|
Por, nje vlere e kane…
Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Vargje nga Arben Duka
Mos qenë të pabesët,
me njëqind flamurë,
njeriun besnik,
s’do ta njihnim kurrë!
Mos qenë Uriahipat,
sa bota të hershëm,
s’kishim si ta njihnim,
njeriun e ndershëm!
Mos qe diktatura,
vrasja – babëzia,
s’do ta dinim kurrë,
ç’është demokracia!
Mos qenë ca të TV-ra,
që shteti na ngopi,
kurrë s’do ta dinim,
Sesa vlente “Topi”!
Mos qenë ca gazeta,
ku veç zgjyrë gjen,
s’do ta dinit kurrë,
“Shekulli “ sa vlen!
Po mos ishin plehrat,
që sjell derdimeni,
s’do ta dinim kurrë,
sa vlen oksigjeni!
Po mos qe siç është,
këtu qeveria,
s’do mësonim kurrë,
ç’është poshtërsia!
Krahasime ka,
pa anë e pa fund,
gjen nga këta mostra,
n’qytet e katund!
Legena – zuzarë,
zuska – zabrahanë,
shumicën e gjeni,
brenda në Tiranë!
Por gjithë sa përmendëm,
një vlerë veç e kanë,
si pikë referimi,
për njeriun janë!
Një pikë referimi,
Si Jugu-Veriu,
Kurrë si ata,
Mos u bëftë njeriu!
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|