Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Policia mbyll 2011-n pa analize ?!

Publikuar me : 26.12.2011 Ne : Kuriozitete - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Taulant Balla

 

Skandal i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit mbyll vitin 2011 pa një analizë të përgjithshme të nivelit të krimit në vend. Në 20 vitet e fundit, në çdo fund dhjetori, zhvillohet Analiza Vjetore e Policisë së Shtetit për të raportuar nivelin e kriminalitetit në shkallë vendi, shkallën e zbulueshmerisë së veprave kriminale dhe numrin e procedimeve penale për elementet kriminale. Viti 2011 është i vetmi vit pas 20 vjetësh, që Policia e Shtetit nuk e zhvillon Analizen Vjetore në fund të vitit. Janë zhvilluar pothuajse te gjitha analizat në nivel drejtorish, por në nivel kombëtar Policia e Shtetit duket se ka vendosur të heshtë.

Po përse Policia e Shtetit nuk zhvillon Analizën Vjetore të punës së saj?

Në fakt është Kryeministri Sali Berisha, i cili ka urdhëruar moszhvillimin e kesaj analize. Sali Berisha ka urdhëruar gjithashtu bllokimin e raportimit ne Kuvendin e Shqipërise të Prokurores së Pergjithshme per nivelin e kriminalitetit në vend. Prej dy vitesh tashme zonja Ina Rama nuk lejohet të raportojë në Kuvend nivelin e kriminalitetit, megjithese ky raport është një detyrim kushtetues.

Pra, Kryeministri ka vendosur të mbahen të fshehta të dhënat mbi situatën e krimit në Shqipëri. Arsyeja? Shqipëria regjistroi edhe kete vit një bilanc tragjik vrasjesh.

Numri i ka kaluar 150 vrasje për këtë vit.

Ky eshte viti i tretë qe shenon rritje të krimeve të rënda.

Pyetja që lind para këtij fakti degradimi dhe shkatërrimi të sigurisë publike, është e thjeshtë.

A jemi përballë një shthurjeje të policisë së shtetit?

Po. Për fat të keq në Shqipërinë e nëndrejtorëve të policisë që akuzohen nga vetë ministrat e qeverisë dhe nga ambasadat e huaja për kontrabandë, policia e shtetit është shthurur plotësisht.

Ministri i Brendshëm, në raportimet e tij në komisionin e sigurisë dhe ne komisionin e integrimit, por edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, raportojnë si sukses të vetëm përqindjen e zbulueshmërisë së krimit me vrasje personi, që pretendohet në masën 84 perqind.

Por ajo që fshihet me qëllim në statistikat tuaja është gjithmonë fakti se në 16 perqind-in e pazbuluar janë vrasjet më të rënda.

Nuk mund të përdoren si arritje apo nivel i lartë zbulueshmërie krimet brenda familjes, ku autori në shumicën e rasteve vetëdorëzohet.

Zbulueshmëria e vrasjeve në vend është zero, sepse zero është niveli i zbulimit të vrasjeve mafioze në qendër të qyteteve kryesore në vend.

Në muajt dhe ditët e fundit në Shqipëri kanë ndodhur ekzekutime që shokojnë opinionin publik dhe asnjëherë policia nuk arrin të gjejë autorët e këtyre krimeve, që qëllojnë viktimat fare hapur, nga shumë afër dhe në mes të ditës dhe që largohen të qetë nga vend-ngjarjet.

Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit vrapojnë të nxjerrin zëdhënësat në çdo drejtori policie për çdo arrestim të ndonjë hajduti xhepash apo të një shitësi marijuane që ka me qindra vetëm në Tiranë dhe thjeshtësisht të identifikueshëm. Praktikë e domosdoshme.

Problemi është se arrestimi i një hajduti xhepash nga kjo polici, tashmë e shthurur, trumpetohet si arrestimi i vitit.

Si ka mundësi që zëdhënësat e policisë së shtetit nuk japin asnjë informacion në rastet e vrasjeve, autori i të cilave nuk gjendet kurrë. Ndërsa mediat me të drejtë e raportojnë si vrasjen mafioze të radhës.

Kur thashë më lart se numri i vrasjeve është mbi një 150, ju referova të dhënave ditore të policisë së shtetit.

Por duhet ta dini, ta dinë të gjithë shqiptarët, se Shqipëria është i vetmi vend në botë, ku shteti gënjen hapur edhe me të vrarët.

Me qëllim uljen e numrit të viktimave të vrasjeve me armë vrasjet e dyfishta, të trefishta, apo të katërfishta këta i numërojnë vetëm për një.

Sepse për këtë qeveri viktimat janë kthyer vetëm në problem statistikor.

Po ju sjell në vëmendje vetëm një rast. Sipas të dhënave statistikore të policisë së shtetit dhe të ministrisë së brendshme, në Shqipëri më datë 21 janar 2011, është regjistruar një vrasje.

Zoti ministër i brendshëm, Kryeministri yt më 21 janar 2011 nuk ka kryer një vrasje, por katër vrasje, të katër shqiptarëve të pafajshëm.

Kjo qeveri nuk ka asnjë strategji për parandalimin e krimit.

Siguria dhe rendi sulmohen pothuajse çdo ditë në këtë vend, dhe Qeveria deklaron se ka çdo gjë në kontroll.

Në fakt një gjë është e sigurt, në Shqipëri krimi ka nën kontroll policinë e shtetit, dhe jo policia krimin.

Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s ku ambasadat e huaja njoftojnë qytetarët e tyre për zona me rrezikshmëri të lartë, në të cilat shtetasit e tyre nuk duhet të afrohen.

Qeveria nuk heziton të deklarojë se Shqipëria nuk është vend trafiku i lëndëve narkotike.

Të parët që ju kundërshtojnë janë raportet ndërkombëtare të agjencive të specializuara.

E po nëse besoni se në të vërtetë në Shqipëri nuk qarkullon drogë. Atëherë kjo konfirmon shqetësimin se Policia e Shtetit ka të dhëna vetëm për statistikë.

Sepse numri i të droguarve në Shqipëri mbetet shumë i lartë. Policia e Shtetit duhet te rakordoje shifrat të paktën sa për sy e faqe edhe me shërbimin shëndetësor.

Ose te gjeje origjinën e drogës që përdorin të rinjtë.

Vetëm në statistikat e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë sonë të Brendshme ndodh që gjoja kane shkatërruar qindra grupe kriminale të narkotikut, por në fakt në Shqipëri droga shitet sheshit dhe ka qindra e qindra përdorues droge.

Ose të paktën te pranojne dështimin dhe qe që kanabisi vazhdon te lulëzojë në Lazarat, në male, kodra e fusha, sepse nga qielli nuk bie.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit