Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Policia Shullazi u arrestua ne makinen e Kuvendit

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Kronike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dashamir Biçaku

TIRANE- Autovetura me të cilën lëvizin dy net më parë Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani rezulton të jetë në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur për “Shekullin”, nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilat thanë se automjeti i sekuestruar nga policia gjatë operacionit të arrestimit të dy personave të mësipërm kishte një leje qarkullimi e cila ishte e regjistruar në emër të institucionit më të rëndësishëm në vend.

Në automjetin e markës “Mercedez- Benz”, me ngjyrë të zezë me targa “TR 2703 L”, u gjetën dhe bllokuan një armë pistoletë “Glock” me 16 fishekë pistolete të kalibrit 9 mm, një maskë, një sasi prej dhjetë telefonash celularë të markave të ndryshme etj.

Ende nuk dihet se cili zyrtar i Kuvendit, ka përdorur autoveturën që mbanin dy të arrestuarit gjatë ditës së martë. Blutë, pohuan se automjeti ishte i markës “Mercedez- Benz”, me ngjyrë të zezë dhe se lëvizte me lejen e qarkullimit të Kuvendit të Shqipërisë me targa “TR 2703 L”. Por një verifikim i mëtejshëm i kryer nga “Shekulli” tregon se makina është shitur disa muaj më parë në ankand publik nga Kuvendi. Sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, makina i është shitur shtetasit Joti Doka. Ende nuk është sqaruar përse policia e Tiranës vazhdon të shënojë në regjistrat e saj makinën sikur është ende në pronësi të Kuvendit.

Në lidhje me arrestimin, burimet e policisë pohuan se mund të bëhej fjalë për përgatitjen e një vrasjeje të mundshme. Në makinë ishte edhe një person i tretë, cili ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes me një armë në dorë.

Sipas burimeve të policisë, personi ka mundur të fshihet dhe më pas të largohet në rrugicat e pallateve në rrugën “Stavri Themeli”. Burimet e policisë thanë se ata kanë mundur të identifikojnë personin që ka mundur të largohet dhe ai është shpallur në kërkim. Hetuesit nuk thanë emrin e personit të mësipërm të shpallur në kërkim, por se ata thanë se ai njihet prej tyre shumë mirë. Menjëherë pas ndalimit të të dyshuarve, policia kreu disa kontrolle banesash, në atë të Danit dhe në atë të Emilajno Shullazit. Policia nuk tha nëse kishte bllokuar apo jo prova dhe objekte të ndaluara gjatë kontrolleve të realizuara, por tha se ato kishin qenë të vlefshme. Në njoftimin e saj zyrtar, policia tha se Emiljano Shullazi, 33 vjeç, banues në Tiranë, ka qenë i dënuar disa herë për pengmarrje e tentativë vrasje, ndërsa Gilmando Dani, 32 vjeç, po nga Tirana, ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

 

Kush është Emiljano Shullazi

Më 7 maj të këtij viti Emiljano Shullazi u ndalua së bashku me 11 persona të tjerë në Farkë. Gjatë ndalimit, të gjithë këta persona ishin të armatosur ndërkohë që sipas dyshimeve të policisë, qëllimi i tyre ishte për të bërë presion mbi votuesit socialistë. Të 11 personat udhëtonin me makina mes tyre një prej të cilave e blinduar. Gjatë operacionit atyre iu sekuestruan 3 pistoleta, 3 radio-marrëse, 2 thika, një sasi lëndësh narkotike, 2 automjete tip BENZ dhe BMË, etj.

Shullazi ishte në drejtimin e Benzit me targa “TR 4018 J” dhe kishte veshur një jelek antiplumb. Ai ishte arrestuar edhe disa ditë më parë pasi kishte prishur një miting elektoral të PS. Po ashtu, Shullazi kishte bërë disa kërcënime të tjera. Shullazi jeton në një pallat me Erjon Kokën, kandidatin e PS për minibashkinë numër 7, të cilit iu vu tritol tek banesa në nisje të fushatës.

Ndër vite Emiljano Shullazi është cilësuar si një nga kontigjientët kryesorë të krimit në kryeqytet dhe ka hyrë e ka dalë nga qelitë e burgut disa herë. Por në asnjë rast ai nuk ka kryer kohë të gjatë në burg. Shullazi është përfolur edhe për një miqësi me Dritan Dajtin, apo me personazhe të tjera të krimit në kryeqytet.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit