Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Plehrat, Berisha Le te thote cfare te doje aleanca e “plehut”, nuk jam antiglobal

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Politike - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sali Berisha


Pak ditë pasi Presidenti i Republikës ktheu për rishqyrtim ligjin që i hapte rrugën importimit të plehrave, kreu i qeverinë ka reaguar për këtë çështje. Kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shpreh se problemi i ndotjes së mjedisit duhet trajtuar me emergjencë.

“Në këtë mbledhje më duhet të ndalem sërish në një pikë shumë të nxehtë për ndotjen e ambientit, me një situatë shumë emergjente që
Më tej Berisha edhe pse nuk foli drejtpërdrejtë për refuzimin e dekretimit të ligjit për “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe argumentin se ligji krijon mundësi për importin e mbetjeve që bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve. Nga ana tjetër Berisha la të kuptohej se jo si radhë përsëri mund të vendos të dërgojë të njëjtin ligj pa asnjë ndryshim tek Presidenti.ekziston në bregun e lumit Shkumbin. Ndaj ne duhet të ndalemi në këtë problem në mënyrë shumë të vendosur, sepse situata është emergjente”, tha ai duke shtuar se Shqipëria do të ndjekë rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm “green way”.

“Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do të merret në mënyrën më intensive, do të përcaktohen të gjitha rregullat për përgjegjësitë, sepse ligjet tona për mjedisin janë shumë të mira, janë ndër ligjet më të avancuara, të standardeve më të mira” tha Berisha duke shtuar se “Le të thotë çfarë të dojë aleanca e “plehut”, apo e antiglobalëve, por kjo qeveri ka pasur dhe do të ketë përparësi absolute mbrojtjen e mjedisit dhe i garantoj mjedisorët se unë jam njëri prej tyre, por jo antiglobal”.

 

*   *      *

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për menaxhimin e mbetjeve duke argumentuar se ligji shkel Kushtetutën. Në motivacionin për kthimin e ligjit Topi thekson se krijimi i mundësive për importin e mbetjeve bie ndesh me synimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pakësimin e ndikimeve negative të mbetjeve.

“Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për“minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, argumentoi Presidenti mbi kthimin e ligjit.

Ligji që i hapte rrugën importimit të mbetjeve u miratua në Kuvend, por me mos dekretimin e ligjit nga ana e Presidentit, kthen edhe njëherë në qendër të vëmendjes çështjen e shumë debatuar.

Ligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua në Kuvend  me 22 shtator me 69 vota pro dhe 55 kundër.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Presidenti i ri nga Kryesia e PD-se

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 56 here.
Berisha  Presidenti i ri nga Kryesia e PD-seSali Berisha / Foto arkiv Luis Tanushi Kryeministri Berisha i ka mbyllur derën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të zhvilluar bisedime për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se negociatat do të zhvillohen në parlament, duke lënë të nënkuptohet se në bisedime do të jetë kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Në mbledhjen e djeshme, kryesia e PD-së mandatoi dhe tre anëtarët...Lexo te gjithe artikullin »


» PS, Bushati Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» PS Raporti i DASH konfirmoi shqetesimet e ngritura nga opozita
» Berisha – KE-se Ne ato ndihma qe na jepni, percaktoni nje pjese te mire per bujqesine
» Presidenca e KiE-se, Haxhinasto Forcimi i dialogut, prioriteti yne
» PD nis sot negociatat per presidentin, takimi i pare me Ilir Meten
» Presidenti, PD nis sot negociatat
» Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit