Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kronike - 74 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 17-vjeçar u arrestua nga policia e kryeqytetit, menjëherë pasi kishte plagosur një tjetër adoleshent me kaçavidë.
J.V, 17 vjeç, banues në Kamëz, u vu në pranga për plagosjen e Q.B, 14 vjeç.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 të mbrëmjes së të hënës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek Hotel Dajti.
14-vjeçari i plagosur në kurriz është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.