TIRANE- Shnderrimi i Piramides nga Qender Kulturore ne Teater dhe se fundi ne Parlament ka bere qe Grupi Parlamentar i Partise Socialiste te dorezoje sot ne Prokurori nje padi ku kerkohet ndjekje penale ndaj funskionareve te Ministrise se Kultures. Grupi I PS-se kerkon ndjekje penale per funksionaret e shtetit pasi sipas saj, ata rezultojne pergjegjes per shkaktim te demit financiar ne Buxhetin e Shtetit gjate zbatimit te kontrates per shnderrimin e Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori ne Tirane.
Ne kallezimin penal te depozituar sot ne Prokurori Grupi Parlamentar I PS-se evidenton pese pika
...Se pari Konsiderohen si te humbura fondet akorduara nga Ministria e Kultures per projektin e adaptimit dhe shnderrimit te Qendres Nderkombetare te Kultures Pjeter Arbnori ne Teater Dramatik Kombetar, fonde keto te prokuruara me konkurs nderkombetar dhe te levruara ne favor te studios Louis Berger ne nje shume prej rreth 130.000 euro.
Se dyti Per zbatimin e projektit te studios Louis Berger pas procedurave te prokurimit eshte kotraktuar firma fituese greko-shqiptare Orion SA & AK & Art me administrator z.Astrit Kuqi. Sipas nje pronocimi public te tij, kjo firme ka kryer te pakten 33perqind te volumit te punimeve, punime keto qe sipas kostrates jane likujduar pas paraqitjes se situacioneve perkatese ne entin prokurues Ministria e Kultures. Pagesa qe ka shkuar ne kete rast ne favor te ketij subjekti eshte mbi 2 miliarde leke.
Se treti Sipas dispozitave te Kodit Civil mbi bazen e te cilave eshte redaktuar edhe kontrata e sipermarrjes ndermjet firmes Orion SA & AK & Art dhe Ministrise se Kultures, per prishje te njeanshme te kontrates kur nuk verifikohen shkaqe te forcave madhore, subjekti pergjegjes qe ne kete rast eshte Ministria e Kultures, duhet te paguaje penalitete te cilat kapin vlera te konsiderueshme.
Se katerti Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori eshte shpallur Monument Kulture dhe ne kete rast shembja e saj shkel haptazi ligjin Nr.9048, date 07.04.2003 Per trashegimine kulturore ku pergjegjese per zbatimin rigoroz te tij eshte Ministria e Kultures.
Se pesti Objekti ne fjale nuk ka asnje lloj leje nga KRrT ne nje kohe qe eshte Enti Prokurues, ne rastin konkret Ministria e Kultures, qe duhet te ishte pajisur me lejen perkatese.
Sipas PS-se vepra e konsumuar nga zyrtaret e Ministrise se Kultures eshte Shperdorimit te kontributeve te dhena nga shteti te parashikuar nga neni 256 I Kodit Penal dhe ate te Shperdorimit te detyres te parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal
Shoqata e Arkitekteve eshte shprehur edhe njehere kunder prishjes se Piramides. Ne hartimin e nje projekt/rezolute per mosprishjen e Piramides, Arkitektet e Shqiperise kane kerkuar qe per vendime te tilla te merret mendimi i specialisteve.
Arkitektet Maks Velo dhe Enver Faja e quajten nje gabim prishjen e Piramides pasi ajo jo vetem qe mbart mbi vete vlera arkitekturore por ajo qendron ne harmoni me Bulevardin Deshmoret e Kombit
Ne rast se ne i heqim bukurine nje objekti te arkitektures eshte njelloj sikur ti heqim njerezimit kengen, vallen, muziken. Ky objekt i ka keto vlera pozitive, eshte nje forme qe ndryshon nga pjeset e tjera, eshte nje forme interesante-theksoi arkitekti Enver Faja
Ndersa ne fjalen e tij, arkitekti i njohur Maks Velo tha se per prishjen ose jo te saj duhet mendimi i profesionisteve
Do bejme zemren e demokracise? Ketu nuk kemi as zemer, as demokraci as parlamentare - tha Velo
***
Arkitekti pergenjeshtron zerat per demtime te struktures
Po bie Piramida? Kolaneci Eshte e pamundur
Do te bjere Piramida? Prej ditesh neper Tirane qarkullon si legjende urbane fjala se struktura e Piramides eshte demtuar nga nderhyrjet e zbatuesve te projektit francez per ta kthyer ate ne nje qender polifunksionale, me teatro, kinema dhe ekspozita. Por nuk ka vend per panik. Njeri prej arkitekteve te saj, Klement Kolaneci, e cileson te pamundur renien e ish-muzeut Enver Hoxha, sepse thjesht ajo nuk mund te ndodhe. Ne aspektin teknik nuk ka asnje gjase qe te ndodhe. Eshte forma e kompozimit, struktura e saj qe e bejne te pamundur renien. Plus faktin qe brenda nuk ka asnje demtim qe te cenoje sadopak Piramiden-thote arkitekti Kolaneci. Arkitekti i mirenjohur udhehoqi ne vitin 1985 nje grup projektimi ku merrnin pjese Pranvera Hoxha, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu per te ndertuar muzeun e ardhshem per Enver Hoxhen. Idea e grupit fillimisht nuk ishte qe muzeu te kishte formen e piramides. Grupi ndryshoi menyren e godines klasike, qe ka catine dhe muret, duke bashkuar diagonalet dhe ajo qe ne godinen klasike eshte mur, aty fillon si mur e mbaron si mbulese. Sipas Kolanecit,
nje godine e tille eshte shume e thjeshte dhe shume e sigurte, sepse nga vete forma i ndien me pak edhe efektet negative te lekundjeve sizmike, dhe forma e saj si nje kon te shtrire qendra e gravitetit eshte shume poshte dhe nuk ka rreziqe. 22 vite pas inaugurimit te saj, Kolaneci thote se Piramida eshte tamam si nje mal, ndodhta edhe pse ajo u be duke pasur parasysh malin e Dajtit.
***
Vizite ne kantierin e ndertimit brenda nderteses se vene ne shenjestren e qeverise per tu shkaterruar. Dy salla teatri, por edhe parlamenti po deshen, salla kinemaje dhe ekspozitash qe presin te marrin forme, pasi te ngrije tentativa e qeverise per ta shkaterruar. Si do te jete Piramida e famshme brenda dhe jashte, sipas projektit francez dhe apeli i intelektualeve per te mos bere cmendurine e radhes
Kryeministri Sali Berisha do bente mire ta vizitonte vete ate. Edhe nje here perpara se te vendose perfundimisht nese do te kete apo nuk do te kete me Piramide. Pasi ajo cfare realisht po ndodh brenda labirintit te trupit te saj i ngjan vertet nenes dhe ngjizjes se nje femije brenda placentes, te cilen se jashtmi po duan ta vrasin. Gjate dy viteve me fasade te shqepur nga dalta e rikonstruksionit dhe pas vitesh pararendese lenieje pasdore, ata qe e keqyrin nga jashte Piramiden nuk mund te imagjinojne se sa shkelqyese po vjen nga brenda-jashte riperteritja e saj. Me xhama strukturale, si ato te Kullave Binjake perballe do te behet edhe Piramida. Pllakat e mermerit qe i jane hequr, do te vihen edhe me cilesore, me te bardha se sa ato qe u hoqen dhe jo me te puthitur, gje qe iu ka prishur atyre ngjyren, por te shkeputur me qellim ventilimin e tyre. Keshtu uji i shiut thjesht i lan ato, si nga perpara dhe mbrapa. Ndersa naten do te ndricohet e tera nga prozhektoret e vendosur ne toke,- shpjegon administratori i punimeve, inxhinieri Astrit Kuqi. I love Piramida lexon mbi fasaden ballore te saj ne hyrje. Me sa duket eshte shkruar ne keto dite te sulmeve te befta qe po i behen ekzistences se saj. Me siguri ndonje i ri, i cili ndoshta ka kercyer apo ka kenduar aty si konkurrent ne Rinfest ose ka pare ndonje festival jazzi, sfilate mode, panair libri. Apo thjesht sepse di ta shijoje te bukuren edhe ne arkitekture dhe imagjinon edhe me te arriren brenda saj.
Nese mundesh te hysh e te vizitosh nga brenda punimet, befasohesh se sa paskerka ndryshuar dhe se si do te ndryshoje Piramida nga projekti francez, nese do te kete fat te jetoje. Ne e lencin! Ne e mbrojtcin! Eshte bere deri tani 33perqind e totalit te punimeve te parashikuara per shnderrimin ne nje qender te vertete kulturore nderkombetare, thote Astrit Kuqi. Sipas projektit francez, i cili nisi te zbatohet ne vitin 2008, kostoja e saj eshte parashikuar ne 4.2 milione euro pa TVSH nga te cilat jane shpenzuar po 33perqind e tyre. Per dy salla teatri, nje e madhe, nje e vogel, dy kinema me nga 100 vende dhe nje galeri e madhe arti, te gjitha ne 13 mije meter katrore qe eshte siperfaqja ne total e gjithe Piramides. Kur hapet dera qendrore e saj, perballesh se pari me teatrin e madh. Ai eshte ne katin e dyte, por i dukshem qe ne hollin e katit te pare, edhe pse poshte tij gjenden dy kamione te medhenj me materiale. Nje konstruksion krejtesisht i shkeputur ky nga pjesa tjeter. I bashkengjitur asaj me ane te nje konstruksioni metalik mbajtes. Ne kete faze te punimeve eshte ndertuar 70 per qind e projektit te parashikuar per kete teater. Ka marre forme thuajse gjithcka; skena, shkallarja ku do te vendosen karriget e publikut, panelet akustike qe sherbejne edhe si nje dizajn i mrekullueshem modern me ndricim fosforeshent ne ngjyre te kalter prapa kraheve te tij. Apo edhe skena rrotulluese mbrapa perdes. Gjithcka per nje teater te ri. Me 500 vende ne 600 meter katrore. Edhe pse Tiranes i jane bere jo pak salla teatri ne Teatrin Kombetar, ate te Metropolit apo Akademine e Arteve, ky i riu premton se do te kete teknologjine e papare per Shqiperine. Qe edhe sikur mos behej teater, mund te ishte edhe nje parlament i pretenduar dhe i shumekerkuar. Risia tjeter e pazakonte teknologjike per ambientet tona jane karriget me sistem ajrimi, te ngrohte apo te ftohte qe jane parashikuar aty. Problemi i madh qe kane spektatoret shqiptare eshte dridhja nga te ftohtet ne dimer dhe plasja nga vapa ne vere. Edhe pse karriget ende nuk jane vene, ne secilin vend per to nga poshte jane lidhur tuba te zinj ajrimi, qe do te shperndajne ajrin e kondicionuar. Teknologjia me e fundit., thote Astrit Kuqi. Dhe aparaturat e sistemit qendror te ajrimit, te vendosura ne katin e nendheshem, jane te markes lider Carrier, prodhim i 2009-es. Meqe ambienti eshte i mbyllur, pa dritare, sistemi i ajrimit eshte shume i rendesishem. Por kudo neper bote ka ndertesa nga me elegantet dhe te bukurat pa dritare. , shpjegon Kuqi.
Ne nje kat poshte tij, ne te parin, gjendet edhe nje tjeter teater, 250 meter katrore, nje konstruksion krejtesisht i shkeputur nga pjesa tjeter, i parashikuar per variete apo shfaqje per femije. Ndersa kati i nendheshem do te jete i gjithe per galeri arti dhe kinema. Siperfaqja eshte ndertuar me shume nendarje, qe krijojne hapesira te permasave te ndryshme ekspozuese. Afer saj jane parashikuar edhe dy kinemate. Gjithcka edhe aty eshte pajisur me sistem ajrimi, ngrohjeje, ndricimi modern me teknologji italiane. Madje edhe nje bar-kafe. Gati eshte edhe vendi i ashensorit qe do te lidhe te dy katet. Prane mbarimit jane edhe dhomat e zhveshjes se aktoreve, zyrat e stafit, ambientet e ngrenies, e sallat e tjera plus. Iu ka mbetur thjesht vetem lyerja. Jane prishur edhe gjithe zyrat e dikurshme te ish-muzeut te diktatorit apo QNK. Keto hapesira boshe te medha iu perkisnin atyre. Eh, ckam hequr deri tani!! Shpirti im e di!!.,-psheretin Kuqi. Por jashte zbatimit te projektit mbeten ambientet ku eshte televizioni kombetar Top Channel. Brenda projektit ato jane parashikuar si hapesira plus, te nevojshme per galerine dhe teatrin e madh dhe aktoret. Por qe mbeten ende te bllokuara. Ndersa dyshemeja, e cila ne origjinal eshte e shtruar me mermer apo me tulle, tani eshte prishur e gjitha dhe do te shtrohet vetem me parket. Sot po me tregonte nje nga arkitektet projektues te Piramides, Klement Kolaneci, qe mermeri nuk ishte ashtu si thoshnin, i blere ne Itali prej mermerit qe punonte Mikelanxhelo. Ne fakt eshte blere ne Krete te Greqise dhe i nje cilesie te ulet, tregon Astrit Kuqi. Kete fakt e mbeshtet edhe skulptori Thoma Thomai. Mermeri qe u vesh Piramida nga jashte ishte vertet surrogato, thote ai. Ai e percjell argumentin edhe tek fasada e jashtme e Piramides, e cila ka edhe ajo te njejten cilesi mermeri. Madje edhe me defekte. Po te shihni pllakat, ato jane prere ne dimensione te ndryshme, jouniforme dhe jane plasaritur, ngaqe cilesia e mermerit nuk ka qene e mire. Ne tani duam ta bejme uniforme, me nje cilesi me te mire, me shkelqim ne menyre qe dritat te reflektojne me bukur naten, dhe me te bardhe sec ishte diten.,- shton ai. Por gjithcka tanime ka mbetur pezull. Punetoret paraqiten ne pune sa per te thene, ne pritje te asaj cfare do te ndodhe. Nuk mund te vazhdoj me punimet kur ka kaq probleme. Edhe une shoh televizor dhe degjoj se cpo behet., thote Kuqi. E ne gjithcka perqark me imagjinate ploteson gjithe tablone gjalleruese dhe hijeshine qe keto ambiente mund te kishin nese do te ishin reale. Por te duhet te imagjinosh edhe permbysjen e gjithckaje.
Demtimet ne Piramide, mes te vertetes dhe genjeshtres
Zerat per demtime serioze ne sistemin e konstruksionit, konkretisht ne kolona, jane kaq absurde dhe te sajuara, sa vetem me revoltojne dhe habisin. Shihni vete! Nuk ka asnje carje ngado. Jane kaq te forta, jane hequr vetem pllakat, te cilat te gjitha do te rivihen edhe me te mira, kunderpergjigjet inxhinieri me pervoje 35-vjecare ne ndertim, Astrit Kuqi. Nderkohe, kolonave ekzistuese, tanime i jane shtuar edhe 6 kolona te reja, per te cilat eshte care me plint te vecante deri ne toke. Qe sipas inxhinierit forcojne bazamentin e ngrehines. A mund te me zere gjumi mua, nese kjo eshte duke u shembur dhe te sjell punetoret ketu?! Une shkoj ne burg, nese kjo ka rrezik shembjeje. Njerezit apo ndonje analist flet me kot se na qenka ky shkaku. Jane kaq pa baza. Piramida ka nevoje thjesht per rikonstruksion, sepse ndertimi baze i saj eshte teper cilesor, vijon ai. Pikerisht sot, nje inxhinier, perfaqesues i Shoqates se Arkitekteve, ka shkuar te shohe nga afer punimet per te pare sa te verteta jane akuzat per demtime. Ai nuk pranoi te prononcohej, por pasi te beje nje krahasim me projektin fillestar kur u ndertua Piramida.
Mermeri cilesor i statujes se Enver Hoxhes u shit me meter ne 1991
Skulptori Thomai Prishja e piramides, e pabesueshme
Mermer i mire ka qene ai i monumentit te Enver Hoxhes, i vendosur ne hollin e Piramides. Edhe ai u soll nga Greqia, por ishte i nje cilesie shume te mire. Na thane qe i tille perdorej ne Partenon ne Greqi. Por pati edhe qe edhe nuk e vleresuan aq, thote skulptori Thoma Thomai. Ai dhe shume te tjere, kur monumenti u prish pa deshiren e tyre, ne vitin 1991, blene prej mermerit te tij. Me nje cmim nga 10.000 leke metri kub. Vete statuja ishte afersisht 2.60 m e larte. Nese nje njeri i ulur eshte i gjate 1.30 metra, ne e beme dyfish, por jo dhe shume te larte, sepse donim te dukej madheshtia e nderteses, hollit te saj hyres., thote skulptori. Blloqe prej ketij mermeri skulptori ka ende ne studio. Madje nje cope e ka lene edhe jashte deres se saj. Ndersa disa te tjera brenda aty-ketu ne pritje te ndonje porosie a frymezimi. Me disa me pare ka bere edhe portrete te ndryshme. Konkretisht edhe ate te vajzes se tij, te cilin e ka dorezuar ne Galerine Kombetare te Arteve. Per sa i perket debatit mbi Piramiden, mendoj se ngrehines mund ti ndryshohet permbajtja, por prishja e saj eshte e pabesueshme, jep opinionin e tij skulptori i njohur.
Te mbrojme Piramiden
Nga Artan Shkreli
Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore eshte duke mbledhur firma kunder shembjes se Piramides. Fillimisht peticioni do ti cohet Presidentit te vendit, Kryeministrit, gjithe institucioneve te pozites dhe opozites, prokurorise, gjykatave, organizatave nderkombetare ne Tirane. Eshte pikerisht ky forum qe prej ditesh po organizon gjithe fushaten mediatike kunder prishjes se Piramides. E konkretisht disa nga emrat qe e perbejne kete jane intelektuale pa perkatesi politike si; Fatos Lubonja, Ardian Klosi, Artan Shkreli, Artan Lame, Gjerak Karaiskaj, Ylli Manjani, Gjergj Bojaxhi, Alfred Peza, Anila Basha, Beti Njuma, Lorenc Bejko, Andi Bushati etj. Por po veme re me kenaqesi qe debati tanime po zgjerohet ne te gjitha shtresat shoqerore. Po perfshin rinine, e cila ka hapur edhe nje faqe ne facebook Te gjithe kunder shembjes se Piramides. Aty sot gjenden te aderuar mbi tete mije te rinj, nderkohe qe numri i tyre nje dite me pare ishte te shtate mije. Qe do te thote se po rritet shume dhe shpejt. Te rinjte nuk bejne asnje lidhje te Piramides me diktatorin. Piramida per ta eshte vendi i zhvillmit te sa e sa aktiviteteve te tyre kulturore si; Rinfest, festival jazz-i, mode, panair libri etj. Por do te jemi ne qe do te behemi zedhenes se tyre dhe mbrojtes te vlerave kulturore te ketij vendi ne cdo rast. Ashtu sic kemi bere duke sensibilizuar mbi problemin e shatervanit ne Tirane, i cili u soll perseri. Eshte ky forum qe bllokoi ndertimet ne Durres per te mbrojtur trashegimine italiane ne ate zone. Jemi ne qe ngritem problemin e ikones se Shpatarakut, e cila u regjistrua dhe tanime nuk del dot nga kufijte tane etj. Apo do te lobojme edhe per sheshin Nene Tereza, nese kane deshire ta demtojne, sic kemi degjuar.
Piramida ne bulevardin Deshmoret e Kombit eshte ndertesa me elegante qe trashegojme nga diktatura dhe nga me elegantet qe ka Tirana. Si risi arkitekturore eshte vepra me e pasur, qofte nga forma, rifiniturat apo konstruksioni. Eshte vertet nje arritje e madhe e ndertimtareve shqiptare. Me te shqiptaret mund te krenoheshin se kishin arritur nje shkalle te larte ne ndertim, edhe pse brenda caqeve te nje Shqiperie te izoluar. Vec ketyre, Piramida ka autenticitet. Eshte unike, pasi kudo ne Europe nuk e sheh nje te ngjashme. Arkitektet e medhenj qe e kane pare e klasifikojne tek objektet tabu, te cilat nuk duhen prishur. Keto dite eshte bere nje liste me arkitekte vendas dhe te huaj, te cilet nuk arrijne ta besojne dot vendimin e prishjes se Piramides dhe jane kunder. Komuniteti i arkitekteve shqiptare eshte i traumatizuar, pa goje, aq sa nuk ka force edhe te ulet te shkruaje mbi kete gje. Jane solidarizuar me ne perfaqesues te larte ne UNESCO, nga DOKOMOMO (organizata per mbrojtjen e trashegimise kulturore te shek.XX), studiuesi i Historise Moderne te Shqiperise, Bernd Ficher etj. Ata qe duan ta prishin, duhet ta dine qe po marrin mbi vete nje kosto te madhe sociale dhe politike. Populli i Tiranes nuk do qe te prishet Piramida. Dhe ne nuk do lejojme qe te behet vullneti i ardhacakeve, qe skane asnje memorie me Tiranen. Eshte e pabesueshme se si gjerat ne kete vend mund te behen ne menyre arbitrare, pa pyetur fare. Mos ndoshta zoti Berisha eshte dakord te prishen edhe gjithe Piramidat e famshme te Egjiptit, meqe i perkisnin faraoneve diktatore?
FOTO GALERI
1. Montazh me foto gjate punimeve brenda piramides
2. Ambienti i brendeshem i piramides
3. Cope e bustit te E. Hoxhes ne studion e Thoma Thomait
Fotot jane bere nga fotografi i Shekullit NIkolin Bujari