Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pipero Me largimin e ujit mund te kete rrezik epidemish

Publikuar me : 07.12.2010 Ne : Sociale - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Drejtori i Politikave Shendetesore ne MSH, Pipero, theksoi se kane dhene te gjitha rekomandimet per te shmangur ndonje epidemi


Situata pas permbytjeve duket se do te jete me problematike ne zonat ne veri te vendit. Perzierja e ujerave te bardha me ato te zeza, si ne fshat nga gropat septike, apo edhe ne qytet ku u bllokuan te gjithe kolektoret mund te jene burim epidemie ne keto zona.


Gjithashtu, edhe kafshet e ngordhura, te cilat priten te dalin mbi siperfaqen e ujerave mund te sjellin probleme. Pikerisht, per te mbajtur nen kontroll kete situate, specialistet e shendetit publik po punojne ne menyre qe te shmanget ndonje epidemi e mundshme. Keshtu u shpreh drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero, i cili pohon per gazeten se per momentin nuk ka ndonje rrezik epidemie.


Ne keto momente qe po flas nga zonat e permbytura ne Shkoder dhe, ne fakt, per momentin nuk mund te themi se ka ndonje rrezik per epidemi. Ky rrezik mund te jete kur te terhiqen plotesisht ujerat dhe mbi siperfaqe te mbeten mbeturina, apo kafshe te ngordhura, por duhet te dini se edhe ate faze po perpiqemi qe ta evitojme, - thekson Pipero.


Nderkohe, ai pohon se luften me te madhe e kane pasur per te mbajtur nen monitorim dhe kontroll ujin e pijshem, ne menyre qe te mos kete perzierje me ujerat e zeza. Specialistet thone se do te perpiqen qe te parandalojne epidemine, e cila, pasi te largohet uji, ka terren te pershtatshem.


Ata kerkojne te dezinfektohen, ne menyre te vazhdueshme pusetat e ujerave te zeza ne lagjet qe u permbyten brenda ne qytetin e Shkodres, duke vendosur thase me lende dezinfektuese mbi to. Po keshtu, rekomandohet pastrimi dhe lirimin e pusetave te ujerave zeza dhe gropave septike, me qellim rritjen e kapaciteteve thithese.


Ne planin e masave jane perfshire edhe keshilla per banoret per te respektuar mire rregullat higjieno-sanitare. Para dyerve te shtepive kerkohet vendosja e fshireseve me dezinfektante per kepucet, ne menyre qe bakteret e ndryshme te mos depertojne brenda ne banese, - pohojne specialistet.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 61 here.
Fizikanti kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikant kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet...Lexo te gjithe artikullin »


» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit