Publikuar me : 29.07.2011 Ne :
Rajoni - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Aksidenti i avionit presidencial
Polonia fajëson Rusinë si fajtore për aksidentit ajror të ndodhur në prillin e vitit 2010, ku humbi jetën ish-Presidenti Leç Kazinksi. Faji kryesore thuhet se është e pilotit por kontrolli ajror dhe ndriçimi i dobët në Smolensk ishin pjesë e shkaqeve të aksidentit tragjik.
Ky aksident ku mbeten të vdekur 96 perosna ka shkaktuar tension mes dy vendeve. Një raport i publikuar nga Rusia në janar fajësoi Poloninë për aksidentit. Polonia pranoi disa nga përfundimet por tha se raporti ishte “jo i plotë”.
Në bordin e avionit TU-154 Tupolev gjendeshin zyrtarët më të lartë të ushtrisë dhe elitës politike. Avioni u pwrplas teksa piloti përpiqej të kryente uljen me një mot me mjegull. Ata po udhëtoni për në Rusi për të marrë pjesë në memorialin në nder të 22 000 polakëve të vrarë në vitin 1940 nga policia sekrete e Bashkimit Sovjetik.
Polonia, ish-pjesë e Bashkimit Sovjetik edhe pas katër dekadash ka marrëdhënie të tensionura me Rusinë. Risia bllokoi importimin e zarzavateve nga Polonia pasi kjo e fundit pranoi që SHBA të ndërtonte në terrritorin e saj një sistem mbrojtje anti-raketë.