Pothuajse nje shekull me pare, nje lufte qe ndryshoi historine e Europes, nisi ne Sarajeve. Gati 20 vjet me pare, ky qytet ishte qender e nje konflikti tjeter te dhunshem, qe mori fund vetem me Marreveshjen e Dejtonit, ne vitin 1995.
Dhjete vjet me pare, me kujtimin ende te fresket rreth lufterave ne Jugosllavi, Bashkimi Europian afirmoi rolin vendimtar te institucioneve shumepaleshe euroatlantike ne sigurine dhe stabilitetin e Ballkanit.
Sot, Sarajeva eshte ne paqe, nje simbol i rilindjes dhe pajtimit, qe perfaqeson te gjitha mundesite dhe sfidat e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.
Te merkuren, presidenca spanjolle e Bashkimit Europian do te mbaje nje takim ministror ne Sarajeve, ku do te marrin pjese lidere te larte nga vendet anetare te BE-se, nga Ballkani Perendimor, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Turqia, per te rikonfirmuar angazhimin e perbashket per sigurine e Ballkanit, ne integrimin e tij ne institucionet evropiane dhe euroatlantike.
Integrimi i Ballkanit Perendimor mbetet nje nga sfidat e fundit per ndertimin e nje Europe demokratike dhe te bashkuar.
Ne Sarajeve, ministrat e Bashkimit Europian do te theksojne angazhimin e tyre per te vendosur Ballkanin ne Europe. Ministrat nga rajoni do te rikonfirmojne angazhimin e tyre per ti zbatuar reformat e nevojshme, per ti permbushur aspiratat e popullit te tyre dhe per ti vendosur vendet e tyre ne rrugen e komunitetit euroatlantik.
Sic eshte pare ne dy dekadat e fundit, perspektiva e integrimit ne BE dhe ne NATO eshte nje drejtuese e fuqishme e reformave, e prosperitetit ekonomik dhe e sundimit te ligjit. Kjo do te thote nje vend ne tryezen e vendimeve europiane, levizje e lire e mallrave dhe e njerezve, si dhe garanci per siguri.
Njerezit e rajonit duan dhe meritojne transparence e llogaridhenie te qeverive te tyre. Kjo eshte nje mundesi per ti rritur femijet ne paqe dhe siguri. Ritmi i ndryshimeve globale eshte i tille qe askush prej nesh nuk mund ti perballoje qendrimet ne vendnumero. Zotimet e te dyja paleve duhet te jene reale, e jo retorike.
Arsyeja per kete rruge te re eshte e qarte te zevendesohet dinamika e vjeter e shperberjes me dinamiken e re te integrimit evropian. Traktati i Lisbones shpreh ambiciet e BE-se per tu bere nje aktor me efektiv global dhe Ballkani paraqet nje prove te rendesishme per suksesin e kesaj ambicieje.
Kreret e Ballkanit do ta kene mbeshtetjen e plote, derisa ata ballafaqohen me sfidat e reformave. Ne perputhje me kriteret politike dhe ekonomike te Kopenhages, ata duhet te angazhohen per pajtimin ne mes te komuniteteve etnike dhe fetare, si dhe te grupeve politike, per te ndertuar nje konsensus te ri kombetar.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara nuk kane kursyer asnje perpjekje gjate ketyre muajve, per te trajtuar shume fronte ne procesin e stabilizimit dhe te europianizimit te Ballkanit. Administrata Obama eshte e perkushtuar qe te mbetet e angazhuar ne rajon, nepermjet permbushjes se vizionit te perbashket.
Pak me shume se nje vit me pare, Xho Bajden, nenpresident i Shteteve te Bashkuara, dhe Havier Solana, ish-perfaqesues i larte i Bashkimit Europian, vizituan Sarajeven, me nje mesazh shprese dyert e institucioneve euro-atlantike mbeten te hapura per te gjitha vendet e Ballkanit, posa ti permbushin kushtet per pranim.
Marreveshja me rajonin, per te cilen Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara do te riperkushtohen ne Sarajeve te merkuren, mbetet e prere ne jemi te gatshem per ti ndihmuar qytetaret dhe kreret e rajonit ne ndertimin e nje te ardhmeje me te mire se bashku.
Sekretare amerikane e Shtetit. Bashkautore jane, Kethrin Eshton, shefe e politikes se jashtme e Bashkimit Europian, dhe Miguel Angel Moratinos, minister i Puneve te Jashtme i Spanjes. Artikulli eshte botuar ne gazeten Guardian