Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një i burgosur që vuante dënimin në burgun e Peqinit nuk është kthyer në burg pas përfundimit të lejes dyditore. Lulzim Paja, 37 vjeç, kishte marrë 2 javë leje te autoritetet e burgut, për të shkuar te familjarët e tij.
Por, pas përfundimit të këtij afati, Paja nuk është rikthyer në vendin e vuajtjes së dënimit dhe kjo ka bërë që autoritetet e burgut të denoncojnë rastin në polici.
Mësohet se 37-vjeçari Paja ishte dënuar me 17 vjet burg për vrasje, ndërsa i kishin mbetur edhe dy vite.
Policia ka nisur kërkimet për të dënuarin, të cilat janë përqendruar tek të afërmit dhe miqtë e 37-vjeçarit.