|
Permbytjet, banoret e Trushit, ende pa asnje demshperblim
Publikuar me : 19.04.2011 Ne :
Kronike - 130 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Akoma nuk e dime nese do te na jepen parate per demet e shkaktuara nga permbytjet, ndersa ka familje qe vazhdojne te jene te strehuara tek te afermit ose ne ambiente provizore, pasi banesat u kane dale jashte funksionit apo jane rrenuar.
Keshtu shprehen banore te fshatit Trush ne Shkoder, te cilet ne dhjetor te vitit te kaluar u perballen me permbytjet qe preken zonen e Nenshkodres. Sic dhe tregojne vete banoret, sipas mundesive te tyre, te ndihmuar dhe nga te aferm ne emigracion, kane mundur te rihyjne ne banesa, por ka prej atyre qe edhe pas disa muajsh qendrojne tek te aferm.
Jane 5 shtepi ne kete fshat qe jane shembur plotesisht, ose me shume se gjysma, ndersa eshte e pamundur te jetohet ne ate cfare ka mbetur. Afrim Cafi se bashku me familjen, gjithsej 7 vete, jeton tek nje oficine pasi shtepia e tij eshte shembur dhe ai nuk ka mundesi financiare te beje riparimin e saj. Ardjan Juka me 5 pjesetare ne familje e ka te shembur banesen dhe ne te nuk jetohet, ndersa Nadir Rexha ka mundur ta rindertoje disi pjesen e shembur, i ndihmuar dhe nga miq e te aferm.
Banoret e ketij fshati shprehen se jane te zhgenjyer nga premtimet per kompensim te demeve. Kane ardhur dhe kane bere vleresimet, por parate akoma nuk shihen. Ketu behet fjale per familje qe nuk kane ku te fusin koken dhe te jetojne. Nuk e dime se sa do te jete kompensimi i premtuar por ajo qe dime eshte se ato para qe thuhet se do te jepen, duhen dhene sa me pare. Ketu behet fjale per mbijetese, shprehet Drini Tula, banor i ketij fshati.
Asnje lek nuk shihet akoma. Patem shprese mos jepeshin para zgjedhjeve, se dihet se politika i shikon keto situate, por asnje lek nuk duket.
Premtuan shume qeveria e pushteti vendor, por asnje lek kompensim demesh nuk eshte marre ne kete fshat. Gjysmen e shtepise e kam te prishur dhe me veshtiresi kam mundur te riparoj gjysmen tjeter sa per te futur koken. Edhe ndihmat qe u ndane ne dhjetor kur ishim plot me uje ne shtepi e toka, ishin te pamjaftueshme.
Ne fillim u ndane mire se ishte nje komision prej 16 personash, por me pas pushteti vendor nuk i ndau drejt dhe shume prej ndihmave qe degjonim ne media se kane ardhur ne Trush, nuk dihet se ku shkonin, se ne nuk morem gje. Kemi frike se kjo do te ndodhe dhe me demshperblimet, thote Sali Ferracaku, banor i ketij fshati.
Banoret e Trushit shprehen mosbesues tek qeveria pasi asnje ndihme nuk kane marre prej tyre, ndersa jane vete keta banore qe po perpiqen te mbijetojne dhe te perballen me veshtiresi te shumta te shtuara pas permbytjeve te dhjetorit te vitit te kaluar.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 28 here.
Bombola gazi / Foto arkiv
Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër.
Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|