Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Policia Emiljano Shullazi ka blere makinen e Kuvendit

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

TIRANË- Policia e Tiranës ka pranuar gabimin në lidhje me targën e makinës në të cilën u arrestua Emiljano Shullazi. Edhe pse ajo makinë ishte në pronësi të Shullazit, në regjistra figuron ende si makinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo i jepte Emiljano Shullazit mundësinë që të lëvizte i privilegjuar në kryeqytet. Por skandali thellohet edhe nga fakti që makina është shitur nga Kuvendi muaj më parë dhe deri tek Shullazi ajo ka ndryshuar edhe dy pronarë të tjerë, por sërish në regjistra ka mbetur si makinë zyrtare.

“Autovetura e markës “Mercedez- Benz” me targa “TR 27 03 L” e bllokuar gjatë operacionit për arrestimin e Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit i është shitur nga Kuvendi i Shqipërisë, shtetasit Besnik Dogushit. Ai e ka lënë automjetin në një servis në Laprakë për ta shitur dhe atë e ka blerë shtetasi Emiljano Shullazi. Automjeti me targë TR.2703 L, nuk është në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi, e ka blerë këtë autoveturë në një ankad nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit”,- thanë burimet zyrtare të policisë së Tiranës.

Por kjo deklaratë e policisë bie ndesh me dokumentet e publikuara në faqen e Kuvendit (linku i shkurtuar ëë.parlament.al/…/final_klasifikimi3final2_850…), ku sqarohet se makina me targa “TR 27 03 L” i është shituar shtetasit me iniciale J.D disa muaj më parë. Dokumenti në fjalë sqaron se kujt i janë shitur makinat që dolën tepër pas ndryshimit të ligjit.

Pavarësisht faktit të mësipërm, policia nuk sqaroi nëse leja e qarkullimit ishte në emër të Kuvendit të Shqipërisë, apo ishte në emër të personave që e kishin blerë rishtazi automjetin në ankand me 19 shtator 2011, apo pas rishitjes së tij nga Dogushi tek Shullazi. Policia tha në deklaratën e saj, se që nga koha e blerjes së automjetit nuk ishin kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësisë, çka do të thotë se edhe sot mjeti vazhdon të jetë me një leje qarkullimi të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa policia këtë automjet nuk e ka ndaluar për ta kontrolluar ndonjëherë, pavarësisht se Kuvendi i Shqipërisë, e madje edhe vetë policia thonë se automjeti është shitur nga Kuvendi tek persona të tretë. “Për të sqaruar rrethanat e hetimit dhe të pronësisë së automjetit ishte thirrur pikërisht shtetasi Besnik Dogushi. Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, shtetasi Besnik Dogushi thekson se, automjetin me targë TR.2703 L, e ka lënë për t’a shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë servis, shtetasi Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi”,- thanë burimet e policisë.

 

Shullazi u kap me armë dhe maskë

Emiljano Shullazi, 33 vjeç dhe Gilmando Dani, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, u arrestuan nga policia e komisariatit nr.2 në kryeqytet të hënën në mbrëmje rreth orës 19:00. Ata u kapën pasi iu gjetën me vete një armë pistoletë “Glock”, me 16 fishekë e kalibrit 9 mm, një maskë, afërsisht 10 telefona celularë, një tabelë ndalim qarkullimi. Pas ndalimit të tyre zyrtarë të Policisë thanë se ata kryen ndalimin pasi kishin informacione se dy personat po përgatiteshin për të kryer një krim të rëndë, por pa specifikuar konkretisht se çfarë. Më parë, policia kishte arrestuar dy herë më parë Shullazin gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale të këtij viti. Të dy personat e arrestuar nga policia një ditë pas ndalimit të tyre u përcollën për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’u mbajtur nën masa të rrepta sigurie.

 

Kuvendi: Makina nuk është më pronë e jona

Kuvendi i Shqipërisë reagoi dje pas deklaratës së policisë se makina në të cilën është arrestuar tri net më parë Emiljano Shullazi ishte në pronësi të Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu u shpreh se institucioni e ka dorëzuar automjetin te Rezervat Materiale të Shtetit në Durrës dhe se nuk ka lidhje se çfarë është bërë më pas.

Në një komunikatë për shtyp policia e Tiranës tha se Makina e tipit Benz 240, me targa “TR 2703L” është e regjistruar në emër të Kuvendit të Shqipërisë. “Sqarojmë se kjo nuk është e vërtetë. Nga muaj qershor 2011 makina e lartpërmendur është dorëzuar në Rezervat e Shtetit, veprim i kryer në përputhje me ligjin dhe që tregohet qartë nga proces-verbali i dorëzimit dhe fletë-hyrja e mjetit në rezervat e shtetit”, deklaroi Marlind Myftiu. I pyetur nga “Shekulli” se përse leja e qarkullit të makinës është ende në emër të Kuvendit, duke e favorizuar pronarin e saj në jo pak raste nga kontrollet e policisë, ai nuk mohoi se leja e qarkullit të kenë emrin e Kuvendit. Sipas tij, që pas dorëzimit të makinës në Rezervat e Shtetit, Kuvendi nuk ka më lidhje me këtë automjet. “Leja e qarkullit ka qenë në emër të Kuvendit sepse ka qenë në pronësi të Kuvendit dikur. Kjo makinë që në qershor të 2011 ka kaluar te Drejtoria e Rezervave, siç parashikon vendimi i qeverisë për makinat që kanë mbetur pa shitur nga tenderi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit