Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Permet, shmanget gjakderdhja mes 2 grupesh te rinjsh

Publikuar me : 29.09.2011 Ne : Kronike - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Makina e dëmtuar


Ndërhyrja e policisë së Përmetit ka bërë që të një përleshje mes dy grupe të rinj të mos kthehej në tragjedi, pas konfliktit të lindur për komentet në Facebook.  Mësohet se Ervis Isufaj, 25 vjeç, nga komuna Sukë e Përmetit, kishte goditur me grushta me 20-vjeçarin S.L, me pretendimin se e kishte sharë në rrjetin social Facebook.

Më pas, të dy të rinjtë kanë mbledhur secili shokët e tyre (njëri grup me tre veta dhe tjetri me katër) dhe janë larguar në periferi të fshatit për të “sqaruar ngjarjen”, të pajisur me shkopinj druri, gurë, leva hekuri dhe sqepar. Policia është vënë në dijeni me anë të një telefonate dhe ka shkuar menjëherë në vendin ku po përlesheshin dy grupet e të rinjve.

Ndërhyrja e efektivëve të policisë ka bërë që të neutralizohet përleshja, e më pas disa prej tyre janë shoqëruar  në komisariat e të tjerë në spital për plagosje të lehta.

Gjithashtu, sipas policisë Ervis Isufaj kishte thyer me sende të forta automjetin tip Volsvagen Golf 2, me targa Vl 81 53 C, të shtetasit S.L, që akuzonte se e ka sharë në facebook, duke i thyer fenerët , xhamat dhe kofanon  dhe ka marrë nga automjeti edhe laptopin dhe karikuesin e laptopit që përdorte S.L.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, në pranga është vënë Ervis Isufaj, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës “, si dhe të “Vjedhjes”, ndërsa ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për S.L dhe G.M, pjesë e grupit kundërshtar të Isafajt, të cilët me mjete të forta kanë plagosur lehtë tre shokët e tij. / Entela Bani

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit