Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PD uron komunistet kineze per 90-vjetorin e partise, fsheh urimin

Publikuar me : 07.07.2011 Ne : Politike - 157 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ambasadori shqiptar në Kinë


Partia Demokratike Shqiptare i ka çuar urimet e saj Partisë Komuniste të Kinës e cila më 1 korrik festoi krijimin, duke vlerësuar arritjet e Kinës nën drejtimin e saj.

“Urimet më të mira me rastin e festës, 90-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës”. Kështu Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur një parti-simotër të saj në Azi, edhe pse është anëtare e partive popullore të qendrës së djathtë, por ky fakt nuk është bërë publik nga selia blu. “Të gjitha sukseset dhe arritjet e mëdha të popullit kinez erdhën nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës. Domethënë, Partia Komuniste e Kinës e feston 90-vjetorin e saj me kontributin e madh që ka dhënë në drejtimin e zhvillimit të Kinës”, këto fjalë i takojnë ambasadorit të Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës.

Në prillin e këtij viti, Xhani shkoi në Kinë për herën e dytë si ambasadori i Shqipërisë në Kinë. Ai është diplomat në karrierë, ndërsa përpara se të emërohej si ambasador në Pekin, ka mbajtur postin e shefit të protokollit të kryeministrit Sali Berisha. Xhani thotë se pas largimit nga Kina herën e kaluar, ai ndoqi me vëmendje zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme. Këtë herë, ai kthehet në Pekin duke prekur përparimet e arritura nga Kina dhe populli kinez në fusha të ndryshme. Xhani theksoi se “jo vetëm që vij për herën e dytë mund të ndiej ndryshimet në zhvillimin e Kinës, por edhe ata që vijnë për herë të parë mund të ndiejnë çudi për nivelin modern. Zhvillimet e vrullshme të Kinës kanë bërë jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe Kina luan një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare”. Xhani përmendi se vitin e kaluar anëtari i byrosë politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Liu Yunshan, vizitoi Shqipëri dhe u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit