Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

PDIU kërkon pezullimin e përpunimit të të dhënave të censusit për kombësinë. Në një deklaratë të saj, PDIU vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element antikushtetues përbën një standard të ri që duhet të zbatohet si në kuadrin ligjor apo rregullativ, edhe në veprimtarinë e institucioneve të caktuara.
“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element antikushtetues, është një vendim historik për ndërtimin e shtetit shqiptar dhe një shoqërie moderne, të orientuar kah vlerat më të mira njerëzore, të themeluar në barazinë e qytetarëve para ligjit dhe shtetit, dhe jo në diferenca të sforcuara, apo imagjinare mes tyre”, thekson PDIU në deklaratën e saj.
Sipas saj, “Shqipëria nëpërmjet këtij vendimi rendit veten mes shteteve ku barazia e qytetarit para ligjit është në bazë të ligjshmërisë së tij. Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese praktikisht e shpall procesin e regjistrimit si antikushtetues, për pjesën e deklarimit të kombësisë. Kjo duhet të shtyjë institucionet përgjegjëse të ndalojnë automatikisht përpunimin e atyre të dhënave të procesit të regjistrimit për atë që është quajtur deri para vendimit të Gjykatës Kushtetues”.