Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PE Ndalni sulmet ndaj Topit, Prokurores dhe SHISH

Publikuar me : 12.12.2011 Ne : Politike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian Viktor Boshtinaru ka dalë dje në mbrojtje të presidentit Bamir Topi, SHISH-it dhe Prokurorisë duke cilësuar akuzat e hedhura nga PD si shumë të dëmshme për Shqipërinë. “Jam këtu si mik i shqiptarëve, mik i Shqipërisë, por besueshmëria e funksionimit të institucioneve demokratike në vend është e vonuar. Ky funksionim cenohet nëse dikush që ka funksion të lartë, thotë që Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Presidenti i Republikës, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror janë të përfshirë në një grusht shteti. Pra, ky informacion është zyrtar, kështu që më duhet t’ju them që gjëra të tilla të paramendohen. Në qoftë se dikush flet për një grusht shteti dhe akuzon, i takon që kjo situatë të qartësohet. Pra, mendoj që kjo gjë është shumë e rëndësishme”, tha eurodeputeti. Ai kërkoi nga kryeministri Berisha, si njeriu që ka bërë deklaratat, që të paraqesë provat për ato që ka thënë pasi këto akuza nuk mund të hidhen në erë.

Nënkryetari i delegacionit zbardhi edhe një pjesë të diskutimit të zhvilluar me kreun e shtetit: “Do të doja ti referohesha deklaratës së presidentit. Presidenti na tha dje që Radio dhe TV shtetëror sillen në mënyrë të njëanshme. Ata janë shumë të njëanshme. Pra flasim për një deklaratë të bërë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Kështu që unë e mbaj parasysh këtë deklaratë, sepse presidenti është simbol i vendit tuaj. Kështu që mendoj se liria është çështje shumë e rëndësishme”.

Gjatë takimit me palën shqiptare, eurodeputetët kanë konstatuar një frymë bashkëpunimi, e cila vihet re sa herë që në horizont shfaqen ndërkombëtarët. “Kam një pyetje, nëse të gjithë e mirëpresin. Nëse jeni kaq mirë pse Shqipëria është kaq vonë, pse keni humbur dy vjet?! Duket se Këshilli i BE, do ta shtyjë statusin kandidat deri në mars për disa vende të Ballkanit, pasi kanë bërë më mirë se Shqipëria. Vendi juaj është ende duke pritur. Pra, është një problem dramatik, pse kaq vonë?! Pyetja tjetër a do jetë i qëndrueshëm ky proces, jo vetëm me fjalë të mira, por edhe duke zbatuar çdo gjë”,- tha ai duke iu referuar të shkuarës që marrëveshjet kanë mbetur vetëm në letër.

 

Shqipëri-BE, pas tre dështimesh miratohet rezoluta

Pas tre përpjekjeve të mëparshme të dështuara, Komiteti ndërparlamentar Shqipëri-BE arriti dje që të miratojë një rezolute te përbashkët. Në draftin me gjashtë pika shprehet angazhimi i palëve për përshpejtimin e reformave me qëllim integrimin e vendit. Duke përshëndetur konsensusin e arrit ndërmjet palëve pas më shumë se dy vite krizë politike, deklarata rekomandon konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe në veçanti të sistemit të drejtësisë për një luftë kundra korrupsionit. Edhe pse mbledhja u shoqërua me debate dhe replika ndërmjet palëve, deklarata mori pëlqimin e palëve.

 

6 pikat e rezolutës

1. Vendi mund të bëjë një përparim thelbësor në përmbushjen e 12 fushat kryesore prioritare, për të cilat avancimi përshkruhej me shqetësim si i kufizuar në raport-progresin 2011.

2. Shpreh kënaqësinë në lidhje me marrëveshjen e fundit midis partive politike shqiptare për të ri-filluar punën e rregullt parlamentare; inkurajon të gjithë aktorët politikë të bashkojnë forcat në funksion dhe mbështetje të reformave të integrimit, në frymën e pajtimit dhe me konsolidimin e zbatimin rigoroz të marrëveshjes, të gjithë aktorët politikë të fitojnë besueshmërinë.

3. Mirëpret zhvillimet në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka filluar puna e përbashkët për reformën zgjedhore dhe rishikimi i Rregullores së Parlamentit, së bashku me kalendarin për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, ku aktualisht janë miratuar katër të tillë.

4. Konsideron se reforma në sistemin gjyqësor, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë parakushtet kryesore për integrimin e Shqipërisë

5. Përshëndet faktin se Shqipëria ka ruajtur rritjen ekonomike, pavarësisht krizës globale financiare dhe në të njëjtën kohë thekson rëndësinë e garantimit të disiplinës fiskale dhe vazhdimin me reformat makro-ekonomike.

6. Pranon se marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me vendet fqinjë janë të rëndësishme dhe kontribuojnë për stabilitetin e Evropës Juglindore

 

 

Fajon: Azilet, rrezikoni kthimin e vizave

Eurodeputetja Tanja Fajon shprehu shqetësimin për një pezullim të mundshëm të vizave me Shqipërinë. Sipas zyrtares së lartë të Bashkimit Europian, numri i qytetarëve që kërkojnë azil në vendet europiane është tejet i lartë dhe se ambasadorët e këtyre vendeve kanë shprehur shqetësimin për falsifikimin e dokumenteve për azil. “Do të ishte një katastrofë e vërtetë për qytetarët shqiptar nëse Shqipëria do të vendoset si pjesë e listës së zezë, nëse do të bëhet ndonjë pezullim për heqjen e lëvizjes së lirë të shqiptarëve. Kemi kërkesa shumë të larta të azil kërkuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që dje kemi folur me ambasadorë të vendeve të BE-së, të cilët janë shprehur për shqetësimet e tyre për sa i përket numrit të lartë të personave që kërkojnë azil dhe të personave që japin dokumente të falsifikuara për dëshmi se janë në gjakmarrje”,- tha Fajon.

Sipas saj vendet e Ballkanit perëndimor kanë ende problem me korrupsionin dhe me nivelin e luftës kundër krimit të organizuar. Sipas saj , Shqipëria ende nuk ka plotësuar kriteret e vendosura dhe se do të duhet ende shumë kohë. “Zgjerimi po bëhet i ndërlikuar. Kërkesat janë shumë të larta. Krimi dhe lufta kundër kurrupsionit, kemi vendos masa të reja. Në kapitullin 23 dhe 24 që përfshin gjyqësorin, qytetarët, lirinë e shprehjes do shihen me vëmendje, u shpreh Fajon. Një tjetër shqetësim i ngritur nga eurodeputetja për vendin tonë ka të bëjë me nivelin e lirisë së medias.

 

Ditmir Bushati

“Jo për të mirën e opozitës shqiptare, as në kurriz të qeverisë shqiptare por në funksion të shtetndërtimit, në funksion të një axhende, e cila duhet të jetë një axhendë e përbashkët. Aq i rëndësishëm është ky moment për tu kuptuar nga të gjithë saqë nuk duhet të na bëjë as që të shfaqemi triumfalist ndaj njëri tjetrit, as të shfaqemi disfatist, por të kuptojmë se si mënyra që do duhet të adresohen prioritetet e BE, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëhet nëpërmjet një procesi politik që ka dakordësinë e aktorëve kryesorë. Është kjo arsyeja pse në Progres Raportin thuhet qartë që ky plan veprimi mbetet ende i pa miratuar në parlament. E fundit, po jo më pak e rëndësishme që i ka munguar këtij procesi është monitorim sistematik mujor nga KE për çdo prioritet”.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit