Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pertej realizmit rumun Nje komedi e kendshme sfiduese

Publikuar me : 07.09.2011 Ne : Kulture - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto nga filmi "Dasma ne Bessarabia"


Nga Mihai Fulger

Konkursi Bota Ballkanike i Festivalit të katërt ndërkombëtar të Durrësit përfshinte gjashtë filma artistikë të prodhuar në rajon e me rëndësi për të. Çmimi ndërkombëtar i kritikës (çmimi FIPRESCI-t) iu akordua një bashkëprodhimi rumun-moldav-luksemburgas: Dasma në Besarabi.

Ky film i dytë i regjisorit rumun Napoleon Helmis, që e pati premierën kombëtare gjashtë vjet pas Vajzat italiane, i vitit 2004, është një komedi ndërkulturore në traditën e klasikut të kthyer në kult të Damien O’Donnell-it East is East (Lindja është Lindje,1999). Duhet shënuar gjithashtu se kinemaja ballkanike ka një histori të gjatë në përshkrimet e konflikteve ndëretnike të rajonit (sidomos në filmat që trajtojnë ato të viteve 1990).

Vladi, një dirigjent i ri që jeton në Bukuresht, është martuar kohët e fundit me Vikën, një pianiste më e re në moshë që ka ardhur në Rumani për të studiuar aty në konservator. Duke u përpjekur të mbledhin të holla për ekonominë e tyre të re, ata shkojnë, së bashku me nënën e ve të Vladit dhe xhaxhain “Xhoni“ (një agjent i vetëshpallur ndërkombëtar për zbulimin e talenteve) në qytetin amtar të Vikës, Kishinev, ku kanë bërë në plan një dasmë të dytë.

Çifti ka për synim të mbledhë dhurata shumë, në të holla dhe në natyrë, prej të afërmve dhe miqve të familjes, ndjekës të traditës vendase. Meqë babai i Vikës është një poet moldavian me emër dhe i respektuar, gjasat duken të mbara për nusen dhe dhëndrin, mirëpo kumbari biznesmen Valera, kunati i saj, i pengon rrugën lumturisë së çiftit. Dasma kthehet në një garë midis krahut moldav dhe krahut rumun (në minorancë), ku nuk mbetet mënjanë as ruleta ruse.

Karakteristika e filmit mund të identifikohet lehtë me filma të mirënjohur ndërkombëtarë sikurse filmi Europa i Lars von Trierit, Arizona Dream i Emir Kusturicas ose Balloja e zjarrfikësve i Milos Formanit, të cilëve mund t’u shtohet nga filmat rumuni Filantropia i Nae Caranfilit, një lloj komedie që është bërë gjithmonë e më shumë popullore në dekadën e fundit. Megjithatë për spektatorët jo-rumunë ose jo-moldavë ka një problem jo të vogël, e ky është të kuptuarit e historisë në sfond.

Filmi nis duke parashtruar një informacion të dobishëm: Besarabia, pjesa lindore e principatës së vjetër rumune të Moldavisë, u përfshi në Perandorinë ruse më 1812, pastaj në Rumani në vitin 1918; gjatë Luftës së dytë Botërore ajo ra nën kontrollin sovjetik, por më 1991, në kohën e shpërbërjes përfundimtare të BRSS, u bë e pavarur si Republikë e Moldavisë. E megjithë këtë informacion Dasma në Besarabi kërkon një mundim njohës nga ana e audiencës “së huaj“.

Për fat të mirë filmi është i mbushur me një humor ngazëllyes situatash, me temp të mirë dhe me editim mjeshtëror (nganjëherë regjisori shtyp pedalin e shpejtësisë, duke kaluar në sekuenca tip mozaik për të mos humbur tempin). Dialogu është i mençur, po kështu janë edhe vëzhgimet (duke filluar nga skena hyrëse në tren, ku Vika përshkruan në mënyrë simptomatike kalimin nga hekurudha dhe rrotat rumune në ato moldaviane), loja e aktorëve është e mirë, nganjëherë edhe e shkëlqyer (protagonisti mashkull, Vlad Logigan, vlen të theksohet si aktor debutant mjaft premtues), e kështu shikuesit e hapur ndaj botës ekzotike në ekran, do ta gjejnë veten në zgrip të karrigeve të tyre deri në skenën e fundit.

Dasma në Besarabi ka megjithatë disa pika të dobëta, më të dukshmet janë ato që lidhen me narrativën: i shtyrë nga ambicia që të mbulojë në mënyrë shteruese marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve, Napoleon Helmisi (që ka shkruar gjithashtu skenarin, të mbështetur në mënyrë të lirë mbi përvojën e tij si rumun i martuar me vajzën e një poeti të shquar moldav) nuk arrin t’i zhvillojë plotësisht marrëdhëniet midis personazheve kryesore (as dhe midis dy të dashuruarve, çka është vërtet mangësi, kur mendon që filmi ishte planifikuar të bëhej jo vetëm një komedi shoqërore-kulturore, por edhe një krijim romantik), e kështu fundi nuk është ndër më të goditurit.

Sidoqoftë duhet thënë edhe që ai synon të zhbirojë në mënyrë të çiltër e të paanshme marrëdhëniet e tensionuara midis rumunëve dhe moldavëve. Nuk e sheh dot përditë një komedi kaq provokuese dhe stimuluese sikurse Dasma në Besarabi.

 

Mihai Fulger është gazetar dhe kritik filmi. Shkruan për revista të përjavshme kulturore (“Observator Cultural” dhe “Cultura”) si dhe për media online. Bashkëpunon gjithashtu me festivale të ndryshme filmi në Rumani, përkthen dhe jep kontributin e tij në libra për filmin. Debutimi i tij si editor ishte vëllimi me intervista “Vala e Re në kinemanë rumune“ (2006), i nderuar edhe me çmim.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit