DURRES - Zonat e plazhit dhe Shkozetit vazhdojne te vuajne pasojat e lageshtires ne banesa qe nga koha kur pati renie te madhe shirash, nga te cilat pati mjaft banesa te permbytura, si dhe lagje te tera te bllokuara si rezultat jo vetem i renies se shiut, por edhe i bllokimit te kanalizimeve nga ndertimet pa leje e mbi kolektore, qe kane mbyllur tubacione e puseta, si dhe bllokuar kanalet e shkarkimeve.
Kjo ka bere qe nga nje shikim viziv te konstatohet se megjithese moti eshte permiresuar, qyteti i Durresit dhe rrethinat e tij nuk i kane kaluar ende kufijte e emergjences.
Nderkaq, Shtabi i Emergjences ne Prefekturen e Durresit ka nisur te beje edhe llogarite e para persa u perket demeve te shkaktuara nga permbytja e diteve te fundit ne kete qark.
Nga verifikimet rezulton se ne rrethin e Durresit jane prekur nga permbytjet 1500 shtepi banimi, ndersa ne Kruje dhe Fushe-Kruje 600 banesa te tjera. Jane permbytur mbi 700 hektare toke bujqesore, ndersa qindra biznese jane mbyllur per shkak te demeve te medha nga uji qe ka prishur materialet e tregtimit, si dhe ne rastin e Fushe-Krujes kur i ka rrembyer dhe shpene ne det.
Te merkuren kudo shihje ne zonat e lartpermendura banesa qe ende kishin uje brenda, rruge te permbytura, zona te kthyera ne mocalishte nga dy permbytje radhazi, ujera te zeza qe pluskonin ne siperfaqe dhe mbeturina.
Kjo eshte panorama qe te ofrohet ne diten e peste te permbytjeve ne mjaft zona te qytetit bregdetar. Situate me e rende paraqitet ne zonen e plazhit, ku me dhjetera banore qe prej ditesh ndodhen te bllokuar per shkak te ujerave qe i kane te pranishme ne banesa dhe oborre.
Banoret shprehen se askush nga institucionet pergjegjese nuk e ka marre mundimin qe te shikoje situaten nga afer. Madje as miratimi i fondit prej 100 milione lekesh para pak ditesh ne keshillin bashkiak, sipas tyre, nuk i ka dhene zgjidhje situates, pasi me dhjetera banesa ndodhen ende te rrethuara nga uji dhe te permbytura.
Njoftimet thone se dhe mjaft banore jane vetevakuar ne banesa me qira, te pakten per tu mbrojtur nga epidemite. Zona e plazhit per shkak te ndertimeve te shumta gjate viteve te fundit, si dhe mungeses se investimeve eshte kthyer ne nje zone qe permbytet rregullisht ne raste reshjesh.
Nga sektori Hekurudha ne drejtim te ures se Dajlanit ekziston nje kanal i hapur, por ai nuk eshte pastruar prej vitesh duke permbytur banesat nga te dy anet e tij. Nderkohe jane evakuuar rreth 30 familje qe jane derguar ne konviktet e shkollave. Bashkia e Durresit ka filluar evakuimin e 5 familjeve ne konviktet e shkolles profesionale Beqir Çela ne Shkozet te Durresit.
Qe ne momentin e permbytjes keto familje, sipas fqinjeve te tyre, gjendeshin ne meshire te fatit, pa strehe dhe pa asnje ndihme, ndersa per ndihme emergjente deri tani jane 30 familje te tjera. Kryetari i Bashkise, Vangjush Dako, ka thene se brenda 24 oresh do te nisin punimet emergjente ne disa pika te brishta te vendeve ku ndodhin permbytje si ne Plazh, ish-Kenete, Shkozet, tek Gjykata e Apelit etj.