Publikuar me : 16.12.2011 Ne :
Politike - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pierre Mirel
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierr Mirel gjatë një konference për mediat në Tiranë deklaroi se deklaroi se çështja e pronësisë është 1 nga 12 prioritetet e vendosura nga KE për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, ndaj sipas tij i duhet kushtuar një vëmendje më e madhe.
Gjatë fjalës së tij Mirel u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë më shumë përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Një ndër çështjet e tjera që qeveria duhet të ketë në vëmendje sipas Drejtorit për Ballkanin Perëndimor është dhe dhënia e lejeve të ndërtimit.
Mirel si çështje të rëndësishme për plotësimin e kritereve të pranimit të Shqipërisë në BE vlerësoi dhe integrimin e Komunitetit Romë.