Tirane - Konflikti mes dy familjeve per pronat ne fshatin Ferraj, te Komunes se Dajtit, policia shpall ne kerkim dy vellezer dhe kusheririn e tyre, te akuzuar per plagosjen e dy personave te tjere gjithashtu vellezer.
Sulejman Allushi, 43 vjec, si dhe dy vellezerit, kusherinj te tij, Pajtim dhe Erjon Allushi, perkatesisht 38 vjec dhe 19 vjec, u shpallen ne kerkim nga Drejtoria e Policise se Tiranes me tri akuza, ne dem te vellezerve, Artur Zallimi, 27 vjec dhe Bardhyl Zallimi, 33 vjec, te dy banues ne fshatin Brar te komunes se Dajtit. Sipas Policise, Sulejman Allushi, akuzohet per plagosje se rende me dashje, plagosje e lehte dhe armembajtje pa leje, ne bashkepunim.
Perplasja mes tyre ndodhi pasditen e te shtunes ne rrugen kombetare Tirane-Zall Bastar, prane Tufines, kur dy vellezerit Artur dhe Bardhyl Zallimi jane konfliktuar me Sulejman Allushin dhe dy vellezerit kusherinj te tij, Pajtim dhe Erjon Allushi.
Ne grindje e siper, sipas burimeve te policise, kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te Artur e Bardhyl Zallimi, duke iu shkaktuar atyre plage te renda ne trup. Pas ngjarjes, dy vellezerit e plagosur u derguan me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet, ku kane marre mjekimin e nevojshem.
Nderkaq, policia, e cila mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, nisi menjehere hetimet duke marre deshmi te personave te ndryshem ne vendin e ngjarjes. Nga deshmite e marra dhe nga deklarimet e personave te ndryshem, policia zbuloi se autoret e dyshuar te krimit kishin pasur nje konflikt pronesie mes tyre, pikerisht me vellezerit Zallimi, ne lidhje me pretendimet e pronesise ne fshatin Brar dhe ne Ferraj.
Burimet e policise thane se konflikti ka ndodhur pas mosmarreveshjeve te zgjatura mes paleve, si dhe per shkak te debateve te tyre ne lidhje me pretendimet e pronesise.
Ne vendin e ngjarjes, policia administroi ne cilesine e proves materiale disa gezhoja te nje arme zjarri qe, sipas burimeve te policise, eshte pistolete.
Nderkaq, pas hetimeve te para ne vendin e ngjarjes, policia ngriti dyshime konkrete, per te cilet policia nisi kerkimet. Gjate kontrolleve te banesave te tyre, policia nuk gjeti asnje prej te kerkuarve te saj, duke forcuar dyshimet e saj se autoret e krimit ishin keta persona.
Pas hetimeve te tjera te kryera dhe pyetjes se te demtuarve, policia konfirmoi se ata ishin autoret e krimit duke i shpallur ne kerkim per disa akuza, si plagosje e rende me dashje, plagosje me dashje tentative vrasjeje, si dhe mbajtje e armeve pa leje ne bashkepunim.