Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Plehrat, BE foli! Kush do te mbaje pergjegjesi per mashtrimin?

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kuriozitete - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Agjencia “Ama News”

Është kuptuar me kohë se qeveria që na drejton është klienteliste dhe deri në ekstremin e mafies. Ministra, politikanë, kryeministër dhe familjarë të kapur keq në afera, korrupsion, ligje mafioze dhe dashakeqës për qytetarë të majtë dhe të djathtë. I fundit, ligji i plehrave. Berisha tha se ishte ligj evropian, kusht i BE-së, në të mirë të integrimit dhe të ardhmes.

Jozefina Topalli bëri thirrje se duke votuar ligjin deputetët opozitarë i shërbenin të ardhmes së fëmijëve të tyre, pasi na çonte në integrim. Fatmir Mediu, ministri Mjedisit, bëri be e rrufe në parlament e televizione se ishte një ligj brenda standardeve, modern dhe i adaptuar nga Bashkimi Evropian. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, na hodhi “karrotën” duke thënë se opozita po pengonte integrimin duke kundërshtuar politikisht ligjin e importit të integruar të plehrave. Dhe për ta bërë më të besueshme, vrokthi diku nga Bushati i Shkodrës na shfaqet qoftexhiu dhe birraxhiu i OSBE-së, “mostra” diplomat më i shëmtuar që ka pasur vendi ynë ndonjëherë. “Ligji është demokratik dhe garanton të gjitha kushtet integruese”, do të shprehej ai në landfillin bosh të plehrave i ndërtuar posaçërisht për plehrat toksike që do të vijnë. Të gjithë na mashtruan sy për sy dhe e kaluan atë ligj mes ovacionesh e duartrokitjesh se kishin mposhtur opozitën dhe dekretin e Presidentit Bamir Topi. Por ja se ku dolën.

Të gjithë mashtrues, me certifikatën e BE-së. Bashkimi Evropian, i vënë në dijeni për deklaratat e këtyre zyrtarëve të lartë dhe diplomatit, doli sot menjëherë në deklaratë sqaruese nëpërmjet komisionarit të posaçëm në Bruksel. “Nuk i kemi kërkuar qeverisë ligjin e importit të plehrave. Nuk është detyrim i vendosur nga ne dhe shpjegimet duhet t’i japë qeveria”, – tha ndër të tjera Brukseli për këtë situatë. Por Berisha sot ka ikur në Maqedoni, nuk mund të reagojë. Majlinda kushedi ku do të jetë fshehur. Volfarth foli për programin e padenjë të PS-së që kërkon të vijë në pushtet dhe i heq atij “pjatën me qofte” e bidonin e birrës. Mediut thuhet se i ka ikur zëri përsëri dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, kurse Topalli ka një çikë punë pashukiane dhe ashtë e xanun. Atëherë kush do të dalë t’i shpjegojë qytetarëve shqiptarë se cili do ta mbajë përgjegjësinë për mashtrimin e madh me plehrat…?! Kjo klasë politike që na drejton, është më e shëmtuara e të gjitha kohërave që ka njohur vendi. Më mafiozja dhe më dashakeqësja për të ardhmen e vetë shqiptarëve. Mund ta cilësojmë me plotë gojë si armiku më i madh i shëndetit dhe fëmijëve tanë. Tani të presim reagimin e opozitës shqiptare, nëse edhe këta nuk i ka zënë gjumi dhe bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Sot duhet të flasin për mashtrimin e madh të atyre njerëzve që përmendëm më sipër…

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit