Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Kronike - 69 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të shtëna armësh janë dëgjuar pak minuta më parë në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë, ndërsa mësohet se një person është plagosur.
Sipas uniformave blu, shtetasi Dëfrim Musai, 45 vjeç puonjës policie ka marrë plagë në trup, nga persona ende të paindetifikuar.
I plagosuri është dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë në Spitalin Ushtarak.
Ndërkaq, policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur me hetimet dhe punën për kapjen e autorit. Nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja nuk ka të bëjë me motive për shkak të detyrës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje autorët e plagosjes janë dy persona, të cilët lëviznin me motor dhe tentuan të grabisnin një makinë që po transportonte parat e një banke. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.