|
Pergjaket fundviti, 3 krime brenda 18 oreve ne Shqiperi
Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Kronike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
DURRËS
Rrethi i Durrësit është tronditur ditën e sotme teksa krimi në familje ka goditur sërish. Vlash Gorea ka plagosur me sopat të birin 28 vjeç Artan Gorea. I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa burime nga policia bëjnë të ditur se ai është qëlluar me sopat në kokë. Policia njoifti gjithashtu se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes prindërve dhe djalit të tyre Artan Gorea. Babai i cili dyshohet të jetë edhe autori i ngjarjes ka rënë në prangat e bluve të Durrësit.
TIRANË
Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e djeshme në Kamëz ndërkohë që policia njoftoi se në pranga është vënë bashkëpunëtori i vrasësit, Kastriot Balla 34 vjeç. Balla sëbashku me oficerin e policisë ushtarake Kujtim Prenga, 40 vjeç vranë në ambientet e Disko “OMEGA”-s 28-vjeçarin Mandi Pashk Prenga. Policia po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë ndërkohë që autori dyshohet ta ketë vrarë të riun me armën e shërbimit.
ELBASAN
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarrin në qendër të qytetit të Elbasanit. Ilir Rexhepi ka mbetur i vdekur si pasojë e plumbave të marrë në trup në një kohë kur gjendej brenda makinës së tij. Policia ende nuk ka ndonjë emër për autorin e kësaj vrasje por ka shoqëruar disa persona. Mësohet se 40-vjeçarishte pronar i një force private për sigurinë personale.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 28 here.
Bombola gazi / Foto arkiv
Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër.
Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|