Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Rajoni - 23 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bjellorusia duhet të heqë dënimin me vdekje. Ka qënë kjo kërkesa e parashtruar nga PE, duke miratuar në të njëtën kohë dhe një rezolutë.
Parlamenti Europian ka miratuar një rezolute, në të cilën dënon dënimin me vdekje në Bjellorusi dhe i kërkon vendit që të miratojë një moratorium në lidhje me këtë praktikë.
Ligjvënësit e BE-së, që u takuan në Strasburg i kërkuan regjimit bjellorus që të falë Dmitri Kanavalaun dhe Ulaxhislau Kavalioun, të dy të dënuar me vdekje në muajin nëntor.
Mbi ta rëndon akuza e thurjes së komplotit për shpërthimin në një metro në Minsk, ku mbetën të vdekur 15 persona në muajin prill të vitit të kaluar.
Jo vëtëm kaq, por në përmbajtje të tekstit, një thirrje i drejtohet autoriteteve të Bjellorusisë që të “kryejnë një hetim të plotë, korrekt dhe të pavarur”, në lidhje me shpërthimin.