Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Portret i Robert Schumann-it

Publikuar me : 09.06.2010 Ne : Sociale - 174 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

GJENI DHE MARREZI

Robert Schuman nje nga kompozitoret me te medhenj te romanticizmit gjerman, lindi 200 vjet me pare, me 8 qershor 1810.


Ai ka lene pas nje veper te gjere, nga pjeset e vogla per piano deri ne sinfonite e medha Robert Schumann-i u mendua gjate qe te behej muzikant apo poet. Qe femije ai shkroi shume dhe mbajti nje ditar.


Nga i ati ai trashegoi dashurine per letersine. August Schumann-i e karakterizonte veten si home de lettre, ai shkroi romane, gezonte nje emer te vleresuar lart si perkthyes dhezoteronte nje biblioteke te pasur. Nena e Robertit konsiderohej se kishte prirje te forta muzikore.


Ne moshen shtatevjecare, Roberti mori oren e pare te mesimit per piano, shkroi kompozime te shkurtra, por edhe hartime, poezi dhe fragmente romanesh. Ne ate mase qe ishte rrenjesor shkollimi baze i Schumann-it - ai mesoi latinisht, greqisht, frengjisht dhe konsiderohej si talent i vecante per gjuhet - ne ate mase mbeti amatoresk shkollimi i tij muzikor. Shpejt ai arriti te luaje piano me mire se mesuesi i tij dhe prandaj e vazhdoi si autodidact mesimin e pianos.


Per sa i perket zgjedhjes se profesionit ai kerkonte nje pune me taban, me te cilen ta kishte te ardhmen e siguruar. Babai i Schumann- it pati vdekur heret, e ema dhe kujdestari i caktuar per te vendosen qe ai te behej jurist.


Schumann-i u largua nga qyteti i tij I lindjes Cvikau (Zwickau) dhe filloi studimet ne Lajpcig (Leipzig). Por jeta ne kete qytet kishte nje efekt krejt tjeter nga ai i synuari. Qyteti i panairit dhe i librave, me shtepite botuese me emer Brockhaus, Reclam dhe Breitkopf e mrekullonte Schumann-in e ri gjithnje e me shume.


Ai vizitonte rregullisht koncertet ne sallen e koncerteve te qytetit dhe se fundi - ne vend te mesimeve te fakultetit juridik nisi te marre serish mesime per piano tek Friedrich Wieck, vjehrri i tij i mevonshem. Vec kesaj, tani ai u perqendrua ne mesimin e teknikave te reja te kompozimit dhe themeloi se bashku me Friedrich Wieck-un Revisten e re per muziken, e cila ekziston edhe sot.


Qe Roberti dhe e bija e Wieck-ut, Clara u miqesuan ne kete kohe me njeri-tjetrin, kjo I pelqeu me pak babait ambicioz. Ai u perpoq me te gjitha mjetet qe ta pengonte kete lidhje. Me rezultatin, qe te dyve iu desh ta fitonin me 1840 me vendim gjyqi lejen per tu martuar. Kater vjet cifti jetoi ne Lajpcig.


Martesa me Claren i dha krahe Robertit. Shpejt ai shkroi cikle me kenge, pjese per kuartete harqesh, vepra per piano dhe sinfonite e para, koncertin per piano ne a-moll, oratoriumin Parajsa dhe zana, ciklet Dashuri poeti dhe Qarku i kengeve, Skenat per femije dhe albumin per rinine.


Robert Schumannin e emeruan doktor nderi te universitetit te Jenes, me ne fund ai kishte arritur te triumfonte si kompozitor. Çifti Schumann mbante ne Lajpcig kontakt te ngushte me Felix Mendelssohn Bartholdy-n, te cilin Schumanni e emeroi mesues ne Konservatorin e Lajpcigut. Por pjeset e vete Schumann-it ne kete periudhe nuk kishin me edhe kaq sukses - Ludwig van Beethoveni, Felix Mendelssohn Bartholdy dhe Frederic Chopin-i pershtateshin me mire me frymen e kohes.


Edhe Clara e luante ne koncertet e saj muziken e tij e shumta si pjese per biz (ne fund te koncerteve). Kjo ishte nje ulje dinjiteti per Robert Schumann- in, e cila perkeqesohej edhe me tej nga fakti qe ne udhetimet koncertale ate e perceptonin vetem si bashkeshort te pianists se njohur ne te gjithe Evropen. Si nje rreze drite u duk ketu thirrja per te shkuar ne Dyseldorf (Düsseldorf), si Drejtor Muzikor i Qytetit. Simfonia e 3-te e Schumann-it, Renania.


Entuziazmi fillestar i Schumann-it perRajonin e Rinit u shua shpejt. Posti i Drejtorit te Muzikes nuk ishte i pershtatshem per Schumannin. Dyseldorfasit paten kerkuar nje dirigjent dhe moren nje kompozitor. Dhe ai e kishte te veshtire ta bindte per mendimin e tij orkestren.


Dirigjenti driteshkurter e humbi me plote kuptimin e fjales kontrollin mbi orkestren, udhezimet e tij te shqiptuara shpesh ne dialektin e forte te Saksonise, orkestra nuk mund ose nuk donte ti kuptonte.


Kesaj iu shtua edhe nje lloj arrogance e Clara-s ndaj dyseldorfasve. Me gjithe aktivitetet koncertale Schumann-et mbeten persona te pa integruar. Shenjat e depresioneve dhe te manive te Robert Schummann-i tani u bene gjithnje e me te shpeshta.


Shpesh ai rrinte gjithe naten zgjuar dhe ankohej se ne koke i bucisnin pjese te tera orkestrale. Megjithate, ne kater vjetet e tij ne Dyseldorf ai shkroi nje te treten e gjithe vepres se tij midis te tjerash, Koncertin sot te famshem ne bote per Violoncel, Koncertin per Violine, Meshen op.47 dhe Rekuiem-in.


Pas kesaj edhe nje rreze tjeter drite. Johannes Brahms-i i viziton Schumann-et ne Dyseldorf. Roberti entuziazmohet nga pianisti dhe kompozitori i ri dhe i shtron atij rrugen per karrieren muzikore. Por Schumanni kalon gjithnje e me teper ne nje gjendje problemesh mendore. Me 27 shkurt 1854, ne nje moment kur nuk e pa njeri, ai doli nga shtepia.


Eshte e Hena e Karnavaleve, gjithe Rajoni i Rinit festoon karnavalet. Askujt nuk i bie ne sy burri, i cili ecen drejt Rinit, ngjitet mbi kangjella dhe hidhet ne lume. Schumann-in e shpetojne, por dy vitet e mepasme te fundit te jetes ai I kalon ne nje spital ne Bonn. Tani, me rastin e 200-vjetorit, jane organizuar shume aktivitete perkujtimore per jeten e tij.


Ne qytetin e tij te lindjes ne Cvikau nje seri koncertale dhe nje konkurs per piano kujtojne vepren e Schumann-it, ne Dresden, ne Lajpcig dhe ne Dyseldorf, ne qytetet ku Schumann-i jetoi, nje numer I madh koncertesh dhe disa ekspozita kujtojne krijimtarine e tij.


Me gjithe aktivitetet koncertale Schumann-et mbeten persona te pa
integruar. Shenjat e depresioneve dhe te manive te Robert Schummann-i tani u bene gjithnje e me te shpeshta. Shpesh ai rrinte gjithe naten zgjuar dhe ankohej se ne koke i bucisnin pjese te tera orkestrale..


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Fizikanti kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit

Publikuar me : 25.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 61 here.
Fizikanti kosovar  Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetitShukri Klinaku / Foto "Koha Ditore" Një fizikant kosovar pretendon se ka gjetur disa pasaktësi në teoritë e babait të fizikës, Ajnjshtajn. Madje, Shukri Klinaku, profesor i fizikës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, i ka mbledhur të gjitha “gabimet” e Ajnshtajnit në një libër, të cilin e ka promovuar ditën e djeshme në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Në librin e tij “Lëvizja relative, shpjegimi i drejtë dhe gabimet...Lexo te gjithe artikullin »


» Fizikani kosovar Ajnshtajni ka gabuar ne teorine e relativitetit
» Aurora Molla, vajza qe e parandjeu tragjedine Tani o bote me uro gjume te embel
» Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten
» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit