Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Perkthehet ritmi i brendshem?

Publikuar me : 14.05.2011 Ne : Kulture - 406 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kur shqyrtojme perkthime te letersise artistike, ne te shumten e rasteve perqendrohemi te saktesia e bartjes se kuptimeve. Vec kesaj vleresojme edhe komponente te tilla si pasurine e gjuhes shqipe, arsenalin e perkthyesit ne fjale te rralla, te vjetra ose edhe neologjizmat e krijuara prej tij.


Ne keto analiza shpesh harrojme te hetojme ate qe quhet ritem i brendshem i nje teksti. E vleresojme po, ne nje poezi, sepse ketu ritmi eshte me i dukshem, vecse edhe ne shqyrtimin e perkthimit poetik, analizat perqendrohen me shume te ridhenia e rrokjeve, rimave, aliteracioneve te origjinalit por jo te ritmi i brendshem ose i fshehur i poezise. Ndersa ne proze mjaftohemi e shumta me nje gjykim si perkthimi tingellon shume bukur, ose rrjedh, ose ngec.


Duhet pranuar qysh ne krye se eshte e veshtire te zberthesh ose te pershkruash ritmin e brendshem te nje teksti, si ne proze ashtu dhe ne poezi. Ne pergjithesi duhet te heqim dore ne keto analiza nga fjale si atmosfere, bukur, shkelqyer, varfer etj.. Edhe pse ky ritem eshte shpesh vete personaliteti i shkrimtarit, d.m.th. dicka teper komplekse, ai pergjithesisht mund te rroket nga veshtrimi yne, sadoqe vec ne vijat e tij kryesore.


Dicka me e thjeshte eshte analiza ne rastin e poezise. Poezia jeton ne saje te muzikalitetit dhe ritmit dhe kjo vlen si per poezine me varg te rregullt, ashtu edhe per ate me varg te lire. Padyshim qe elemente te jashtem te ketij ritmi jane numri i rrokjeve, i kembeve te vargut dhe pozicioni i tyre, lloji i rimave nese ka te tilla, aliteracionet etj.. Por eshte edhe nje loje e brendshme zanoresh e diftongjesh, bashketingelloresh e togfjaleshash qe eshte e veshtire te pershkruhet me skema dhe natyrisht edhe me e veshtire ne mos e pamundur te perkthehet besnikerisht.


Mendoj qe puna e pare e perkthyesit te letersise artistike, pasi jane zberthyer gjithe kuptimet e veshtira e te fshehura, eshte leximi me ze i tekstit. Ky lexim do te na e jape vetiu muzikalitetin e jashtem e te brendshem, ritmin e jashtem e te brendshem te tij.
Le te marrim si shembull te perkthimit te poezise nje tekst romantik, qe eshte bere i famshem ne shqipe fale perkthimit te Fan Nolit poemen Scanderbeg te Henry Wadsworth Longfellow-t nga libri i tij poetik Tales of a Wayside Inn (Rrefimet e nje bujtine ane udhe). Ja hyrja e ketij poemthi

The battle is fought and won
By King Ladislaus the Hun,
In fire of hell and deaths frost,
On the day of Pentecost.
And in rout before his path
From the field of battle red
Flee all that are not dead
Of the army of Amurath.


Noli shqiperon
Lefton luften dhe fiton
Mbreti Ladisllav gjemon,
Djek si Ferr, si vdekje pret
Diten e Rushajevet,
Dhe nga fush e kuqe gjak
Iken, rent perpara tij
E Muratit ushteri
Qe shpetoj e sra ne lak.


Noli ka ruajtur shtaterrokeshin e origjinalit, qe eshte edhe ne shqip shtaterrokesh. Gjithashtu edhe rimat shkojne sipas skemes se origjinalit aa-bb-cddc. Vetem se ai ka ndryshuar theksat e vargut, apo kembet e tij Ndersa Longfellow ka tri theksa per varg, shqiperuesi perdor dy, duke i shkuar pas tradites se poezise shqipe, por dhe fonologjise se fjaleve shqipe qe e kane theksin pergjithesisht ne rrokjet e parafundit, kurse anglishtja ka shume fjale njerrokeshe dhe theks ne rrokjet e para kur fjalet jane disarrokeshe; ne origjinal e kemi theksin e pare qe ne krye, te rrokja e dyte dhe krejt vargu eshte The báttle is fóught and wón, te shqiperimi theksi i pare eshte te rrokja e trete pra te lúften Lefton lúften dhe fitón.


Vec kesaj Noli luan me aliteracionet, ku ka qene vertet mjeshter, me shume se vete Longfelloe. Ne dy vargjet e para mbizoterojne zanoret e mesme (apo te erreta) o dhe u, ne dy vargjet e dyta mbizoteron zanorja e celet e perparme e Djek si Ferr, si vdekje pret. Kujtoj edhe sot si dje, atehere 12-vjecar, qe i shkova per here te pare ne shtepi Skender Luarasit, shqiperuesit me emer, pasi do fillonte te me mesonte anglishten, kur ky nisi te me recitonte Longfellown ne origjinal, pastaj ne shqiperimin e Nolit; dhe ne fund me pyeti Nuk eshte me bukur shqip?


Me sa duket celesi i muzikalitetit te Noli ishin pikerisht fjalet e kthjelleta shqipe, rimat e sakta dhe aliteracionet e shumta qe ka shtene ai ne kete perkthim, sikurse ka bere edhe me shqiperimet nga Poe ose nga Omar Khajam.


Mirepo vjen e behet me e veshtire ceshtja e perkthimit te poezise se shkruar prej fillimit te shekullit 20 e kendej, kur lindin forma e tipe poetike te panjohura me pare nga ekspresionizmi te dadaizmi te poezia konkrete, futuriste, hermetike etj. etj., ne njefare menyre poezia u be gjithmone e me e nderlikuar, teksa tentoi te hyje ne skutat me te erreta te nenvetedijes, ne endrrat dhe fantazite me te cartura, aq sa perkthimi i saj shpesh u quajt i pamundur.


Nje nga poetet, njekohesisht teoricienet me te shquar te perkthimit ne shekullin 20, Ezra Pound dallonte ne teresi tri tipe poezish te melopoeia mbizoterojne sipas tij cilesite muzikore te fjaleve qe percaktojne formen e kuptimit; me phanopoeia ai quan poezite ku mbizoteron krijimi i imazheve, ndersa logopoeia pershkruan vallezimin e intelektit ndermjet fjaleve.


Prej ketyre tri kategorive vetem phanopoeia-n Poundi e quan te perkthyeshme. E pra mund te riprodhojme imazhet apo tablote e origjinalit ne gjuhen tone, por me mire te mos i hyjme perkthimit te muzikalitetit ose perkthimit te lojerave te fjaleve ne vargje, qe mund te jene edhe p.sh. nje vershim i perroit te ndergjegjes te shkrimtarit ose trajtat e pakapshme te nje endrre.


Ne prozen narrative (dhe proza eshte me se shumti narrative) ceshtja e ritmit te brendshem dhe e perkthyeshmerise se tij eshte me pak e nderlikuar. Kemi perhere diku nje tregimtar, te perfytyruar ne imagjinaten e lexuesit. Madje ne as nuk pyesim se ku ndodhet tregimtari, duke e bere a priori marreveshjen qe ngjarja eshte e vertete si fiksion. Tregimtari mund te jete krejt jashte ngjarjes, i paanshem i padukshem.


Por ai mund te jete vezhgues i saj, e zeme si kronikan i nje lufte, ose thjesht banor i paanshem i nje vendi ku ndodh nje histori. Mund te jete edhe personazh kryesor i ngjarjes, e zeme Robinson Kruzoja ose Guliveri, qe do te na beje te besoje se ndodhite i ka perjetuar me te vertete e po na i tregon tani pike per pike sic kane ngjare. Mund te jete riprodhues i nje kronikani, sic ben Cervantesi qe gjoja historite e Don Kishotit i ka marre nga njefare Sid Hamid Benhalili. Mund te jete njeri nga personazhet e ngjarjes (apo ngjarjeve rreth nje historie), edhe krejt dytesor.


Por mund te jete edhe dicka nga te gjitha keto, sikurse ka bere James Joyce-i tek Uliksi, ku here rrefen ne veten e trete e here kalon ne veten e pare pa kurrfare pengese, here distancohet nga personazhet duke treguar veprimet e perjetimet e tyre, here futet krejt nen lekuren e tyre duke u rrekur te jape perroin e ndergjegjes se tyre, pak a shume sic ndodh me secilin nga ne ne jeten e perditshme me rrjedhat e imazheve dhe fjaleve qe na shoqerojne nga mengjesi ne darke e me pas ne endrra.


Nga te gjitha keto pikeveshtrime autori mund te na flase me tonalitete te ndryshme; rrefimi mund te jete i ftohte, thjesht relatues, sic ben vartesi per eproret e tij, e zeme sikurse ben Kafka te Kolonia ndeshkimore, te Ndertimi i murit kinez, te Relacion per nje akademi etj., etj.. Mund te jete pasionant, gati i shkrire te personazhet e tij, sikurse eshte Stendali te E kuqja dhe e zeza ose Manastiri i Parmes. Mund te jete po aq empatik, pra i bashkendjeshem, por me doza te forta ironie e satire te brengosur sikurse eshte Gogoli te Tregimet e Peterburgut ose te Shpirtrat e vdekur.


Mund te kete tonalitetin e rrefimit biblik, sic ben Tomas Manni te tregimi i gjate Ligji ku tregon se si i priu Moisiu popullit te tij drejt Tokes se Premtuar.
Menyrat e rrefimit te historive jane te shumta dramatike, lirike, profetike, ironike, burokratike Rendesi ka qe ne si perkthyes, ta percaktojme qysh ne krye se si eshte kjo menyre te rrefyeri, cili eshte ritmi i brendshem i nje proze, madje bejme mire te gjejme epitete me te pershtatshme qe e pershkruajne ate, pasi kjo do te na ndihmoje te marrim edhe ne pozicionin e duhur gjate perkthimit.


Shpeshhere ndihemi ngushte, sepse jemi ndoshta perballe nje proze sic nuk e kemi njohur ne gjuhen shqipe, ende te parrahur ose eksperimentuar nga shkrimtaret dhe shqiperuesit tane me te mire. Por shume here te tjera ndodh qe ti kemi modelet. Bie fjala tregimet e Kutelit kane intonacionin e rrefimtarit popullor qe eshte ulur ane oxhakut ne nje nate te gjate dimri dhe tregon e tregon per mysafiret e tij. Ne skicat e Migjenit kemi simpatine dhe empatine, dhimbjen e thelle te shkrimtarit per krijesat e tij, per mjerimin e tyre.


Te nje roman si Odin Mondvalsen i Kasem Trebeshines kemi ndergjegjen e gjymtuar te nje te semuri/burgosuri politik ku alternohen mjeshterisht gjendjet e kthjelleta me ato te turbulluara mendore, te Kronike ne gur e Kadarese kemi te rriturin qe luan me fantazite e dikurshme te femijes, te Dranja e Martin Camajt kemi nje proze poetike-simbolike qe flet vetem me metafora, te satirat e fundit te Ardian Vehbiut 66 rrefimet e Maks Gjerazit kemi nje kronikan absurd situatash absurde qe pillte diktatura hoxhjane. E keshtu me radhe vec gjuhes shqipe eshte edhe vete historia e re e letersise sone ajo qe shume here nuk na le ne balte kur kerkojme modele strukturore per te ridhene ritmin origjinal te shkrimtarit ne shqiperim.


Sidoqofte duhet ta pranojme qe aftesite individuale te nje perkthyesi, sado te mire, jane te kufizuara. Eshte e pamundur qe ai te marre role te pafundme, per tju pergjigjur menyrave te pafundme narrative si ato qe cekem me siper. Ndaj do sdo, njehere do te bjere ne nje nga mekatet me te medha te perkthimit individualizimin e shqiperimit nen vulen e tij personale, nderkohe qe kjo vule mundesisht nuk duhet te nxjerre krye aspak.

Keshtu qe rruga e vetme per te patur sa me shume prozatore te mire te bartur ne gjuhen shqipe eshte pergatitja e sa me shume perkthyesve te mire, te ndryshem nga njeri-tjetri. Pasi tek e fundit ai qe perkthen Rabelais-ne nuk duhet te jete po i njejti qe perkthen Proustin, Boccaccion sduhet ta perktheje po ai qe perkthen Umberto Econ.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit