Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Plumb ne koke, RENEA vret te kerkuarin

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Kronike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Dashamir Biçaku /Lindita Kokaj

Operacioni i RENEA-s për të kapur një person të kërkuar nga policia ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e njeriut që do arrestohej. Alfred Seferi, 49 vjeç (i njohur edhe me emrin Elidon Prendi) është vrarë me tre plumba nga forcat RENEA. Pas ngjarjes, RENEA tha se personi i kërkuar ishte shfaqur me dy granata në dorë dhe se nëse nuk do të kishin ndërhyrë për ta qëlluar, mund të kishte ndodhur një kasaphanë.

Policia kishte mësuar në rrugë operative se personi në kërkim Alfred Seferi ndodhej në një banesë në fshatin Fushë-Kuqe të rrethit Kurbin. Sipas tyre kishte mbërritur pasi kishte kryer grabitje me armë të ndodhur në qytetin e Lezhës, para tri ditësh. Krerët e policisë lokale kanë hartuar planin për kapjen e tij, por të dhënat tregonin se bëhej fjalë për një person të dhunshëm, i cili mbante në banesë armë dhe municione të shumta. Duke njohur rrezikshmërinë e tij, si person që rrinte i armatosur me automatikë, armë e granata, policia lokale e Lezhës dhe e Laçit, ka bërë vetëm identifikimin e vendndodhjes së banesës së tij dhe ka kërkuar ndihmën e RENEA-s (Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur).

Disa orë më pas nga Tirana ka mbërritur një ekip i RENEA-s që ka marrë nën kontroll situatën. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se RENA ka rrethuar shtëpinë dhe më pas i ka bërë thirrje të kërkuarit që të dorëzohej. Ai ka dalë vetëm një herë në dritaren nga pjesa e përparme e shtëpisë dhe më pas është futur sërish brenda. Gjatë kësaj kohe policia ka qëndruar në rrethim pa lëvizur nga pozicionet. Në një moment i kërkuari ka dalë nga dritarja e pasme e shtëpisë së tij dhe kur ka parë se nuk kishte mundësi shpëtimi ka nxjerrë dy granata. Duke mbajtur në dorë bombat ai ka kërkuar që ti hapej rruga ose do ti hiqte siguresën dhe do i hidhte.

Në këtë moment efektivët e RENEA-s kanë qëlluar tre herë në drejtim të Alfred Seferit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një nga plumbat e ka zënë në kokë të kërkuarin, ndërsa dy të tjera në trup. Efektivët e policisë thanë se ishin të detyruar të qëllonin pasi nëse i kërkuari hiqte siguresën e granatave, atëherë ata do të ishin në rrezik të madh. Kjo pasi distanca mes tyre dhe Seferit ishte shumë e vogël e për pasojë shpërthimi i granatës do kishte rrezikuar shumë jetë.

Gjatë kontrollit të kryer në banesë, policia i gjeti Prendit edhe tri granata të tjera, një automatik “Kallashnikov”, si dhe shumë fishekë, maska dhe sende të tjera të ndaluara. Prendi është dënuar disa here për vjedhje dhe grabitje me, ndërsa kërkohej për disa vepra te tjera penale. Policia tha se ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar si bashkëpunëtore te Prendit të cilët janë, Marjan Kola, Mentor Vukaj si dhe Alfred Marku. Sipas burimeve të Policisë, Prendi dhe tre miqtë e tij, mësohet se kishin më tepër se një muaj që fshiheshin në banesën ku ndodhi ngjarja dhe ndërsa herë pas here kryenin grabitje e bastisje në Laç, Lezhë, apo qytete të tjera përreth. Ndërkohë prokuroria e Laçit ka nisur hetimet për të verifikuar ngjarjen dhe për të parë nëse RENEA kishte të drejtë apo jo në vrasjen e të kërkuarit.

 

 

Prendi ishte përplasur edhe më parë me policinë

Përplasja e djeshme e Prendit me Policinë nuk qe e para për të, pasi edhe një herë tjetër më parë, në vitin 2001, ai kishte tentuar të qëllonte mbi efektivët e policisë së Kurbinit, që kishin tentuar ta arrestonin për krimin e grabitjes. Vrasja e tij, u bë e ditur zyrtarisht nga burime të Drejtorisë së Policisë së Lezhës të cilët thanë se Prendi, ishte identifikuar nga ana e tyre, si autor i një serie grabitjesh të ndodhura në territorin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, ndërsa në këto raste ai kishte mundur t’iu ikte punonjësve të policisë të cilët kishin dokumentuar si person përgjegjës për disa vjedhje.

 

Të arrestuar

Marjan Kola

Mentor Vukaj

Alfred Marku

 

I vrarë

Alfred Seferi (Elidon Prendi)

 

 

3 granata dore sekuestroi policia e Kurbinit, në banesën e Elidon Prendit, pas vrasjes së tij nga RENEA, ndërsa policia lokale kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të kontrollit të banesës. Pas kësaj policia kreu edhe arrestimin e tre personave që ndodheshin në banesë me Prendin

 

1 muaj mendohet se kishte Elidon Prendi (Alfred Seferi), që fshihej në shtëpinë në të cilën u qëllua dje nga forcat speciale të RENEA-s, ndërsa i kërcënoi ata me granata. Në momentin që vrasjes ai kishte në dorë dy granata dhe kërcënonte se do i hiqte siguresën në rast se nuk e linin të ikte

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit