Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Porto Palermo, humb ne det nje 70-vjecar

Publikuar me : 17.10.2011 Ne : Kronike - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Porto Palermo Himarë


Nuk dihet ende fati i një 70-vjeçari nga Vlora, i cili ka dalë në bregdet mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rezervatet e peshkut në zonën e Porto Palermos në Himarë. 70-vjecari, Sokrat Duka i cili ishte dhe pronari i rezervateve të peshkut në gjirin e Porto Palermos, ka qenë duke u hedhur ushqim peshqve.

Moti i keq dhe deti i trazuar duket se ka ndikuar rënien e tij në det. Sipas policisë së Himarës, që është njoftuar menjëherë nga familjarët, ka shkuar në vendngjarje, duke njoftuar njëkohësisht dhe policinë kufitare e cila ndodhet në Dhërmi. Por deti, sipas disa peshkatarëve nuk ka qenë asnjëherë me të tillë forcë në këtë zonë dhe kjo po bën të pamundura kërkimet.

Sipas disa efektivëve që po merren me kërkimet, familjarët e 70-vjeçarit kanë shpjeguar se i moshuari shpesh herë shkon për tu hedhur ushqim peshqve në rezervatet në gjirin e Porto Palermos dhe gjithmonë sigurohet duke u lidhur me litar për arsye se ka ndodhur që të ketë patur edhe rënie në det. Edhe dje po të njëjtën gjë ka bërë pasi është lidhur me litar në mes po ushqente peshqit. Por sipas shenjave litari që ai lidhej duket se është këputur ose zgjidhur dhe 70-vjeçari ka rënë në det.

Dallgët, ende vështirësojnë gjetjen e tij. Dhe ditën e sotme në gjirin e Porto Palermos kanë patrulluar mjetet e policisë kufitare për gjetjen e moshatarit, por asnjë shenjë. Në mesditë në ndihmë të policisë së Vlorës ka ardhur dhe një helikopter i cili po vëzhgon nga ajri për gjetjen e trupit. Por deri në orët e pasdites nuk ka patur asnjë gjurmë dhe errësira i bën edhe më të vështira këto kërkime.

Anila Peçi

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimor

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 28 here.
Gjirokaster, zbulohet fabrike bombolash false, pronari nje tatimorBombola gazi / Foto arkiv Një operacion i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Bombola”, ka sekuestruar disa makineri që prodhonin bombola gazi të falsifikuara, një biznes që drejtohej nga Marko Shugro, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave Gjirokastër. Policia ka sekuestruar 7 makineri që prodhonin dhe mbushnin bombola gazi të falsifikuara, 9072 bombola gazi, katër baleta me ambalazh për paketim të bombolave, një automjet tip furgon, si dhe një automjet...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, shperthim eksplozivi
» Dy shqiptare hyjne ilegalisht ne SHBA me ane te nje barke
» Arrestohet shqiptari, ishte me i kerkuari nga FBI
» Vidhet kisha ne Voskopoje
» Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni
» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit