Pilulat kontraceptive dhe funksioni i tyre eshte tema qe do te shpjegoje sot specialistja e Institutit te Shendetit Publik, Lumturi Merkuri. Gjithashtu, ajo shpjegon korrektesine qe duhet perdorur ndaj ketyre pilulave per te shmangur shtatzenite e padeshiruara dhe probleme te tjera.
Doktoreshe, tashme femrat perdorin rendom pilulat kontraceptive, mund te na thoni cfare jane dhe cili eshte funksioni i tyre?
Jane kokrra, te cilat pihen nga goja. Eshte nje metode mjaft e perdorur. Rreth 65 milione gra ne mbare boten e perdorin kete metode. Kokrrat, apo pilulat, pihen nga goja per aq kohe sa ju deshironi te mos ngelni shtatzene. Ato duhet te pihen rregullisht cdo dite. Me mbarimin e nje pakete fillohet paketa tjeter. Nese ju deshironi te ngelni shtatzene, mjafton qe te nderprisni pirjen e kokrrave dhe aftesia per te mbetur shtatzene kthehet menjehere. Nese keni diarre apo te vjella, kontraceptivet qe pihen nga goja nuk thithen plotesisht dhe efekti i tyre zvogelohet, prandaj ne kete rast duhet perdorur nje metode tjeter shtese.
Po nese harrohet nje kokerr, mund te ngelesh shtatzene?
Kjo varet nga lloji i kokrres qe ju jeni duke perdorur. Nese harroni te pini kokrrat vetem me progesteron, qofte edhe me pak ore vonese, shtatzenia mund te ndodhe. Por mos u shqetesoni, tani eshte gjetur nje zgjidhje edhe per kete. Ky eshte kontraceptivi i urgjences, i cili gjendet edhe ne Shqiperi.
Çfare eshte kontraceptivi i urgjences?
Kontraceptivi i urgjences jane 2 kokrra qe gjenden ne nje pakete, te cilat, nese pihen sipas rregullit, te shpetojne nga nje shtatzeni e padeshiruar. Duhet te pini 1 kokerr sa me shpejt te jete e mundur, por jo me vone se 72 ore (3 dite) pas nje kontakti seksual te pambrojtur. Pas 12 oreve te kokrres se pare pihet kokrra tjeter. Sa me shpejt te fillohet aq me e sigurt eshte. Kontracepsioni i urgjences nuk perdoret rregullisht sa here qe ju deshironi. Ai perdoret vetem ne raste emergjence.
Po sa i perket injeksioneve dhe steriles qe permendet me siper, si mund ti ndihmojne grate keto metoda?
Injeksioni, apo sic njihet ndryshe gjilpera, apo depo-provera, eshte metode shume e preferuar nga grate ne Shqiperi. Ajo behet 1 here ne 3 muaj nga personeli shendetesor. Nese zgjedh te perdoresh injeksionin, planifiko te besh injeksionin tjeter pas 3 muajve. Por, nese shkon 2 jave me vonese, kjo nuk ka siguri. Ndersa sterilja eshte nje tub i vogel ne forme T-je qe vendoset ne mitren e nje femre nepermjet vagines nga nje mjek i specializuar. Grate e quajne me emra te ndryshem si aparati, spiralja, tubi, T-ja, DIU-ja. Sterilja te mbron nga shtatzenia per nje kohe te gjate qe shkon deri 10-12 vjet. Nese nderroni mendje dhe deshironi te ngelni shtatzene, ne cdo moment ju mund te shkoni tek mjeku dhe ta hiqni ate.
Kur mund te behet sterilizimi femeror?
Sterilizimi femeror njihet ndryshe si lidhja e tubave tek grate. Kjo kryhet ne maternitet nga mjeku. Eshte nje metode kontraceptive e pakthyeshme, prandaj eshte e pershtatshme per grate, te cilat nuk duan te lindin me femije. Grate qe zgjedhin kete metode vazhdojne te kene perioda normale, por nuk mund te ngelen shtatzene.
Sa kohe duhet qe kontraceptivet te japin efektin?
Kjo varet nga kontraceptivi qe ju do te zgjidhni dhe nga koha e fillimit te tij. Ideale do te ishte qe perdorimi i cdo lloj kontraceptivi te filloje diten e pare te menstruacionit. Nese ju vendosni te filloni ne cdo kohe, eshte mjeku ai qe do tju tregoje ekzaktesisht se kur fillon efektin kontraceptivi qe ju keni zgjedhur.
Te rritet ndergjegjesimi ndaj kontraceptiveve
Shqiptaret duhet te ndryshojne sjelljet ndaj metodave kontraceptive dhe kjo kerkon kohe dhe perkushtim. Sipas specialistit te programit USAID/C-CHange FP in Albania, Arjan Boci, per te arritur kete, duhet bashkepunimi i te gjitheve. Sipas tij, objektivat specifike te programit qe drejton jane qe te rrisin perdorimin e metodave te kontraceptiveve bashkekohore dhe te sqaroje konceptet e gabuara rreth efekteve anesore. Gjithashtu, po synohet qe me ane te programit te reduktohen metodat kontraceptive tradicionale. Synohet te rriten aftesite dhe njohurite IPC te farmacisteve mbi planifikimin familjar dhe kontraceptivet bashkekohore, - thekson Arjan Boci.