Elbasan- Policia ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim autorin e ngjarjes se mbremshme ne Elbasan, ku pas te shtenave me arme mbeten te plagosur dy te rinj.
Ngjarja ndodhi ne lagjen *Vullnetari* te ketij qyteti, kur nje person qelloi me arme ne drejtim te dy te rinjve e me pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Si pasoje e te shtenave, policia sqaron se kane mbetur te plagosur shtetasit Erald Kofsha dhe Bruno Skora, 18-vjec.
*I pari ka marre plage ne shpatullen e djathte dhe pas mjekimit te pare ne spitalin e qytetit u dergua me urgjence ne Spitalin Ushtarak per ndihme me te specializuar, nderkohe qe 18-vjecari u plagos ne kembe dhe eshte jashte rrezikut per jeten*- sqarojne burimet policore.
Sipas te nejtit burim ne vendin e ngjarjes jane gjetur tre gezhoja pistolete. *Autori eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim*- thane burimet, por pa bere te ditur identitetin e tij per arsye hetimore.