor te zgjedhjeve, nuk pritet te hidhet ne votim ne seancen e fundit te ketij sesioni.

Seanca e sotme do te jete nje maratone e vertete, ku pritet nje debatet i ashper midis deputeteve per ceshtjen e SHISH. Megjithese eshte lene qe ky ligj te kaloje per miratim ne shtator, mazhoranca do te kete nje tjeter skenar per ndryshimet.


Mesohet se Partia Demokratike do te terheqe ligjin e SHISH dhe do te lere per votim vetem amendamentin e propozuara nga deputeti demokrat, Fatos Hoxha. Sipas ketij amendamenti, drejtori aktual i Sherbimit Informativ Shteteror do te duhet qe te shkarkohet pas gjashte muajsh dhe se emerimi i tij behet 6 muaj pas hyrjes ne fuqi te ligjit.


Ndersa per zevendesdrejtorin amendimi i ri parashikon nje periudhe me te shkurter, tre muaj nga hyrja ne fuqi e ligjit. Deri me tani jane shprehur kunder ketij ligji kater deputetet e LSI, Fatmir Mediu i PR dhe Dashamir Tahiri e Shpetim Idrizi te PDU. Por kundershtimi i ketyre shtate deputeteve do te kishte vlere vetem nese ata votojne kunder ligjit.


Ne rast se ata abstenojne, mund te konsiderohet nje vote pro per PD-ne pasi per ndryshimin e ligjit duhen vetem votat e gjysmes se deputeteve te pranishem ne sallen e Kuvendit. 67 deputetet qe i mbesin mazhorances mjaftojne per te kaluar ndryshimet ne ligjin e SHISH.


Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se do te jene te pranishem deri ne fund te seances se sotme plenare dhe do te marrin pjese vetem duke dhene voten e tyre kunder ndryshimeve ne SHISH. Per sa i perket ligjeve te tjera, deputetet e PS nuk do te marrin pjese ne votim.


Nje tjeter ligj qe do te sjelle debate ne Kuvend do te jete dhe ai i shkurtimit te shpenzimeve te shtetit per 6-mujorin e dyte te ketij viti. PS i ka kundershtuar ashper keto ndryshime, ndersa PD eshte e vendosur ne miratimin e tyre. Ndryshimet synojne mbajtjen nen kontroll te nivelit te borxhit publik dhe deficitit buxhetor.


Per sa i perket borxhit, qeveria parashikon vetem mbajtjen e tij ne nivelet e 59.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto, ndersa parashikon nje deficit 3.1 per qind ose 38 miliarde leke.


Gjithashtu, parashikohet shkurtimi i shpenzimeve me rreth 39 miliarde leke, nga te cilat 20 miliarde jane ne zerin e investimeve si dhe ulja e nivelit te te ardhurave me rreth 27 miliarde leke. Me ulje gjithashtu parashikohen edhe te ardhurat nga pushtetit vendor, ku nga rreth 21 miliarde qe ishin parashikuar ne fillim te vitit, tashme jane ne nivelin e 15.5 miliarde lekeve.


Por, sipas opozites, keto shkurtime jane te pamjaftueshme per te kaluar krizen. Deputetet e majte kane paralajmeruar se deri ne fund te vitit buxheti do te ulet serish pasi masat e marra jane te pamjaftueshme.


Nder ligjet qe priten te miratohen eshte ligji per ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Administrative. Ne rend dite eshte edhe ndryshimi i shtate Kodeve por kjo gje nuk ka gjasa te ndodhe pasi duhen 84 vota. Kodet qe pritet te votohen jane ligji per Kodin Civil te Republikes se Shqiperise; ligji per Kodin Penal; ligji per Kodin Hekurudhor; ligji per Kodin Doganor; ligji per Kodin Ajror; ligji per Kodin Rrugor dhe ligji per Kodin Detar.


AXHENDA E SEANCES SE SOTME NE KUVEND

Diskutime per ceshtje jashte rendit te dites (deri 60)
Projektligj per disa ndryshime ne ligjin e buxhetit 2010.
Projektligj Per gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtesise Administrative.
Projektligje Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise, te ndryshuar.
Projektligji Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8391, date 26.10.1998 Per Sherbimin Informativ te Shtetit te ndryshuar.
Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7850, date 29.7.1994 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise, te ndryshuar.
Projektligje Per disa ndryshime she shtesa ne ligjin nr. 8378, date 22.7.1998, Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9317, date 18.11.2004 Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise.
Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8449, date 27.01.1999 Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar.
Projektligj Per nje shtese ne ligjin nr. 10.040 date 22.12.2008 Kodi Ajror i Republikes se Shqiperise.
Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9251, date 8.7.2004 Kodi Detar i Republikes se Shqiperise.
Interpelance me Zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme, kerkuar nga deputeti Ditmir Bushati.

Deputeti Eduard Shalsi akuzon ministrin e Mbrojtjes dhe denoncon nje tjeter abuzim me nje shkolle ne Kamez


PS Imami genjen, ska VKM per Fushen e Aviacionit

TIRANE - Deputeti i Partise Socialiste, Eduard Shalsi, deklaroi dje se ministri i Mbrojtjes, Arben Imami genjen hapur ne lidhje me tentativen per te shitur zonen e njohur si fusha e aviacionit ne kryeqytet. Arben Imami, Alarmit per te hequr dore nga privatizimi i fushes se Aviacionit, iu pergjigj me nje genjeshter te madhe, duke paraqitur nje vendim te Keshillit te Ministrave, qe askush nuk po arrin ta gjeje, sepse nuk ekziston asnje vendim i tille.


I ndodhur prane ish-repartit ushtarak 3030 ne koder Kamez, te cilin prej kohesh Bashkia e Tiranes e ka kerkuar per te ndertuar nje shkolle, zyrtari socialist beri akuzen e radhes ndaj qeverise.


Sipas deputetit socialist, ndersa i gjithe ky komunitet kerkon te shohe nje shkolle ne kete vend, dora e Imamit, me urdher te Priftit, per llogari te Sali Berishes, kerkon ta shese duke e nxjerre ne listen e objekteve per privatizim, sic eshte ne njoftim. Shikoni cfare hipokrizie, tjeter rast flagrant.


Nga njera ane kerkojne me shume shkolla, nga ana tjeter nxjerrin ne shitje troje te destinuara per shkolla. Ky eshte projekti - shkolle te standardeve evropiane.


Nje tjeter thirrje ketyre qeveritareve te uritur per te gllaberuar prona publike, te destinuara per parqe, lulishte, kopshte, cerdhe, shkolla. Hiqni dore ose perndryshe do te perballeni me rezistencen tone te vendosur dhe me rezistencen e ketyre komuniteteve.


Ne do zhbejme cdo privatizim abuziv e korruptim, paralajmeroi nenkryetari i grupit Parlamentar socialist, Eduart Shalsi. Prej kohesh selia roze po denoncon publikisht qeverine lidhur me pronat qe po nxjerr ne shitje. Nje rast i tille ishte edhe nxjerra ne shitje e Fushes se Aviacionit, ne zonen e Laprakes, ku ministria e Mbrojtjes pretendon se ka nje vendim qeverie per te, ndersa socialistet thone se nuk ekziston nje i tille.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit