Publikuar me : 07.12.2011 Ne :
Kronike - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Tiranë-Fushë Krujë.
Burimet nga policia e kryeqytetit thonë se si pasojë e aksidentit, pesë persona janë plagosur, ndër to, tre në gjëndje më të rëndë shëndetësore, të cilët janë dërguar në Spitalin Ushtarak.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë, ku në këtë aksident janë përfshirë tre autovetura.
Policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet për këtë aksident.