Publikuar me : 19.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 75 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Nga Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë së Vlorës
Letrën tënde e lexova,
o poet’ i vegjëlisë
ta lexonin urdhërova,
gjithë zyrat e Bashkisë
Jam dakord me çfarë më thua
Monument’i Pavarësisë,
nuk më përket vetëm mua,
është i gjithë Shqipërisë
Po s’besoj këtu në Vlorë
të qaset dor’e të ligut,
domethënë ajo dorë
që hoqi heronjtë e Vigut
S’besoj të na vijë në derë,
simboli pis i të zezës,
dora që hodhi në erë,
monumentin tonë të Pezës
Ti shkruan vargje të rrallë,
ti në kokë i bie hallit,
me ç’po shoh i vijnë vërdallë,
edhe vetë ‘Smail Qemalit
Gur mbi gur bëhet kalaja,
në një ditë jo nuk ndërtohet,
gurët t’i heqësh pastaja,
siç u ngrit, ajo rrëzohet
Pra nuk është problem i vetëm
Monument’ i Pavarësisë,
shumë gurë këta po heqin
në kështjellë të historisë
Po të ecin me kët’ ritëm
e gjithë bota do na talli
se në fund këtu do mbeten
veç Berisha e Topalli
Por me Vlorën kot e kanë
se nuk shuhet historia
këtu në Shesh të Flamurit
është ngjizur shqiptaria
Me vargje ca fjalë t’i thashë
në këmbim të polemikës
këtë herë e ngjeva penën
në traditë të Xhebro Gjikës
Shënim i redaksisë: Kjo përgjigje në vargje e kryebashkiakut të Vlorës është për poezinë e Arben Dukës “Letër Shpëtim Gjikës” botuar dy ditë më parë në këtë rubrikë