Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Politike - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet për të diskutuar mbi kërkesën për referendum për shfuqizimin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, një ligj ky që është kontestuar jo vetëm nga partitë opozitare por dhe nga organizata shoqërore në vednin tonë.
Pak kohë më parë në KQZ është dorëzuar kërkesa e 16 nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum të përgjithshëm për shfuqizimin e një pjese të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve është i detyruar në bazë të nenit 127 të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 i ndryshuar, të pajis grupin nismëtar me fletën tip, për mbledhjen e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve, të cilët duhet të jenë zgjedhës në kohën e paraqitjes së kërkesës.