Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Kronike - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje e rëndë ndodhi para pak orësh në Elbasan. Konflikti për pronësinë ka shkaktuar dy të plagosur. Sherri mes dy familjeve, për disa rrënjë ullinj, në fshatin Shtëpanjë të Komunës Gositme, ka shkaktuar plagosjen e babë e bir, 56 dhe 14 vjeç.
58 vjeçari Jonuz Pepa , së bashku me dy djemtë e tij, Delian dhe K. Pepa, 21 dhe 17 vjeç, pasi janë grindur me xhaxhan e tyre 56 vjeçar, R.Pepa dhe djalin e tij S. Pepa, i kanë goditur këta me lopatë, duke shkaktuar plagosjen e tyre.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka ndaluar autorin, ndërsa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy djemtë e 56 vjeçarit Pepa, ndërsa dy të aksidentuarit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.