Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Perseri 3G, pse nderroi mendje qeveria?

Publikuar me : 02.07.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 197 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



Emirjon Senja

TIRANË- Kur nuk ka mbushur ende një vit nga dhënia e licencës së vetme të shërbimit të internetit 3G në vend, qeveria ka vendosur sëfundmi të lëshojë edhe një të dytë. Nisma kishte kohë që përflitej ndër kompanitë celulare, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, qeveria ka hedhur hapa konkret duke rihapur garën për licencën e dytë të shërbimit 3G në Shqipëri. Tenderi do të organizohet nga AKEP dhe pritet të fillojë me një çmim minimal prej 12.5 milionë euro, ashtu siç u veprua edhe gjatë dhënies së licencës së parë, e cila u fitua kundrejt çmimit prej 31.4 milionë euro.

Dhënia e vetëm një licencë për këtë shërbim krijoi monopol ne tregun e shërbimit 3G duke shkaktuar kështu reagimin e shoqërisë civile, Autoritetit të Konkurrencës si edhe kompanive celulare, të cilat me ngulm kërkuan liberalizimin e plotë të tij duke lëshuar jo vetëm një licencë, por katër, nga një për secilën. Madje, pati prej atyre kompanive, të cilat ose ofruan shuma minimale në tenderin e zhvilluar gjatë vitit të shkuar ose nuk morën pjesë fare.

Tashmë, rreth 10 muaj pas zhvillimit të këtij tenderi, jemi përsëri përballë vendimit për lëshimin e një tjetër licence. Pyetjet që mund të bëjë çdokush kanë të bëjnë me faktin se çfarë ndryshoi beftas në treg në këto muaj për të bërë qeverinë të ndërmarrë një hap të tillë, pse të mos t’i jepet licencë secilës kompani por ato limitohen, fillimisht në vetëm një dhe tashmë në dy, pse tenderi fillon nga 12.5 milionë euro ashtu si edhe në licencën e parë dhe sa interes kanë kompanitë për të marrë pjesë në këtë tender, dhe më e rëndësishmja, si përfiton konsumatori nga zhvillime të tilla? -Përgjigja zyrtare nga Ministria e Inovacionit është se vendi ynë është duke ndjekur të njëjtën praktikë si shtetet e tjera. Fakt është, se që prej periudhës kur shpalli tenderin për vetëm një licencë 3G në tregun shqiptar, qeveria u përball me presionin e Komisionit Evropian dhe të kompanive për liberalizimin e këtij tregu. “Dhënia e licencave 3G është një proces hapash suksesive, që vijon në kohë, siç dëfton edhe përvoja e vendeve të tjera që kanë aplikuar më herët teknologjinë 3G”- thekson Ministria e Inovacionit në njoftimin e saj zyrtar për hapjen e garës. Në fakt, lajmi për dhënien e një tjetër licence 3G ishte dhënë fillimisht nga kreu i AKEP-it, Piro Xhixho gjatë raportimit në Kuvend në muajin mars, por kompanitë ishin vënë në dijeni shumë më përpara për zhvillimet që do të ndodhnin.

Nga këto zhvillime, përfitimet e konsumatorëve janë relative. Nga njëra anë, gara midis kompanive dhe ofertat bëjnë që të ketë ulje çmimesh por rritja e kostos duke shitur shtrenjtë licencat rrezikon që barra për përballimin e shpenzimeve t’iu transferohet atyre. Që prej futjes së shërbimit të bartjes së numrit, kompanitë janë duke zhvilluar një “luftë” me njëra tjetrën për të ftuar të pakënaqurit e kundërshtarit, mbetet për t’u parë nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe në garën për 3G. Tani nuk jemi në kushtet e tenderit të parë, në tregun e 3G ndodhet një operator, ndërsa çmimi fillestar i tenderit është po ai.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit