Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Perplaset me postbllokun e policise, i gjenden 147 kg droge

Publikuar me : 31.10.2011 Ne : Kronike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Entela Bani

Një 17 vjeçar nga fshati Lazarat i Gjirokastrës ra në prangat e policisë ditën e djeshme ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Policia kishte siguruar të dhëna në rrugë operative për transportin e lëndës narkotike dhe ka zënë pritë në dalje të fshatit Lazarat. Ata kanë pikasur makinat që ka dalë nga fshati dhe kanë pritur deri sa ajo të merrte rrugën përnë Sarandë.

Gjatë kësaj kohe policia kishte ngritur disa postblloqe në aksin Gjirokastër-Sofratikë , si dhe një pikë kontrolli poshtë fshatit Lazarat në vendin e quajtur “Gropa e Gëlqeres”. Rreth orës 03.20 të mëngjesit të datës 30 tetor , automjeti i dyshuar se transportonte lëndën narkotike, tip Fiat Punto pa targa, është konstatuar në dalje të fshatit Lazarat duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Sarandës. Uniformat blu t ë Gjirokastrës kanë bërë bllokimin e rrugës me automjet të policisë me fenerlina ndezur si dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të automjetit të ndalojë.

Drejtuesi i automjetit porsa ka konstatuar policinë dhe automjetin e policisë që i kishte bllokuar rrugën, ka shtuar shpejtësinë duke goditur makinën e policisë me makinën e tij, ku ka vënë në rrezik serioz jetën e punonjësve të policisë. Autori i aksidentit që njëkohësisht transportonte ngarkesën e drogës, e ka braktisur automjetin pasi s’ka mundur dot të vazhdojë lëvizjen nga defekti që ka pësuar makina nga përplasja me makinën e policisë. Drejtuesi i automjetit së bashku me një shtetas tjetër nga Lazarati janë larguar me vrap në drejtim të fshatit të tyre duke përfituar edhe nga errësira.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në ndjekje të tyre ku kanë bërë të mundur kapjen e drejtuesit të mjetit, ndërsa shtetasi tjetër që nga hetimet rezulton të jetë edhe pronari i lëndës narkotike, ka mundur të largohet. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ku nga këqyrja e makinës rezultoi se në brendësi të saj ishin 4 çanta të mëdha shpine dhe dy thasë plastik ë të mbushur me pako me lëndë narkotike. Çdo çantë kishte nga 30 pako dhe në thasë ishin edhe 15 pako, me pesha të ndryshme , rreth 147 kilogramë mariuanë. Forcat e rendit t ë Gjirokastrës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit H.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Lazarat si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. S rreth 26 vjeç, lindur dhe banues në Lazarat.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit