Publikuar me : 17.02.2012 Ne :
Rajoni - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pesë vjet heqje lirie është masa e kërkuar për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni.
Një ndër prokurorët, Fabio de Paskuall i tha gjykatës në Milano se Berluskoni është fajtor “për pagesën prej 600,000 dollarësh që i ka bërë avokatit britanik, për të gënjyer në favor të interesave të tij”.

Gjykata pritet të marrë vendimin para skadimit të akuzave, për shkak të statutit të kufizimeve.
Ndërkaq, kjo është një ndër masat e marra, pasi ndaj Berluskonit rëndojnë dhe akuza të tjera.
Ai akuzohet se ka paguar për seks një prostitutë minorene. Berluskoni ka dhënë dorëheqje në muajin nëntor.